Prokuroria e Tiranës ka pranuar kërkesën e policisë për të rihapur hetimin për vrasjen e Aleks Nikës më 21 janar të vitit 2011.
Por familjarët e viktimës janë kundër duke thënë se ky proces do dëmtojë gjyqin që ka nisur në Strasburg duke sjellë zvarritjen e çështjes.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka realizuar intervistë me Mark Nikën, xhaxhain e Aleks Nikës, i cili u shpreh se ndërhyrja e Prokurorisë së Tiranës dhe e policisë nuk do t’i shërbejë çështjes, dosjet e të cilës thotë se “ndodhen në Prokurori duke luajtur ping pong me të.”
Nika: Qëndrimi i prokurorisë së Tiranës në këtë moment gjykoj se është i pavend pasi dihet se çështjen e kemi denoncuar në Gjykatën e Strasburgut dhe sipas informacionit që kemi, është në gjykim e sipër. Ne mendojmë që kjo ndërhyrje e Prokurorisë së Tiranës dhe e policisë së Shtetit nuk do t’i shërbejë çështjes sonë pasi ka 10 vite që kjo dosje endet në sirtarët e Prokurorisë duke luajtur ping pong me të. Prokuroria e Tiranës nuk ka hetuar se kush ka dhënë urdhrin dhe kush janë ekzekutuar, nuk ka thirrur asnjë dëshmitar nga funksionarët e lartë të shtetit, qoftë të opozitës së kohës apo qeverisë Berisha. Besimin e kemi vetëm tek verdikti i Gjykatës së Strasburgut. Ne nuk e pengojmë Prokurorinë e Tiranës të kryejë veprimet hetimore që i shikon të arsyeshme, por në radhë të parë po presim vendimin e Strasburgut.
Veliu: Ju thoni që me riçeljen e këtyre hetimeve nga Prokuroria e Tiranës dëmtohet procesi gjyqësor që ju keni në Strasburg?
Nika: E pengon, mund të zvarritet se ka edhe atje që ka 10 vjet që është çështja në Strasburg dh eta marrë përsipër Prokuroria e Tiranës hetimin e çështjes, ata e zvarrisin ose presin verdiktin e Gjykatës së Tiranës për ta zgjidhur me një farë kompromisi. Vetë shteti shqiptar e zgjidh çështjen vetë dhe ne nuk kemi pse të shprehemi, kështu e gjykoj unë. Më duket se kjo ka stonuar në Prokurorinë e Tiranës se nuk kanë prova. Të dalin fajtorët e vërtetë se dihen se kush janë, janë pranuar nga Berisha dhe Basha se “Vrasjet i kemi kryer ne, por në rrethana të mbrojtjes së nevojshme”.
Veliu: Një prej provave të administruara është dhe plumbi që u gjet në kokën e Aleksin kur ishte në spital në Turqi.
Nika: Plumbi ka qenë sipas procesverbalit të Prokurorisë së Stambollit, ka qenë i dëmtuar. Në Tiranë është deformuar, kush e ka bërë deformimin? Deformimin duhet ta gjejë Prokuroria, ata po e lënë në heshtje, ata thonë po nuk gjete plumbin që ka goditur Aleksin, do pezullohet përsëri hetimi i çështjes.
Shume e sakte urdherin e kane dhene Berisha me Bashen te dy. Uroj qe Amerika te nxjerre proven qe ka dhe familjaret te gjejne qetesi. Fatkeqesisht Rama me qeverine e vet deshtuan dhe eshte turpi me i madh i socialisteve ende sot. Edhe pasi marrin 3 mandate perseri nuk qeverisin e nuk bejne dot shtet por kerkojne aleance e bashkepunim me vrasesit dhe te korruptuarit. Amerika jua prishi planet dhe shpresoj shume te behet drejtesi. 21 Janari eshte krimi shteteror me i madh i Shqiperise 100 vjet shtet.
Cope mishi me dy sy. Institucionet janë të pavarura nga qeveria (në teori). Që të ndikosh, duhet spastrim në këto institucione, që duhet bërë sipas rregullave të BE e cila vështron për shkelje. Katrahurën që gatoi Saliu nuk e zhbën dot brenda vitit mor kaqol, pa e dimë që jeni të gjithë bythë e zgjuar. Duhet zbërthyer zinxhiri i keqmontuar në drejtësi që të bëhet drejtësi. Ndryshe janë të gjitha të kota.
eh mor Mark, e ke pas Saliun dhe Lirijen komshin , dyert balle per balle atyy ne Brake… si vjen jeta…