Komisioni Hetimor miraton raportin për shkarkimin, Braho: Meta ka rënë moralisht, s'ka qënë asnjëherë President

28 Maj 2021, 15:17Politika TEMA

Komision Hetimor ka miratuar raportin përfundimtar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ky raport do t’i dërgohet tashmë Kuvendit. Në raport, kërkohet shkarkimi nga detyra i kreut të shtetit, për shkelje të renda të kushtetutës.

Deputeti Spartak Braho mbështeti përfundimit e arritura, ndërsa theksoi se Presidenti ka rënë moralisht.

“Presidenti nuk ka kompetencë të jetë garant i kushtetutës,  Meta ka rënë moralisht.

Nuk ka funksionuar si president.

Vlerësoj punën e kryer me radhë , të kryetarit, të sekretares, të nënkryetarit dhe tërë kolegëve të cilët mendoj kane qenë seriozë në punën  e tyre,” tha Braho.

1 komente në “Komisioni Hetimor miraton raportin për shkarkimin, Braho: Meta ka rënë moralisht, s’ka qënë asnjëherë President”

  1. toma says:

    E kujtoj kete babaTakun si servil te Metes kur iu be gjyqi.
    Ky Baba Taku(ishte avokat i Metes) thoshte”sovrani vendosi” qe dmth qe Meta fitoi gjyqin ne gjykaten e larte.
    “sovrani vendosi” thoshte Taku.
    Tani ku dihet ku jane prishur pazaret dhe nuk thote me “sovrani vendosi”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje