Heqja e aboneve të përgjithshme, reagon Bashkia Tiranë: Ju tregojmë arsyet e vendimit dhe zgjidhjen

30 Maj 2021, 15:13Sociale TEMA

Bashkia Tiranë ka reaguar pas lajmit se do të hiqet aboneja e përgjithshme.

Sipas një njoftimi zyrtar, ky insitucion bën me dije se shërbimi i abonesë do të pezullohet tre muaj për efekt riorganizimi dhe verifikimesh.

Njoftimi i plotë

Nisur nga lajmet e publikuara në disa media, lidhur me abonenë e përgjithshme të transportit publik, Bashkia e Tiranës dëshiron të sqarojë se:

Për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve, si dhe nga monitorimet e inspektorëve në terren, Bashkia e Tiranës ka planifikuar një periudhë tre mujore për kryerjen e verifikimeve dhe matjeve për riorganizimin dhe ristrukturimin e shërbimit të transportit. Gjatë kësaj periudhe, Bashkia e Tiranës do t’iu kërkojë operatorëve të transportit publik qytetës rikthimin në kushte të plota të ofrimit të shërbimit, sipas kushteve të kontratës, duke respektuar kushtet teknike para pandemisë dhe duke ofruar shërbim të plotë me 100% të kapacitetit të mjeteve në operim.

Për këtë arsye, aboneja e përgjithshme e transportit publik do të hiqet nga qarkullimi vetëm për një periudhë të përkohshme 3 mujore (Qershor, Korrik, Gusht), me qëllim përshtatjen e strukturës së udhëtimit me volumet e reja të udhëtimit, si dhe vendimet që do të lidhen me itineraret e linjave, frekuencat, kushtet e shërbimit, gjatë periudhës së kryerjes së plotë të shërbimit.

Kjo periudhë do të shërbejë për studimin dhe analizimin e situatës, me qëllim ristrukturimin e linjave në itinerare, frekuenca, kushte shërbimi, si dhe rishpërndarjen e volumeve të udhëtarëve.

Abonetë e përgjithshme do të hidhen sërish në shitje në muajin Shtator, kurse abonetë për linjat e veçanta do të jenë në shitje normalisht, edhe gjatë muajve Qershor, Korrik dhe Gusht, e në vijim.

Riorganizimi dhe ristrukturimi i shërbimit të transportit publik në Tiranë është duke u bërë në bashkëpunim me GIZ.

4 komente në “Heqja e aboneve të përgjithshme, reagon Bashkia Tiranë: Ju tregojmë arsyet e vendimit dhe zgjidhjen”

  1. specialisti says:

    Z.Veliaj
    Po per popullin nuk mendon fare ?
    Nje pjese e madhe e popullit leviz me dy ose tre autobuze ?
    Kush e rimburson popullin per kete studim apo eksperiment qe dote beni per tre muaj ?
    GABIM
    Ne autobuz hypen populli fukara.

  2. I shofte zoti HAJDUTET says:

    Plehrat! Moren leke per fushate nga operatoret e transportit dhe tani rrisin indirekt tarifat e sherbimit pasi nje pjese e madhe levizin me abone te pergjithshme per ne spitale,shkolla,tregje dhe tek njerezit e tyre!!!! U vrafte zoti ju hajdute,tradhtare dhe maskarenj te sorosit e kujtdo tjeter mercenari qe masakron interesat e konsumatoreve shqiptare e duke i shture drejt ferrit ekonomik e social cdo dite e me shume.Zoti marrte hakat TONA!!!!!

  3. Selua says:

    Kjo është një mënyrë vjedhjeje.
    N.q.s. doni të bëni eksperimente(sondazhe) atëhere bëjeni 3(tre) muaj transportin publik falas dhe shifeni frekuentimin.

  4. 1 says:

    .Popull kjo eshte vjedhje qe po na behet.Keta mbasi na moren voten nuk kane me nevoje per ne dhe po na vjedhin.Bojkotoni autobuzet urban se ne fund te eksperimentit do thone qe dalka me humbje dhe do risim cmimin ku eshte opozita? Organizo popullin ne protesta.Ku jane sindikatat?Po na vjedhin.Ne cdo vend te botes ka abone te pergjitheshme.BOJKOTONI AUTOBUZAT URBAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje