Rrahu të dashurën pasi dyshonte se e tradhëtonte me Balotellin, gjykata e dënon me 9 vjet burg

27 Maj 2021, 21:05Sport TEMA

Gjykata e Brescias në Itali, ka dënuar me 9 vite e 4 muaj burg një 30-vjeçar, i cili dhunoi të dashurën e tij nën dyshime se ajo e tradhëtonte me futbollistin Mario Balotelli.

Sipas atyre që shkruajnë mediat italiane, i riu ishte fiksuar që e dashura e tij kishte një marrëdhënie intime me sulmuesin italian.

Nga ana tjetër, ka rezultuar se 31-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve të vegjël, ishte shoqe e lojtarit të Brescias. Prokuroria kishte kërkuar dënimin e dhunuesit të saj me 13 vjet burg.

Gjykata pranoi pjesërisht kërkesën e prokurorit, duke e konsideruar të papërfunduar krimin e keqtrajtimit në familje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje