Partinë Demokratike e shpëton ai që guxon të hapi kutinë e Pandorës

30 Maj 2021, 13:47Blog TEMA

Nga Pajtim Bello

Gara për kreun e PD numuron ditët mbrapsht. Lulzim Basha vazhdon takimet në bazë duke përsëritur slloganet e përdorura gajtë fushatës elektorale. Duket se ora e tij ka ndaluar para 25 Majit 2021. Platforma e tij është: mundja e Edi Ramës dhe dokumentimi i asaj që Ai e quan “Masakra Elektorale e 25 Majit”. Kandidatët e tjerë pothuajse bëjnë sehir sjelljen e Lulzim Bashës dhe ende nuk kanë dalë në fushë betejë. Në koferencat e shtypit, “arma” e përdorur prej tyre deri tani, dëgjon deklarime të vakëta si Lulzim Basha nuk e çon PD në fitore, Lulzim Basha është humbës i përsëritur etj,,, por të gjithë bashkohen në dy pika.

Së pari se 25 Maji është një Maskaër elektorale dhe së dyti që të hapin kutinë e Pandorës, kutinë memorie të PD dhe Sali Berishës. E para tregon shterpësinë e mendimit politik të garuesve dhe e dyta frikën që Ata kanë për t’iu futur seriozisht reformimit të PD. Reformimi i PD nuk vjen përmes dosjeve mbi atë masakër elektorale, që Ata pretendojnë. Reformimi vjen prej hapjes të Kutinë së Pandorës dhe përballja me çfarë vjell ajo! Nëse për Pandorën hapja e kutisë erdhi prej kureshtjes femërore për PD hapja e kutisë është domosdoshmëri jetike-historike.

Prej kësaj “kutie”, që është memoria historike e PD, do të dalin të këqiat e bashkë me to edhe shpresa e kthesës së madhe; gjë që antërsësia dhe sipamtizantët e sajë e presin me ankth prej vitesh. Por asnjë prej prej kandidatëve garues nuk e ka marrë guximin për ta hapur kutinë. Më shumë se sa friksohen prej çfarë ajo ka brenda, kandidatët frikësohen ti afrohen asaj sepse ajo ruhet nga Babai, i cili ka gëlltitur këdo prej fëmijëve që i është afruar asaj kutie. Përse Babai ka shpallur paprkshmërinë e kutsië memorie? Në erresirën e sajë është ndryrë moria e mëkateve të Babait.

Nga hapja e sajë do të shpërthejë një stuhi balte përzier me gjak e qelb, që jo vetëm do të zhburrërojë Babain por do ti ndotij të gjithë dhe duhen njerëz kurajozë për tu pastruar prej sajë. Babai e ruan kutinë të mos hapet që ti kursehet zhburrërimi. Kandidatët/bijtë nuk e hapin se iu mungon kurajua e përballimit më ato çfarë janë ndryrë brenda sajë dhe i friken zemërimit të Babait prej zhburrërimit!.. Dhe rruga e mesme është gjetur: “Froni mund të “fitohet” por pa e hapur kutinë memorie!”.

Kjo fitore do të jetë një rrëzim i radhës i PD drejt humbëtirës, prej nga ku nuk do të ketë më dalje në dritë. Ringjallja e PD ka nevojë për një konflikt të formatit mitologjik Djali kundër Babait dhe jo për betime mbi besnikërinë deri në vdekje ndaj Babait. Vetëm një konflikt pa kompromise ku në fund të mbetet “gjallë” vetëm një fitues, me shpresë të jetë i Biri. Babai duhet të tërhiqet i mundur me turp.

Harxhet për çfarë do të dalin prej kutisë memorie duhet ti paguajë Ai dhe vetëm Ai. Që i Biri të çojë mbretërinë në kopshtin e parajsës duhet që, më së pakti, babain ta mbyllë në kutinë e mëkateve. Kushtu fillon të bëhet historia e suksesit. A ka njeri të tillë ne PD?!

Këta që garojnë nuk janë të formatit që mund ta bëjnë historinë e suksesit, të paktën me sa kemi parë e dëgjuar deri sot. Koha që ka mbetur deri ditën e votimit po rrjedh me shpejtësi, duket e pamjaftueshme por mund edhe të sjellë ndonjë surprizë. Kush guxon të hapij Kutinë e Pandorës, vetëm Ai mund ta reformojë PD. Të shpresojmë, jo vetëm për të mirën e PD.

* _ Kutia e Pandorës është një mit nga Mitologjia Helene.

9 komente në “Partinë Demokratike e shpëton ai që guxon të hapi kutinë e Pandorës”

  1. ana says:

    PD-ja po shkon drejt renimit te plote. Mbas zgjedhjes se kryetarit, kushdo qofte ai apo ajo, do te kemi copezimin e saj ne te pakten 3 grupe si dhe largime ne mase te antaresise. Keto copezime do te gjejne vend edhe ne parlamentin e ri ku deputetet e PD-se do te krijojne grupe kundershtare. Me ne fund grupi paramilitar me siglen e PD-se shpartallohet perfundimisht! Viva Amerika!

  2. K says:

    E shpeton po shpetoi nga hakmarrja e Saliut! Me Kullurin,Harxhin,Kadillin apo shehun nuk do t’ia dije Saliu dhe “kunati”! Duhen ca koka te tjera te zgjuara dhe te pastra qe te kthehen ne PD. Keta jane psha pupel!

  3. hektor says:

    Kutia e Pandores dihet qe eshte ne kasaforten e SALI NON GRATA…. Kush duhet ta hapi NON GRATA apo SALIU….
    Perse i paragjykoni keta te katert qe guxuan….??
    Mos prisni qe te zbresi ndonje aljen ne krye te PD apo do ta mari UFO XHELAL DERZIU….
    Bjeri shkurt kete parti e shkateroi qe ne zanafille komunisti legjendar Sali NON GRATA….

  4. Teli says:

    Po kush do te jete ky njeri qe do ta shpetoje PD? PDemokratike po e mbyt Sali Berisha sikunder na mbyti te gjithe ne shqiptareve. Valle ku eshte Gjergj Elez Alia, te vrasi Bajlozin e zi me emrin Sali Berisha nga vicidoli? Teli

  5. Beni says:

    Shume thjesht… Nje plumb ne balle Sales… Dhe fillon shekulli i ri

  6. Lufte tribalizmit ne PD! says:

    Kutine e Pandores hapur e kane, se lekuren e ketij kombi kane percelluar, xhepat e ketij populli kane vjedhur, territoret e ketij vendi kane shitur dhe me gjakun e shqiptarit kane lare duart!
    Berishistet mund te jetojne ne boten e tyre, ku jane te lire te mendojne aq sa cdo Berisha me Lulin, por nga berishizmi si lidership dhe gjekmarkizmi tribal, i sodomizuar dhe i paskrupullt si parti, si pret gje tjeter vecse shporrjes si jashteqitje e historise, pikerisht nga populli qe mban kutine e Pandores dhe memorjen e gjemave berishiste i ka ne lekuren e tij.

  7. qytetar says:

    Na lodhet me PD – ene.
    Nuk ka lidhja jeta e pjeses me te madhe te shqiptareve me PD – ene.
    Populli ka jeten e tij.
    PD me struktuarat e armarusura te Mzatit te gjejne zgjidhje brenda vedit.

  8. qytetar says:

    Kujt i bahet per PD.
    Gjithmone thote me vodhen.
    Zakonisht . Kamarieret o vjedhin ose i vjedhin.

  9. betixho says:

    Pa rtia Demokratike do te rilinde mbi bazen e analizes se thelle teoriko-praktike te goditjes perfundimtare te berishizmit.Ajo mjund te kete nje fillim,i cili do te mirrte udhe, nese e tere baza e Partise Demokratike do te refuzonte keto dite zgjedhjet e 13 Qershorit.Kejo do te krijonte menjehere nje fryme qe intelektuale te shquar te djathte te pa komprometuar si edhe jashte radheve te PD-se,te nxirnin nje grup te ri udheheqes me aftesi per te artikuluar bazat teoriko-praktike dhe organizative te rithemelimit te PD-se se Dhjetorit 1990.Nese baza refuzon zgjedhjet e 13 qershorit kejo do te tregonte se baza e partise eshte ne nje stad te ri qe mund te pranoje idete e reja.Ndryshe nuk ka Parti Demokratike qe te beje histori.Historia e saj eshte e mbyllur me kete lidrship.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje