Biden: Do t'i them Putinit se nuk lejojmë shkeljen e të drejtave të njeriut

31 Maj 2021, 10:37Bota TEMA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se do t’i bëjë trysni presidentit të Rusisë, Vladimir Putin që të respektojë të drejtat e njeriut.

Dy liderët do të takohen më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës.

Bisedimet e nivelit më të lartë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të zhvillohen në kohën kur tensionet mes dy vendeve kanë shënuar përshkallëzim.

“Unë do të takohem me Putinin dhe do t’ia bëj të qartë se ne nuk do të tolerojmë shkeljen e këtyre të drejtave nga ai”, tha Biden gjatë një fjalimi për nder të Ditës së Përkujtimit në SHBA-së më 30 maj.

Më 28 maj Shtëpia e Bardhë tha se takimi pritet të mbahet pavarësisht se kompania Microsoft njoftoi se ka zbuluar një sulm kibernetik ndaj agjencive qeveritare të SHBA-së nga një grup hakerësh me bazë në Rusi.

Kremlini ka thënë se nuk ka informacion në lidhje me sulmin.

Në muajin mars, Biden tha se ai besonte se Putini ishte një “vrasës”, gjë që nxiti një grindje diplomatike mes dy vendeve. Moska e pati thirrur për konsultime ambasadorin e saj në Uashington.

Shtëpia e Bardhë tha se gjatë samitit Biden ka në plan të diskutojë për situatën në Ukrainë. Rusia aneksoi rajonin ukrainas të Krimesë më 2014 dhe separatistët e mbështetur nga Rusia morën kontrollin e një pjese të Ukrainës lindore po atë vit.

Administrata e Biden gjithashtu ka kritikuar Rusinë për arrestimin dhe burgosjen e liderit të opozitës Aleksei Navalny.

5 komente në “Biden: Do t’i them Putinit se nuk lejojmë shkeljen e të drejtave të njeriut”

  1. Lulshalngjituri says:

    Putini nuk po e rruan per like hajdutin jo per Biden
    Likja qe eshte superfuqi me vehte qe te ben gjemen po ju mbush mendja

  2. Kalec Dega says:

    …..ahhhhhhhhaaaa..vetem nese e mban mend ate qe te mesojne….LOL
    =
    perdite e me shume si papagallet ne shqiperi

  3. loni says:

    edhe putinit i plasi kari per keshillen tende,ti kujton se putini eshte lider shqiptar qe e kercenon sa here ju ngrefet trapi,duhen vepra zoti biden te thyesh nje lider boteror si putini,ju jeni te percare mes vetit,dhe kete putini si dhelper qe eshte e di me mire se kushdo tjeter,prandaj eshte e kote zoti biten te prishesh zemren per nje fjale goje me rivalin tend 80 vjecar sic eshte rusia,ose vija shkopin tek thana,o=qe do thote asnje marreveshje ekonomike diplomatike etj bash me aleatet e tu europian { po pranuan ata lepurushat europian,pervec anglis se ata jane me ju }atehere do tregoni se amerika eshte dhe do jete lideri i vetem ne arenen boterore,me fjale as vucici sju pyet,pervec edi rames dhe lulzim bashes.

  4. E njejta Retorike ,te njejta akuza qysh mbas mbarimit te LIIB nga Politika e te Forteve
    e cila te duket komplet Fallso kur shikojme se me cfar Problemesh jetike perballet njerezimi sot .
    A thu po i dhemb kaq shume Botes Perendimore ( e Drejta e Lirive te njeriut ne Rusi ! ) me te cilat zhurmojne cdo dite
    ne Lajmet e TV e medie ,nderkohe qe ne Perendim skllaveria e qytetareve te Lindjes nga Qeverrite e Shtet Perednimore
    eshte dicka Normale nji e Drejte e Poltikave Prendimore ndaj Emigranteve te gjithe Botes
    dhe c’eshte me kryesorja qe ka te beje me kte Politkes Farse te Perendimit eshte se Te Drejtat e Emigranteve ne vendet Perendimore
    shtypen me kembe hapur ne menyren me Brutale nga Shtetet Prendimore !!!!!!!!!!!!!
    Te vazhdoshe e fokusohesh ke Rusia gjithe kohes ,per te tilla tema dhe mos mos shikohesh vet njiher te vetme ne Pasqyre ,,,
    kjo eshte thjeshte nji Hipokrizi e cila nuk i bie asgje Njerezimit ,eshte nji Loje Kanibalesh Politike !
    Per mos te folr pastaj mbi Politikat e Perendimit mbi veprimtarite ne vendet e Lindjes ose Botes se trete ,ku Kultivojne Doktatore ,
    Kultivojne Korrupsionin shkaterrojne Shtete , ndikojne Politikat e Shtetev te varfer duke i ndryshuar qeverrite sipas qejfit e vene ne Krye te Shteteve , Kriminele ,Diktatore ,Kanibale qe shkaterrojne gjithcka ne jeten e popujve ,madje i shperngulin me metoda nga me Brutalet
    nga vendi i tyre duke i shndruar ne Skllever te Botes se Kapitalin Prendimore ,
    te Kanibaleve te ksaj Bote ,qe nuk u ngopen kurre se thithuri gjakun e popujve -te skllaveruar .
    Ne Shqiperi konkretishte na Vune ne Krye te Shtetit nji injorant e kriminele shpelle ,qe jo per Politikan nuk vlente (salih berisha )
    nji terroriste islamik me nji Kulture prej njeriu Primitive , i cili do udhehiqte Demokracine Shqiptare dhe kjo ishte poshterimi me i madhe
    ndaj nji populli proAmerikan proDemokratike por edhe nji zhgenjim i Madhe me Pronaret e ksaj Bote te cilet treguan me ne fund surratin e tyre te vertete .
    —————–
    Te kritikohen Te Drejtat e Njeriut ne Rusi nuk eshte gabim ,por edhe Kritikuesit Histerike Prendimore do ishte mir qe te kthenin njiher
    koken pas e shikonin se ku jane ata vet ne raport me kto te Drejta vs Emigranteve te ksaj Bote .(flas per ne Europe kryesishte sepse Amerika eshte bdryshe me Demokratike ne Bote )
    Ne Europe emigrantet trajtohen ne cdo drejtim si skllever dhe Demokracia dhe te Drejtat Njerezore , Ligjet
    aplikohet vetem per qytetaret Europiane ,pra kemi te bejme me Dy Standarte te se Drejtave Njerezore ne Europe ky per Emigrantet
    jetojne nji Sistem pothuaj Diktatorial ne cdo aspekt te jetes se tyre , te cilen nuk e ndryshon aspak as sjellja Hipokrite e Kultura ne komunikim
    mbas se ciles ushtrohet nji dhune e padrejtesi ne gjithcka duke ja ber jeten emigranteve shume me te veshtire se qytetaret europiane kudo.
    Nqs ne nji Ligje ose Penalizim ka nji masse te caktuar nga 1 – 10 – Ligji per qytetarin Europian eshte me i bute Minimali ndersa per Emigrantin eshte
    Maximali – keshtu edhe mbi te drejtat e tyre ,ka nji trajtim shume diskriminues ne cdo sektore te jetes .
    Mbi kte problem nuk flasin kurr Politikat Perendimore dhe ktu qendron Pafytyresia e Politikave te tyre Hipokrite .

  5. Niku says:

    Mos na cani trapin me pallavra o plak, sepse Putin-it, nuk arrini as t’i lepini BOLET dhe jo me t’i beni presion…!!! Hahahahahaha……, tani bejme gallate, sepse u ngopem me propagande boshe e genjeshtra nga ujku me melcite ne qafe…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje