Fatos Lubonja: O të mjerë, mos shpresoni se pas Berishës e ka radhën Meta. Mos shikon ëndrra me sy hapur me amerikanë

31 Maj 2021, 17:46Politika TEMA

Fatos Lubonja ka bërë një shkrim pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës, duke komentuar aludimet se pas Berishës radhën e ka Ilir Meta.

Ai shkruan se këto janë ëndrra me sy hapur.

Shkrimi i Lubonjës

Pas shpalljes së Berishës “non grata” nga Departamenti i Shtetit, nëpër media (dhe jo vetëm) ka filluar të qarkullojë një tezë që vlen të komentohet. E kam fjalën për tezën, sipas së cilës pas Berishës e ka radhën Meta e se goditja amerikane ndaj këtyre të dyve nuk duhet parë thjesht si vazhdim i atij teatrit absurd politik me hapa para për të bërë mbrapa, që kemi 30 vjet që e shohim, me aktorë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, por se kemi të bëjmë me një plan tepër serioz, të mirëmenduar nga amerikanët, të cilët kanë vendosur ta bëjnë më në fund Shqipërinë një shtet ku të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.

Sipas këtij plani, do të kemi në vazhdim shpalljen “non grata” të disa socialistëve të rëndësishëm dhe kjo nuk është veçse faza e parë, sepse në fazat e tjera do të shikojmë mrekullira. Ajo Reforma në Drejtësi, aq e sharë kohët e fundit si e dështuar, do fillojë t’i arrestojë gjithë të këqijtë e këtij vendi – ku radhën shumë shpejt e ka Rama – e në jetën shqiptare do të fillojë një erë e re nën shenjën e drejtësisë e mirësisë.

Aftësia njerëzore për të shpresuar – sipas asaj fjalës “Sa kam shpirt, kam shpresë” – po e përhap me shpejtësi këtë superplan të ri. Si çdo iluzion apo “gënjeshtër vitale”, siç do ta quante Ibseni, ëndrra na ndihmon të jetojmë, por gjykoj se nuk bëjmë keq edhe të dyshojmë sepse njërin sy mund ta mbajmë mbyllur për të ëndërruar, por tjetrin është mirë ta mbajmë hapur. Përndryshe, të ecësh me të dy sytë mbyllur, do të thotë të ëndërrosh me sy hapur për të përfunduar në ndonjë greminë.

E, pra, me syrin e hapur, unë shoh disa probleme për sa i përket besueshmërisë së këtij plani “amerikan”, për përhapjen e të cilit nuk përjashtohet të punojë edhe ndonjë amerikan. Po përmend vetëm tri probleme.

Së pari, në përhapjen e këtij plani përmendet edhe fjala e ambasadores amerikane para zgjedhjeve, kur u tha shqiptarëve: “Nëse doni ndryshim, shkoni votoni” dhe pas zgjedhjeve: “Shqipëria po ndryshon”. Sipas opozitës, fraza e parë duhej interpretuar se Amerika po nxiste fitoren e opozitës.

Sipas fituesve, kjo u përgënjeshtrua, pasi sipas tyre amerikanët kishin parasysh se vetëm rilindësit mund të sjellin rilindjen në Shqipëri. Sipas shpresëndërtuesve, të dyja palët gaboheshin sepse amerikanët po vepronin sipas asaj që Hegeli e quan “dinakëria e arsyes” d.m.th. kur e arsyeshmja, e mira, e çan rrugën nëpërmjet të paarsyeshmes, së keqes.

Ndryshe, kur rruga për në Parajsë kalon nëpërmjet Ferrit. Amerikanët, pra, sipas tyre, vërtet e mbyllën njërin sy ndaj ndryshimit të njëanshëm që Rama i bëri Kodit Zgjedhor; ndaj nxjerrjes nga zyrat shtetërore të të dhënave private të zgjedhësve për t’ua dhënë ato patronazhistëve të partisë së tij; ndaj bashkëpunimit të këtyre, edhe nëpërmjet Policisë, me krimin e organizuar për blerjen e votës etj., krime që pamë gjatë këtyre zgjedhjeve, por këtë e bënë në emër të “dinakërisë së arsyes”.

Pra, synimi i tyre i vërtetë ishte dhe është që, nëpërmjet Ramës, të eliminonin Berishën dhe Metën që pastaj ta kenë më të lehtë eliminimin e Ramës, ose, ose, që ta detyrojnë Ramën që të eliminojë kriminelët, me të cilët bashkëpunoi për të grabitur votën. Me syrin tim të hapur, unë e shoh shumë të arsyeshme këtë dinakëri për të qenë e vërtetë!

Së dyti, nëse do të pranojmë se ekziston një projekt i tillë, duhen shtruar disa çështje teknike të tilla si: a kemi mjaftueshëm prokurorë dhe gjyqtarë për t’i hetuar dhe gjykuar tërë politikanët e korruptuar shqiptarë; a kemi mjaftueshëm burgje për t’i futur të gjithë; a kemi mjaftueshëm policë për t’i ruajtur? Jo vetëm, por a do të gjejmë dot politikanë të ndershëm për ta qeverisur Shqipërinë nëse do të pastrohen të gjithë të korruptuarit? Mos duhet ta bëjmë së pari Shqipërinë shtet të SHBA?

Dhe për këtë a mos duhet më së pari të bëjmë bisedime edhe me partnerët tanë europianë? Përsëri me syrin e hapur, unë shoh se nuk ka asnjë parapërgatitje teknike amerikane për vënien në jetë të këtij plani në krahasim, me të cilin vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve duket si një lodër fëmijësh. Vetëm nëse shpresëndërtuesit shqiptarë i ngatërrojnë këto përgatitje teknike me manovrat ushtarake “Defender 21”.

Së treti, dhe më e rëndësishmja: a kanë menduar ndopak shpresëndërtuesit tanë se amerikanët kanë goxha përvoja të hidhura për të menduar se edhe sikur të arrihet të pastrohet, nëpërmjet këtij operacioni, gjysma e shqiptarëve të këqij, prapë nuk ka garanci se gjysma e mbetur nuk do të sillet njëlloj si tjetra, sepse, ashtu sikurse demokracia, edhe drejtësia nuk mund të eksportohet (mjaft të kesh parasysh se çfarë kanë kombinuar në Kamboxha kur rrëzuan Sihanukun, në Afganistan kur mbështetën talebanët apo në Irak kur hoqën Sadamin)?

Prandaj, unë jam gati të vë bast me të gjithë ata që shpresojnë e besojnë se pas Sali Berishës dhe Ilir Metës, SHBA shumë shpejt do të na heqin qafe Edi Ramën e në Shqipëri do të triumfojë drejtësia se kjo është një ëndërr amerikane me sy hapur, që po ta interpretosh drejt flet për një humnerë padrejtësish, në të cilën po rrokullisemi përditë e më thellë.

28 komente në “Fatos Lubonja: O të mjerë, mos shpresoni se pas Berishës e ka radhën Meta. Mos shikon ëndrra me sy hapur me amerikanë”

  1. Viola says:

    Me mire endra me Ameriken se endra me Rusine. Po ti mos u merzit se ben vaki dhe dalin.

    1. k says:

      Shko more loqe se ngele kontrapedal gjithë jetën.
      Duhet të kishin burgosur për budallë jo per agjitacion.

    2. Sokoli says:

      Epo rast i rralle qe te fitosh para me gomarlleqe si ky trapi.

      1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

        Shiko, edhe mund te kete te drejte per ceshtjen e rradhes. Ndoshta pas Berishes nuk e ka rradhen Metmeta, e ka rradhen ky vet Lubonja dhe qeniet e tjera si puna e ketij, qe kane 30 vjet qe genjejne shqiptaret dhe mbrojne berishistet!

  2. Lucino says:

    O Fatos shko haj m…. Amerikonve !
    Mer sy permys
    Qe dhe kur fol i ma syt posht
    Po te them dhe qe ste del mire me ato
    Se ta kpusin hynin ato
    E kan provu dhe te tjere dhe kan hik per lesh
    Ti gjejn te gjitha ato
    Si i ke gjet paret
    Ku i ke mcefur
    Kush ti ka dhene
    Kshu qe do shofim
    Sapo ka filluar filmi
    Mos u merzit

    1. Qori says:

      Akoma rron ku Çikllopi ???????

  3. patriot says:

    Pse…..eshte me i forte se Sadami a po Gadafi?

  4. Tirana says:

    Ky shkon ne itali, i harxhon ato 5 lek qe fiton duke kruajtur prapanicen dhe kthehet shpejt ve ndonje bast qe e ka mire me socialistet dhe e ka mire edhe me ish te denuarit nga sistemi monist. Ky e zberthen abstraksionismin me dy levizje duarsh dhe shikon ne te njejten kohe edhe lart edhe posht si kameleon.

  5. Olimpia says:

    O idiot…. Perse duhet ta heqin Ramen??? Ai do te iki vete, pasi te perfundoje programin qe ka PS, shndrrimin è Shqiperise ne nje vend normal. Por kjo nuk mund te arrihet pa fshire hitlerucin tribal Berisha dhe Don Meten. Nderkohe duhet te kuptosh mire se amerikanet tashme mbas 30 vitesh e kane kuptuar se cilat Jane forcat progresive moderne dhe cilat primitive, mesjetare. Me mire vone se kurre. Te jesh sot kunder politikes amerikane ne Shqiperi do te thote te jesh antishqiptar. Persijatjet psikopatike,, filozofike,,e tua o Lubonja jane thjeshte delirantizem qesharak por there helm. As ne TV ruse apo kineze, dy kundershtaret e vetem te SHBA sot ne bote nuk gjen njeri te flase me gjuhen tende kunder amerikaneve. Natyrisht bota è sotme dominohet nga interesat… Por perderi sa interesat amerikane perputhen me ato shqiptare, ne duhet te jemi absolutisht me ta. Pa amerikanet shqiptaret do te kishim mbetur sipas ndarjes kriminale te Londres ne 1913.Sot kemi dy shtete e gjysem shqiptare dhe nje hapsire mbi 40 mije km2 me rreth 6 milione shqiptare. Eshte è qarte qe Berisha, Lubonja, Cani, Meta, dhe banda e tyre nuk jane shqiptare….Jane thjeshte zedhenes te interesave serbo greke.

    1. vezhguesi says:

      Olimpia-nuk i heq asnje presje asaj qe keni shkruar. Problemi ketu eshte se Fatos Lubonja eshte nje hajvan qe spijunoi te jatin. A ka gje me te ulet per nje njeri qe te hedhi balte mbi babain qe e rriti, per te shpetuar prapanicen e tij? A ka njeri tjeter ne kete bote qe te jep dashuri dhe mbeshtetje pa kushte pervec nenes e babait?
      Vetem per kete fakt, eshte turp per ata qe i japin hapesira ne mediet shqiptare ketij maskarai.
      Nuk arrij ta kuptoj se perse e bejne kete, pasi edhe si analist, eshte copa injorantit. Duke qene se mbron nje kauze te mbaruar sic eshte ajo e mender opozites shqiptare, asnje parashikim nuk i ka dale i vertete. A nuk ishte Lubonja ai qe dikur thoshte per Salihun se eshte i pa-prekshem? Po tani qe keti jte pa-prekshmit te Lubonjes i jane ulur poturet ne fund te kembeve faqe gjithe botes, cfare do te thote Lubonja?
      Nje fjale e vjeter e popullit thote se: Me fjalen e tij (Lubonjes ne kete rast) nuk shkoj as ne menderhane.

  6. Ze qir says:

    ME CILIN SY E PE O LJUBISHQORRIT
    SE TI II KE SI THOTE POPULLI NJE SY T E DIELLI
    E NJE SY TE MIELLI.
    SI DO QE TE JETE TI SHEH VETEM PLANET ME RUBLA RUSE.

  7. Rr. B. Gramshi says:

    Ti Fatos je nje qenie pa forme dhe pa trajte.
    Te korregjosh apo kritikosh eshte “zanati” me i lehte ne kete bote.
    Te krijosh eshte shume e veshtire.
    Kame 30 vite qe lexoj dhe degjoje nje Fatos kontestator patologjik qe kurre nuk eshte pajtuar me askend dhe me as nje mendim apo veprim pozitiv si dhe te tregoje nje rruge se si duhet vepruar per rastet konkrete.
    Shkurt ti je si ai zogu bishtlekundes qe s’ke lene zall te lumit pa i bere glasen.

  8. Gaetano says:

    Lubonja ka te drejt kur thote ne shqiptaret shikojm endra, pasi nuk dime te ndertojm shtet te se drejtes
    Por lubonja po perjeton endren e keqe te tijen. Askush nuk denjon te degjoj lubonjen neper studio, pasi agon cannel agoi,koha e ketij dhe e shume studiove telivizive te mbushur me aristrokate shqiptare mbaroi
    Jo se jemi kunder e njerezve te sukseshem, por se duhet te ndodhte pulla e kuqe mbi keta, persona non grada , deri diku ender per popullin e vuajtur nga padrejtesia
    Ku eshte kenaqesia, trupat diplomatik ketyre lapangjozve i kan mbyllur dyert. Mbase drejtesi sdo behet qind per qind, po ti shohesh si njerez non grada politikane dhe media e kapur ,deri diku drejtesi ndiet kudo. Ka ngel lubonja dhe bushati,sepse politikanet e forte njeri ka bere gati kartelen shendetsore menderore, tjetri bente te Lela si i vjeter shume ne degjim
    Film I pare kur mafiozet dikur ne itali shkonin me karroca neper gjyqe, keshtu o lubonja dhe shprehja ender , vone por do realiziohet dhe ne shqiperi
    Ju zonte haku i fukarenjve

  9. Filxhani lubes says:

    O Lub koken qepa,qe parashikon” non grata”.Cudi qe Saliun nuk e kishe parashikuar.Ne se ka socialiste,qe kane bere korrupsion,le te vendos Drejtesia,problemi yt eshte qe ti kerkon domosdoshmerisht baraspeshe,dhe me Saliun Amerika duhet ta mbylle me opoziten,keshtu qe nuk duhet te preket miky yt Meta

  10. Nurenbergu says:

    Shf mbiemrin Ljubonja , dhe kuptohet ci kej zotneja osht cjak Serbeje or tej .Largojeni nga studiot kete idiot

  11. pjeter says:

    C’faredo qe te thote Lubonja, shumezohet me fjalen e nje te pabesi.Kur ja futi te atit ky,nuk ka asnje vlere morali per te tjeret j ky i degjeneruar.

  12. Nard Ndoka pompisti says:

    Po vjen dhe radha jote o fatos antishqiptar…

  13. artisti says:

    Nese duhet bere vertete shtet ligjor,shoqja Lubonja duhet arrestuar dhe shternguar te tregoje ku i ka pare dhe vertetuar vjedhjet pasi flet me shume kopetence qe keto zgjedhje u vodhen qe vjedhesit te hyjne ne burg ose ky shpifesi te shkoje serisht ke vendi ku ka kujtime e perjetime te pa shlyeshme

  14. Martin says:

    Ik ore pall [email protected]! Kush ka nevoj per mendimet e tua bythqime. Ti bythqim ke qen ter jeten tende. Kane faje kta te Temes qe te japin hapesira ty te shkruash. Ju te Temes na cate trapin me kta lamasher, keni plot vajza e djem qe duhet tu jepni mundesi te shkruajn, c’mereni me kta rangalle te shoqerise

  15. Kjo eshte skandaloze per nji shoqeri .
    Jane ber nji Bande Shkerdhatash te cilet i japin vetes Statuse nga me banalet per nji shoqeri ,
    dhe pjerdhin nga goja , kot , sepse i pelqen ,
    si me qen mediet shqiptare hale shkerdhatash .

  16. Arber Iliri says:

    O Toso urejtja ndaj Rames te eshte kthyer ne psikoze maniakale.Gjynaf .

  17. Sokrati says:

    Ku e ke syrin e hapur ti, more qorr?! Ti je qorr ne te dy syte dhe te ecesh me mendjen tende, do te thote te vetposhterohemi.
    Sa i shpifur! Qorri udhezon…
    Ec, qorr! E kerkofsh rrugen me dor’!

  18. Amerikanët zotëri të kanë shenjuar kriminelin duke i thënë stop,ti nuk guxon me shkel në tokën amerikane,ti nuk guxon me e thith ajrin “amerikan”,tani ne po të duam edhe mundë ta e mbajm sikur e kemi mbajtur këtu e 30 vite,amerikanët me zor nuk mundë të na shtyjn të ecim përpara,nëse duam të rrijm shtrirë për tokë, ne edhe mundë të rrijm nuk i bëhet vonë amerikanëve.Tashti se çdërdëllisë me ate se çfarë thurrje konspiracionale na qenka se a është në radhë Meta,Rama apo kushdo tjetër këtë vetëm xhungla analitike e Lubonjës mundë ta dijë.Analizë broçkullash që konkludon me superbroçkulla.Një rekomandim z Lubonja,sa e lodh mendjen kot se sa e kush është në radh,dil qoftë edhe i vetëm kërko Drejtësi për të vrarët e Gërdecit dhe ata të 21 janarit,të jeni i bindur që ju bënë nder.

  19. american16al says:

    Me mire endrra me Americen se sa me ty o maskara antishqipetar i felliqur. Shqipetaret duhet tua tregojne vendin vete ketyre funderrinave qe po i marrin frymen politikes dhe vendi, por fale zotit qe America e ka marre seriozisht Shqiperine per ta pastruar nga keto funderrina dhe ty nje dite, o psikopat maskara. I dhente zoti ymen ambasadores Kim per punen fantastike qe po bene, uroj per Te gjithe te mirat.!

  20. Dj says:

    “Dijetari “I madh lubonja qe ne te shumicen e rasteve neper banaket me pa vlere te mediave tona kuvendon budallalleqe ia ka dale me sukses edhe kete here te kundershtoje veten , pra te ngaterrohet me veten e vete pa mundur ti vere koke asaj qe ka dashe te thote. Po ky farfanjak ne mendime nuk eshte i vetem, per nga niveli jane shume afer shumica e hanalistave tane te shquar si; abilekaj, bushati. Komplet jashte cdo etike nxjerrin ate qe duhet ta nxjerrin nga ana tjeter.

  21. Erdogan says:

    Te jesh sot “Antiamerikane” thote zonja me Emer Helene Olimpia do te thote “antishqiptare”!
    Ne luften Greko Italiane ne Vorio Epirin Greke,kush ishte Anti Italiane ishte “Antishqiptare” pavaresisht se Atdheun e Pirros Magna Grecia per te cilen luftuan per ta cliruar Heronjte e Epirit e kane akoma te pushtuar akoma.I dhate edhe Stemen e Heroit Vorio Epirote Mbretit tuaj Viktore Emanuelit.
    Por ju e kini inatin vetem me Grekun.
    Ne periudhen Osmane bile edhe sot,kush ishte Antiturk ishte “Antishqiptare” zonja Olimpia.
    Dhe keta ishin Epirotet,Arvanitet,Greket kunder Vezireve Pashallareve Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve dhe bijte e tyre Ismail bej Vlora,Frashellinjte,Hasanet,Hamzate qe luftuan vetem per Baben e tyre Sulltanin dhe kunder atyre qe nuk u Tur-qizuan.
    Te shpresosh tek Amerikanet qe kane vetem nje qellim te zmadhojne Iseaelin me cdo menyre dhe kur vjen puna per Kostantinopolin Atdheun e Perandoreve Ilyre Greke Legas Kostantinos,Agia Sofian e Perandorit Ilyre Greke Megas Iustinianos,Smirna,Vorio Epir,Pontio,Qipro,Maqedonine Greke etj as qe duan ta dine.
    Bile Pashallekun turk qe ju e quani Arberi colonizatoret amerikane e duan sa me keq.
    Zoti Lubonja eshte i rrethuar nga Idiote,Ignorante,Hajdute,Servile,Spiune etj.

  22. pjeter says:

    Mirenjohja eshte nje virtyt qe jo te gjithe e kane,mos mirenjohja ne te kundert eshte ne rritje,edhe fale njerezve si puna jote,me keto lloj krahasimesh idiote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje