VIDEO: Jorgji dhe penalltia në finalen e Ligës së Europës, Olsi Rama tregon “ndryshimin”

28 Maj 2021, 14:09Sport TEMA

Kampionati ka përfunduar por te Partizani vështirë se do ta harrojnë lehtë se si i iku nga duart titulli kampion.

Të kuqtë kanë peng ndeshjen me Vllazninë ku skuadra u mposht nga një penallti inekzistente e akorduar nga Enea Jorgji, një moment që do të kujtohet gjatë dhe jo vetëm nga tifozeria e kuqe.

Mundësia për të vërtetuar se sa gabohej Enea Jorgji me vendimin e tij, u shfaq në finalen e Ligës së Europës mes Vijarealit dhe Mançester Junajtid.

Një harkim nga e djathta i Bruno Fernandes u ndalua me bërryl në zonë nga një mbrojtës i skuadrës spanjolle por gjyqtari bëri shenjë që loja të vazhdonte, pasi nuk cilësohej penallti një veprim i tillë kur dora ishte në lëvizje normale me trupin.

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, ka postuar në rrjetet sociale pikërisht videot e të dy rasteve për të treguar gafën që kishte bërë ndërkombëtari shqiptar. “Partizani – Vllaznia (PENALTY).

Villareal – Manchester United (NO PENALTY)”, shkruante Rama në postimin e tij, duke kujtuar se si standardi i gjykimit të Jorgjit ishte plotësisht i gabuar.

2 komente në “VIDEO: Jorgji dhe penalltia në finalen e Ligës së Europës, Olsi Rama tregon “ndryshimin””

  1. Durrsaku says:

    O te qift dreqi ropt e shpis Olsi. Po ku jan njesoj! Portieri i partizanit esht para mbrojtsit, po mos ta kapte me dor do ishte topi ne rrjet. E dyta mbrojsi i partizanit e kapi me brryl dhe dora nuk ishte ngjitur. Po i boni gojore shpis Rames dhe si gazet. Bravo albitrit qe ne presion aq te madh e dha penallti.

  2. beni says:

    vetem me nje ndryshim qe ne rastin e partizanit topi po shkonte per ne porte dhe ishte gol po te mos ta prekte mbrojtesi me dore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje