Nga Ylli Pata
Sinjali që erdhi nga Nikollë Lesi, nuk është i vetmi apo i fundmi.
Ka kohë që Ilir Metën e kanë braktisur pak nga pak të gjithë “kolonelët” mediatikë të tij, që nga Zheji, Babaramo, apo edhe Arjan Çani që nuk e kanë fshehur deri dje një përkrahje për “Lirin”, apo “Liken”.
Pezmi i Lesit për mungesën e nderimit të “Koha Jonë” në jubileun e rëndësishëm të saj të 30 vjetorit, realisht është i argumentuar dhe me të drejtë.
“Koha Jonë”, jo vetëm sepse mbushi një jubile të rëndësishëm, por edhe sepse ka qenë një nga zërat më të rëndësishëm në vitet e para të postkomunizmit shqiptar, si zëri i gazetarisë dhe mendimit të lirë, e meritonte një dekoratë nga presidenti Ilir Meta.
I cili duhet thënë se e ka liruar dorën për këdo, madje edhe për restorante, bujtina apo edhe për mish helli.
Nga ana tjetër “Koha Jonë” prej disa vitesh ka qenë thuajse zëri zyrtar i Ilir Metës, dhe kjo jo vetëm në editorialet e Nikollë Lesit, por edhe në shkrimet balline të kësaj gazette, që kanë përçuar politikën kryesore të LSI-së.
Po atëherë përse Meta nuk e nderoi “Koha Jonë”?
Duket se kemi të bëjmë me një zhvillim të njohur të politikës shqiptare dhe edhe të Ilir Metës, i cili nuk ka shumë besim tek njerëzit që i rrijnë afër.
Përvoja e ka treguar se sa më afër i rrijnë njerëzit, aq më pak i beson Ilir Meta.
Ai ka një koncept të çuditshëm të besueshmërisë dhe luajalitetit, e kërkon atë në një formë jo partneriteti, por marrëdhënie shoqërie apo miqësie, në mes interesit dhe ndjenjës njerëzore.
Kjo gjithmonë ka prodhuar trauma në marrëdhëniet e Metës me njerëzit afër tij.
Dëshmi është marrëdhënia me të ndjerin Dritan Prifti, që ishte më i afërti i Ilir Metës, pasi kreut të LSI-së së atëhershëm i iku e gjithë udhëheqja, me Xhufin, Brokajn, Klosin etj.
Përveç Priftit, kjo marrëdhënie u përsërit me Lefter Kokën, Nasip Naçon, madje edhe me Haxhinaston, i cili nuk është ai që ka qenë si dikur në LSI.
Apo edhe me vetë Monikën, që edhe pse burrë e grua, dukshëm dhe ndoshta edhe normalisht, nuk kanë besim apo kuptim të ndërsjelltë mes vedit.
Pse po ndodh kjo me Ilir Metën? A po i rrëshqet toka nën këmbë?
Duket se po, e kjo nuk është gjë e re në marrëdhëniet e tij me enturazhin e tij.
Kur ishte kryeministër në vitin 2001, Meta thuajse kishte me vete të gjithë ambientin mediatik, analistët e sotëm të paneleve që e përkëdhelnin, që morën kredi të buta e të buta fare, e sot nuk është se kanë shumë zë në media, sepse helbete…
Po edhe sot pas 20 e sa kusur vjetësh jemi në të njëjtën situatë; Metës po i rrëshqet këmba sepse financiarisht nuk është më ai i “pari”, politikisht është i rrënuar, institucionalisht është drejt shkarkimit.
E sot Iliri është i vetmuar. Nuk është hera e parë, gjithsesi duket se e priste, ndaj dhe nuk e ka lëshuar dorën e dekoratave pas 25 prillit.
Megjithatë për “koha Jonë” nuk kishte pse tregohej kaq kurnac…
Edhe vete Ylli Pata eshte nhe nga ata qe e ka braktisur Ilir Meten
Te dekoronte “Koha Jone”, qe e dogji miku i tij sali berisha?! Per ilirin do te thoshte te peshtynte saliun ne fytyre. Saliu i ka mbetur, dhe nuk do ta humbase per hir te Nikolles…kaq.
Nder i ka bere,,c’e do dekoraten e tij? Koha Jone dhe te tjera jane me lart se niveli i dekorates se dhene nga i.m,,,
Cfare jane keto shkrime … o Ylli!?
nuk i ke dhene pergjigje pyetjes ne titull.
Shume shpejt lidhur me kete situate do shprehet dhe e promovuara per deputete pa mbushur 18 vjece dhe me shkolle te mesme Kejdi dhembcakallja me te vetmen cv pjesmarrja aktive ne haremin erotiko naziskin te Jales.
Po ky adjutanti i Likes, pse fryhet si ka.r?
O Pilo , adjutanti (=ndihmesi) ne kete foto eshte kusheriri i pare i Ben Blushit , i cili bashkepunoi tek Koha Jone , me pas me Sale dhe tere Salevicet ; beri perpjekje ti ngjitej si m— pas atleteve te te madhit Rama . BB e ndjehu te keqen dhe u terhoq fare nga politika per ti shpetuar hetimit te miljona te miljonave qe ka ne ekonomine e tij familjare . Pilo , a kuptove pse fryhet ky djali i djalit te Stavri Shuros , nga Korca ?!!!
Ne populli , meritojme ato njerez-politikane qe na hipin mbi shpatullat tona !
= Te pa moralshmit
Pyetja mbetet : A do te mundet SPARK te fute ne rrjete ata peshq qe kane rreshqitur jashte rrjetes se politikes ?
Une mendoj se JO .
Kush mendon ndryshe le te argumentoje ketu te kunderten .
Ke te drejte ne terma afat shkurter (ose shume te shkurter). Ne afatgjate gjerat do te ndryshojne; Nese sekuestrohen dhe fillojne proceset per drejtuesit e partive (ata jane kriminelet me te medhenj), eshte njelloj sikur ka rene zjarr ne pyll, dhe zjarri do te djege cdo peme por edhe cdo shkarpe; Nuk kam prova, por kam besim. USA dhe Ambasada e tyre nuk e kane “ndezur” zgaren per ti trembur por per ti pjekur!!
Si te perralla e Andersenit me rrobat e mbretit , analizat komplekse per personazhe te tille duken fare qesharake kur ndergjegjen e ngacmon ideja qe ne fakt realisht ke te besh ndoshta me nje rrote kari ordiner per te cilin eshte e veshtire te nxjerresh ndonje perfundim pa e pare ne driten e rrotkarizimit
Ne arithmetike 1+1=2 , por ne ekonomi eshte =2+interes , por kur ka korrupsion shifra eshte jashte cdo konceptimi , pra pavaresisht levizjeve “larese” per njesine e kohes , krahesuar keto me cdo parameter ekonomik .
Po ne pazarin albanes nuk ka vetem per te qeshur por edhe per tu habitur , ose dhe per te vene kujen duke qare ,
Vete ligji eshte logjika qe zevendeson shenjen per barazimin qe duhet te jete brenda koncepteve te arsyetimit .