Shkencëtarët do të testojnë ndërhyrjen me ilaçe në organizëm për të tejkaluar kufijtë biologjikë të jetëgjatësisë

28 Maj 2021, 21:40Lifestyle TEMA

Për të zgjatur jetën përtej limiteve biologjike, që lëviz nga 120-150 vjeç, duhet të bëhet e mundur që organizmi të të jetë në gjendje të rikuperohet pas një sëmundjeje apo një stresi të fortë.

Nga një studim i kryer nga kërkues amerikanë e rusë në një qendër kërkimore me bazë në Singapor, ka rezultuar se kapaciteti i trupit për t’u shëruar natyrisht varet nga mosha.

Rezulton se në moshën 40 vjeçare mjaftojnë 2 javë për t’u rikthyer plotësisht në formë pas një sëmundjeje, në moshën 80 vjeçare nevojiten 6 javë, ndërsa në moshën 120 vjeçare kapaciteti që organizmi të përgjigjet është zhdukur plotësisht.

Studimi, i publikuar në revistën ndërkombëtare “Nature Communication”, sugjeron që për të rritur jetëgjatësinë, është e nevojshme që shkenca të ndërhyjë me ilaçe për të përmirësuar mundësinë e reagimit të organizmit.

Gjenetistët shprehen se në dhjetë vjeçarët e fundit jetëgjatësia është pothuajse dyfishuar, por tani hapi tjetër është të tejkalohen kufijtë biologjikë, dhe ky studim është hapi i parë drejt tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje