Twitter: Shumë shpejt versioni me pagesë

31 Maj 2021, 16:48Hi-Tech TEMA
Twitter: Shumë shpejt versioni me pagesë

Versioni i paguar i Twitter-it po afron. Ai do të quhet Blue, për të cilin u fol edhe disa javë më parë.

Platforma ka përditësuar informacionin për aplikacionin e saj në iPhone dhe iPad duke renditur shërbimin e ri që, megjithatë, nuk mund të aktivizohet për momentin.

Ai përfshihet në formulimin e blerjeve brenda aplikacionit dhe kushton 2,99 dollarë në muaj dhe do të jetë versioni i shumëpërfolur i paguar i rrjetit social.

Twitter Blue do të lejojë që përdoruesit e paguar të modifikojnë postimet e dërguara, përmes funksionit.

Kjo do të ishte arsyeja pse themeluesi Jack Dorsey gjithmonë ka refuzuar të vendosë opsionin në aplikacion për të gjithë, të përdorur deri më tani.

Ditët e fundit, Twitter gjithashtu ka hapur bisedat audio ”Spaces” për përdoruesit përmes desktopit dhe ka vendosur përsëri në këmbë procesin e kërkimit të kontrollit të verifikimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje