Një prezantuese e BBC-së ka humbur jetën disa ditë pasi kishte marrë dozën e saj të parë të vaksinës së AstraZenecës.
Sipas familjarëve të saj, Lisa Shaw, e cila punonte për BBC Newcastle, zhvilloi dhimbje koke ‘të forta’ një javë pasi kishte marrë vaksinën dhe u sëmur rëndë disa ditë më vonë.
“Ajo u trajtua nga ekipi i kujdesit intensiv të RVI për mpiksjen e gjakut dhe gjakderdhjen në kokë.
Tragjikisht ajo ndërroi jetë, e rrethuar nga familja e saj, të premten pasdite.
Ne jemi shkatërruar dhe Lisa ka krijuar një boshllëk në jetën tonë që nuk mund të mbushet kurrë.
Ne do ta duam dhe do të na mungojë gjithmonë”- thanë familjarët në një deklaratë.
Një certifikatë e përkohshme e vdekjes e përmend vaksinën si një nga faktorët e mundshëm që po merren parasysh për vdekjen e prezantueses. Megjithatë vlerësimi përfundimtar do të dalë më vonë.
Më shumë se 330 raste të një çrregullimi të rrallë të mpiksjes janë vërejtur midis 24.2 milionë personave që kanë marrë vaksinën e AstraZenecës.
Ose thënë ndryshe rreth një në çdo 75 mijë njerëz. Deri më tani Pesëdhjetë e tetë pacientë kanë vdekur.
Lisa Shaw u bashkua me “BBC Radio Newcastle” në vitin 2016 si prezantuese e përditshme.
Zëri i saj ishte i njohur në veri-lindje të Anglisë, ku ajo gjithashtu kishte pasur një karrierë të suksesshme në radio komerciale.
BBC e përshkroi atë si një “prezantuese të shkëlqyer” e cila ishte “e dashur nga audienca jonë”.
Ne një vend si Shqiperia ku marrezite konspirative gjejne vend ne çdo epoke, eshte një papergjegjesi shumë e madhe që një medie normale, si Tema, tju meshoje kaq keq e shemtuar lajmeve te tilla te një vendi tjeter qe për një pjese te mire te lexuesve shqiptare mund lehtesisht te keqkultohet si nje lajm kunder vaksinimit. Nese linja editoriale e Temes eshte kunder vaksinimit atehere kjo do te ishte e kuptueshme por me duket e kunderta. Që sjell pra atë që ndodh rëndom ne median shqiptare online, papergjegjesi dhe dembellëk intelektual ndaj publikut e lexuesve/ndjekesve te vete kesaj medie.
Pèr Kozin! Dje kishte njè surpriz nga njè shkenctar gjerman i cili simbas analizave deklaroj se A/Z,,,,, dhe Jonson Jonson japin tromboz 1 nè 100 mij pacient,dhe ishte gati ti ndihmonte pèr tè hequr njè element qè influencon nè dozat qè kèto shoqèri farmaceutike pèrdorin.Tema ka tè drejt pèr tè informuar lexuesin .
Se kuptoj se cfarë ke dash me thën mor Nik???
Citimi jot nga Gjermania perseri nuk perben asnje lajm te dobishem per Shqiperine perderisa nuk ke permend burimin e ketij informacioni, vis a vis vertetesine e lajmit. Perhapja e gënjeshtrave apo ghysem te vertetave konspirative me Shqiperi në këto momente eshte kriminale.
Po ta lexoje komentin tim sic duhej do të kuptoje se nuk eshte korrekte për nje medie normale te botoje lajme të diskutueshme, të marra me gjase nga një tabloid Anglez, që per publikun shqiptar mund te interpretohen lehtesisht si lajm anti-vaccine. Edhe reagim I Nik mbeshtet ne fakt kendveshtrimin tim – pra Nik e sheh kete lajm te botuar tek Tema si mbeshtetje te ideve te tij anti-vaccine.
Nese linja editoriale e Teme’s eshte anti-vaccine atehere Niku ka plotësisht të drejtë!!!!!
So long