FOTOT: Publikohen pamjet e “Zotit të luftës në qiell”, bombarduesit të ri bërthamor kinez

29 Maj 2021, 16:36Lifestyle TEMA
FOTOT: Publikohen pamjet e “Zotit të luftës në

Kina po punon për të pasur sa më shpejt gati një avion bombardues i cili mund të jetë në gjendje të ndërmarrë sulme bërthamore deri në territorin amerikan të Guamit dhe ndoshta edhe më larg.

Avioni Xian H-20 është thuajse gati për testime, pas publikimit të disa fotove dhe videove nga Korporata Shtetërore e Mbrojtjes në Kinë, Norinco. Për këtë projekt, Kina po punon prej vitesh, thonë analistët ushtarakë.

Sipas pamjeve të paraqitura, avioni kinez i ngjan atij amerikan USAF B-2 Spirit, i prezantuar fillimisht në vitet 1990. Në faqen kryesore të revistës së Norinco-s, “Lufta Moderne”, avioni është etiketuar si “Zoti i luftës në qiell”.

Avioni peshon 200 tonë dhe mund të mbajë deri në 25 tonë armatime, ndërsa shpejtësia maksimale arrin diku më pak se 980 km/h.

Jon Grevatt, një ekspert dhe analist i çështjeve ushtarake për zonën e Azi-Paqësorit, tha për “South China Morning Post”: “Ky mjet luftarak ajror përbën një përparësi strategjike, pasi Kina do të jetë në gjendje të godasë kundërshtarin në distancë të largët. Nëse nis përdorimi i gjerë, ky avion mund të ndryshojë “lojën” në atë territor”.

10 komente në “FOTOT: Publikohen pamjet e “Zotit të luftës në qiell”, bombarduesit të ri bërthamor kinez”

  1. american16al says:

    Kinezet nuk po lene gje pa kopjuar, majtas e djathtas dhe mburren me potencialet ushtarake ????, mos harrojne se keto avione jane ndertuar 30vjet ose me sh perpara nga ustallaret keshtu qe jane akoma sh large pavaresisht retorikes se rrezikut te ushtrise kineze me cimcakiza..!!????

  2. Tipi says:

    Tema. Keni futur nje foto te bombarduesit tip B-2 USA. Mos i ngaterroni gjerat. Pastaj ky nuk ka kryer akoma fluturimin e pare.
    KLM!

    1. Erdogan says:

      Po per “Pella-zagaret” me “proamerikane” te Allahut cfare ben Ameri-qija?
      Vetem ne Kine ka bere investime dhe ben?

  3. Tan mezja says:

    tani morem fund

    1. Paqi says:

      Me habit fakti qe gazerà tema publikon lajme te tilla (nuk eshte Hera e par)kjo tregon nivelin e gazetareve .Zoti Mero si ka mundesi qe lejoni nje gje te tille?

  4. Tirona says:

    Dhe do rrezohet pa u ngrit ,keshtu qe, nuk do te mbaj ne ankth nje bote te tere sic e mbajti me Sateltin e deshtuar

  5. .1389 says:

    Jeni Kazani!
    Kina nuk arin dot te prodhoj motorat per avionet e saj luftarak! J10,J17,J15 jane te tere me motora Sukhoi Rus!

  6. Shinjestra says:

    O budallenj,ju qe nuk besoni,Kina sot eshte superfuqi ushtarake dhe ekonomlike. Kina nuk hapet.Ano cdo gne e mban sekret per interesst e saj politike.

  7. Erdogan says:

    Po per “Pella-zagaret” me “proamerikane” te Allahut cfare ben Ameri-qija?
    Vetem ne Kine ka bere investime dhe ben?

    1. Kpuca flet vet says:

      i mbajte ere Janullatosit sot …si kish dal se mbreme lakra hengri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje