A ka ndonjë hall Presidenti? Anëtari i komisionit të hetimit të Metës: Mbaj mend në ‘Psikiatri’ një që më thoshte ‘jam mbret i Arabisë Saudite’

31 Maj 2021, 19:25Politika TEMA

Deputeti Edmond Stojku, në një intervistë të dhënë për emisionin “Me Xhaxhiun” në  FaxNews, u ndal tek mbajtja e seancës për shkarkimin e Presidentit Meta në 9 Qershor.

Stojku gjatë fjalës së tij u ndal fillimisht në një analizë politike dhe më pas në një analizë psikiatrike të veprimtarisë së Ilir Metës në postin e Presidentit. Duke ruajtur staturën kushtetuese, Stojku refuzoi të jepte një përgjigje mbi qëndrimin personal në votimin për shkarkimin e Metës, duke theksuar se nuk ja lejonte ligji deklarimin e votës së fshehtë.

Pyetjes së gazetarit Rezear Xhaxhiu se cili është halli Presidentit, Stojku iu përgjigj diplomatikisht duke thënë se kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjet Ilir Meta.

Stojku: Për sa kohë Kushtetuta parashikon një votim të fshehtë të shkarkimit të Presidentit, unë jam i vetëdijshëm të mos bëj publik qëndrimit tim.  Vendimi për të ngritur Komisionin Hetimor ka çuar në një dualitet të brendshëm tek deputetët dhe e njëjta gjë do të ndodhë dhe gjatë seancës kur do të bëhet votimi në parlament. Kjo luftë e brendshme nuk ka qenë brenda Edmond Stojkut.

Në rastin e Presidentit ka një devijacion që s’është i këndshëm, pasi në një republkikë parlamentare ka një kornizë ligjore për të respektuar.

Xhaxhiu: A ka ndonjë hall Presidenti?

Stojku: Mbaj mend njërin në psikiatri më thoshte: Jam mbret i Arabisë Saudite. I thosha mirë je po provoje.

Mos t’ju bëj çudi në mesin tonë në sjelljen normale ne na duken të gjithë normalë. Në lidhje me këtë po ju tregoj një nga postulatet bazë të Psikiatrisë: Askush nga afër nuk është normal.

Të gjithë nga ne kemi momente që nuk sillemi si normal dhe këtë e bëjmë përpara njerëzve të afërt.

Për sa i përket pyetjes se cili është halli i Presidentit, mund t’ju them shkur se kësaj i përgjigjet vetëm Ilir Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje