Rënia e teleferikut në Itali: Zgjohet nga koma 5-vjeçari, i vetmi i mbijetuar i tragjedisë

28 Maj 2021, 11:01Lifestyle TEMA

Rënia e teleferikut në Itali ishte një tragjedi e vërtetë. Nga 15 persona që ishin në kabinën e teleferikut, vetëm një i mitur 5-vjeçar mundi të shpëtonte dhe tashmë ndodhet në spitalin e  “Regina Margherita”.

Fatmirësisht ai tashmë është zgjuar dhe të parën që pa pranë tij ishte tezja e tij, Aya, ndërsa kjo  e fundit shpërtheu në lot.

Pas disa momentesh heshtje, Eitan pëshpëriti disa fjalë në veshin e tezes së tij.

Etian u zgjua pas tre ditësh që ishte në koma farmakologjike, i vetmi i mbijetuar i tragjedisë së Mottarone dhe filloi të qante nga dhimbja e shkaktuar nga frakturat dhe traumat.

Sa i përket familjes së të miturit, gjyshërit dhe xhaxhallarët shkuan në Izrael për varrimin e nënës Tal, babait Amit dhe vëllait të vogël Tom, ndërsa dje të gjithë u kthyen në Torino për të nga stërgjyshërit Ithak dhe Barbara, që kanë qenë afër tij. Mediet fqinje shkruajnë se për momentin, ai nuk e di ende se të gjithë të dashurit e tij kanë humbur jetën pas rënies së teleferikut.

1 komente në “Rënia e teleferikut në Itali: Zgjohet nga koma 5-vjeçari, i vetmi i mbijetuar i tragjedisë”

  1. Teleferikut i ishin cmontuar frenot e sigurise .
    Papergjegjshmeri Njerezore .
    Mjaft e trishtushme .
    Turistet duhet te jen me te kujdesshem ne kerkim te aventurave te tyre ,sepse sic tregoj edhe ky rast ,
    asgje s’eshte 100% e sigurt .
    R.I.P

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje