Standardi që vendosi Komisioni “Hyseni”

28 Maj 2021, 19:38Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Komisioni Hetimor i Kuvendit të Shqipërisë për hetimin e shkeljeve kushtetuese të presidentit Ilir Meta, përmbylli misionin e tij tre javor me një raport voluminoz i cili u miratua me unanimitet të plotë nga të gjithë anëtarët. Tashmë ky raport do t’i shkojë seancës plenare e cila do të shprehet me votë. Më pas vendimmarrja e Kuvendit do të shkojë për interpretim përfundimtar në Gjykatën Kushtetuese.

Me këtë rast, e ndjej si detyrë qytetare për të thënë dy fjalë rreth këtij Komisioni.

Komisioni Hetimor i drejtuar nga zoti Alket Hyseni, tregoi gjatë gjithë punës së vetë një profesionalizëm tepër të lartë në të gjitha aspektet. Të gjithë anëtarët, pa përjashtim, u treguan me shumë integritet në trajtimin e një çështje kaq delikate siç është hetimi i veprimeve antiligjore të Presidentit të Republikës dhe propozimi për shkarkimin e tij.

Ndonëse të gjithë anëtarët e komisionit janë deputetë që përfaqësojnë parti të ndryshme politike, tek asnjë prej tyre nuk u pa tendencë në trajtimin e çështjeve objekt hetimi, përkundrazi, kishte gjithnjë seriozitet maksimal dhe respektim i çdo norme ligjore. Dallonin sidomos diskutimet plot kompetencë të relatores Klotilda Bushka dhe anëtares Vasilika Hysi, pa lënë mënjanë edhe anëtarët e tjerë që dhanë një kontribut të çmuar me punë e tyre.

Gjithashtu, drejtimi i Komisionit Hetimor nga zoti Hyseni, ishte një tjetër shembull se si duhet të drejtohen komisionet hetimore. Formati jo tendencioz që ia shfaqi, i dha një dimension shumë pozitiv këtij Komisioni. Mungesa e anësisë politike tek ai ndjehej jo vetëm në aspektin e drejtimit dhe diskutimit, por edhe të intonacionit të zërit. Në ndryshim nga komisionet e kaluara ku kryetarët zakonisht merrnin rol “prokurori”, tek zoti Hyseni dallohej qartësisht një mënyrë bashkëpunuese dhe me respekt maksimal për presidentin Meta.

Mungesa e protagonistit kryesor, personi nën hetim parlamentar, presidentit Meta, nuk e shfokusoi punën e këtij Komisioni për të ulur nivelin, për t’iu përgjigjur dhëmbë për dhëmbë shpërfilljes që ai bëri me mos prezencën e tij, ashtu edhe të përgjigjeve fyese që i vinin Komisionit nga Kabineti i Presidentit.

Komisioni “Hyseni”, me punën dhe Raportin cilësor që nxori, e ka rritur kaq lart stekën e standardeve për komisionet hetimore parlamentare, saqë  ai do të jetë tashmë busulla, modeli krahasues për çdo komision tjetër në të ardhmen.

Bile, komisionet që do ngrihen në të ardhmen, për shkak të këtij standardi, do ta kenë detyrim intelektual që të rrinë ose në këto parametra, ose më lart. Çdo rënie nën nivelin e Komisionit “Hyseni”, do të konsiderohet në rastin më të mirë, thjesht: mediokritet. Kjo është edhe arritja më e madhe e këtij Komisioni, prandaj të gjithë duhet t’u themi: Faleminderit!

3 komente në “Standardi që vendosi Komisioni “Hyseni””

  1. Petrit says:

    Bravo.
    Komplimenti.
    Nje shkrim kaq serioz dhe shume i sakte dhe i detajuar.
    Mund te krahasohet pa ma te voglin dyshim me nje hartim te nje nxenesi te dobet te klases se pestë.
    A ju dh…….fsha gazetarinë qe beni

  2. Sokrati says:

    E drejte, por hajde mbushi mendjen preshidentit te pernderuar dhe qehajait te tij, bilushit, qe u lodh se theni se vendimet e KUVENDIT jane nul, mbasi ky Parlament eshte ilegjitim dhe likje do te jete ne detyre deri ne korrik 2022…
    Kjo eshte e padurueshme! Nje preshident i tille na ka turperuar te gjitheve.
    Kurre mos ardhte nje njeri i tille ne krye te insitucionit me te larte te shtetit shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje