Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e opozitës për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në Korçë dhe në Elbasan.
Ditën e sotme pritet që të jepet edhe vendimi për zgjedhjet në Fier.
Kujtojmë që në Kolegjin Zgjedhor ka nisur shqyrtimi i ankimimeve të opozitës.
Çështja e parë që po shqyrtohet është rezultati i zgjedhjeve në Gjirokastër.
Pavarësisht pretendimeve të opozitës për masakër zgjedhore, deri tani s’ka paraqitur asnjë provë të fortë për vjedhjen e zgjedhjeve.