"E përtypa dhe gëlltita që të mos flas publikisht, por erdhi koha": Nikoll Lesi prishet me Ilir Metën?

1 Qershor 2021, 12:35Politika TEMA

Për vite me radhë, Nikoll Lesi ka qenë zëri i Ilir Metës në media, për thirrjet kundër Edi Ramës.

Por me sa duket marrëdhënia e tyre është tronditur pas 25 prillit.

Sot, Nikoll Lesi ka bërë një shkrim me epitet ku lavdëronte Edi Ramën, ndërsa në një tjetër, me emrin e vet, sulmon Ilir Metën pse nuk dekoroi gazetën “Koha Jonë” në 30-vjetorin e krijimit të saj.

Shkrimi i Lesit, ku sulmon Metën

Në historinë e një vendi disa gjëra janë shumë të rëndësishme. Një ndër to mbetet media e lirë, pushteti i katërt, siç quhet në gjuhën politike.Të bësh media të lirë në një shtet gjysëm demokratik e gjysëm diktatorial është përkushtim dhe me pasoja, edhe jetike. Dhe të ikën jeta, siç për pak nga iku ndër vite. Sidomos në pushtetin e Berishës dhe Nanos.

KOHA JONE u dogj, u sakrifikua në emër të fjalës së lirë.

Aleksandër Frangaj dhe Martin Lekaj u arrestuan dhe të strukesh në qelitë e ftohtë të burgut vetëm se doje të flisje për liritë njerëzore dhe korrupsionin e qeverisë, kjo është e pa imaginueshme në Shqipëri.

Është sakrificë.

Të të mbajnë në çështje penale dhe të të hedhin shtëpinë në erë me dinamit pikërisht nga SHIK-u e ku Zoti të shpëton fëmijet, mbetet sakrificë që bën për lirinë e fjalës.

Dhe këto mi bëri pushteti i kohës, mua.

Të të djegë pushteti redaksinë e gazetës më të madhe në Shqipëri në të gjitha kohërat shqiptare qëkur ka lindur fjala, është sakrificë.

Të rezistosh 30 vite si gazetë që punon për lirinë e fjalës dhe shtyp të lirë, patjetër që quhet SAKRIFICË.

Zoti President!

Para përvjetorit të 30 -të të gazetës së parë të lirë në Shqipëri, gazetës KOHA JONE, të erdhën në presidencë tre kërkesa nga shoqata prestigjioze të gazetarëve shqiptarë. Armand Shkullaku, një personalitet në median e lirë, në cilësinë e kryetarit të shoqatës së gazetarëve profesionistë të Shqipërisë ju nisi kërkesë për dekorimin e gazetës KOHA JONE në 30-vjetorin e saj.

Aleksandër Çipa, një emër mediatik dhe që drejton Unionin e Gazetarëve Shqiptarë të çoi shkresë. Edhe ai kërkoi dekorim për KOHA JONE.

Arbër Hitaj, kryetar i shoqatës së gazetarëve europian, dega Shqipëri (AEJ) firmosi një kërkesë drejtuar Ju për të dekoruar ikonën e medias shqiptare KOHA JONE.

Përvjetori ishte me 11 maj 2021. Fiks 30 vite KOHA JONE.

Por asgjë, as dekoratë për gazetën, as për emrat më të spikatur në historinë e kësaj gazete.

Dekorata është vlerësim, respekt që Shteti kryen ndaj një individi apo grup personash që punojnë për një të mirë të përbashkët. Nuk është lekë, euro! Eshtë respekt!

Dhe nuk ke dhënë pak dekorata gjatë këtij viti!

Zoti President!

E përtypa dhe gëlltita që të mos flas publikisht, por edhe nuk mund të hesht, aq me tepër kur flitet për KOHA JONE, e cila ka bërë histori në këtë vend.

Natyrisht që ju kuptoj në luftën Tuaj për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të jap të drejtë. Dhe jam solidar në këtë drejtim, me Ju. Sikurse nuk jam aspak dakord me sulmet ndaj sekretarit amerikan të shtetit.

Por sot po flas vetëm për KOHA JONE, e cila bëri histori, duan apo nuk ta pranojnë politikanët e këtyre 30 viteve, të cilët njëri na dogji, një tjetër na poqi dhe po përpiqemi të mos na palosi ky i fundit!

E megjithatë KOHA JONE mbetet ajo, e vitit 1991!

32 komente në ““E përtypa dhe gëlltita që të mos flas publikisht, por erdhi koha”: Nikoll Lesi prishet me Ilir Metën?”

  1. korekti says:

    Nuk ka dekorata më, mbaruan. Apo ti “Less” ke rreshqitur- dashke dekorate ti: Ne darke fle me Noc Frroku e ne mengjez zgjohesht me Mark Frrokun.

    1. Shinjestra says:

      Mire e ka bere qe nuk e ka dekoruar fletushken tuaj,te cilen une e perdor per ne banjo

  2. Gysi says:

    Nuk dekoron dot Meta se ka frike Berishen.Kur ti jape leje Berisha ai Meta dekoron dhe bajgat e lopes per kontribut ne bujqesi

    1. ................ says:

      epike pergjigja. bravo

  3. pjeter says:

    Si ta interpretoj kete kthesen 180 grafe te Lehesit? A nuk ishte ky qe vetem pak dite me pare deklaronte lloj e lloj marrezish? Bashke me Nafijen,shifnin gjithe diten filxhanin dhe vuuu me parashikime. Ç’fare ndodhi tani? Ose me mire,ç’fare na duhet te presim te ndodhe ne ditet ne vazhdim? Te sulmosh Ramen eshte kollaj per kedo,nuk duhet te jesh me doemos gazetar apo pronar gazete,por te japesh e te kerkosh idera,mendime te dobishme per vendin, jo dhe aq e lehte,duhet te jesh ne kushtet e tilla qe te te shkoje edhe fjala,duhet edhe te dish,edhe te mos jesh i dhjere.Personalisht nuk arrij ta marr per nje “mea culpa” te mirfillte keee kthesen e Lehsit,nuk eshte thjesht se u tregua sylesh dhe vuri bast mbi mbi kalin e gabuar e çalaman,jo,personalisht, cam pershtypjen se diçka po leviz,edhe per nje nga kategorite me te korruptuara,si Politika,Drejtesis,Shendetesia, siç edhte ajo e medias.

  4. dardan says:

    Sa keq qe e kuptove me kaq vonese more Nikoll, megjithate me mire vone se kurre……
    Sali NON GRATA dhe Like FLORIRI kane vrare, kane vjedhur dhe ti perseri me ata mbete…..

  5. Velo says:

    Nuk ta ka dhënë dekoratën se ti e gënjeve, nuk e mbajte fjalën që para zgjedhjeve the se LSI do fitojë 40 deri 50 mandate.

  6. llaman says:

    Ore Nokoll, Metes i digjen mustaqet dhe ti thua te ndez pak cigaren. Vertet i ke bere shume te mira Metes, por fundja ai te ka paguar!. Ci kerkon atij? Dekoratat i jane mbaruar, ku do gjeje ai te tjera? Pastaj mundet qe ai nuk ka dashur te te njollose, dekorata e nje presidenti qe po shkarohet sikur nuk ka ndonje vlere te madhe per ty. Prandaj thuaj falemnderit qe nuk te dekoroi.

  7. Berdello says:

    Shum vone Nikoll.Treni iku.Ska me vend per gojoren qe doni ti beni Ed Rames.I fundit qe beri orenotimin ishte Ylli Rakipi.

  8. Jimi says:

    Nuk gjen dote emer per te pecaktuar karakterin e ketij te paftyri !?

  9. Eshte Atdheu i Shqiptareve
    jo maskarenjeve e tradhetareve .
    meta ka qen eshte dhe do shkoj nga ka dal si nji Funderine ,qe injoranca e mentaliteti kurverimit
    te fshataro malokeve e soli aty ku eshte ,por qe ne te vertete vlen vetem per coban me dhi kurr Politikan .

  10. ?? says:

    SA SHKRIM I DOBËT .?!?!
    NUK FLAS PËR PËRMBAJTJEN, MËNYRA E TË SHPREHURIT DHE TË SHKRUARIT ËSHTË E RËNDOMTË.

    1. Zana says:

      Me ne fund Presidenti e juptoi që dekorimi i gazetës Koha Jone eshte konflikt interesi ,sepse ju gjith kohën kini punuar për të z.Lesi dhe kjo nuk tregon pavarësi apo jo.

      1. a says:

        KOHA JONE sot nuk ka lidhje fare me ate te dikurshmen. sot eshte plotesisht e varur.

  11. laramani njengjyresh says:

    Do nje kocke shoqi, ashtu si po e marrin te gjithe, nga Frangaj, Baze, Fevziu, Lelaj, Rakipi e te gjithe me radhe e ketu s ka lidhje fare Koha Jone e pjerdhur prej kohesh qe se lexon askush.
    Kocka,kocka duhet per te lepire, kete kerkon Lehesi.

  12. Niko says:

    nuk behen maloket njerez ky budallai kerkon dekorata per lepirjen qe i ka ber Saliut e Metes, i duket vetja gazetar ketij malokut te trash qe sben as per te kullotur dhite

  13. artisti says:

    O Nikoll gam gami kur vleresoje dhe Armand Bythlepiresin si gazetar me emer ma le ne mes leximin se e kishe filluar mire,por nuk thone kot huqi del me shpirtin dhe gungacin e drejton vetem arkivoli.Ti je kthyer vertete ne kazan plherash,te kane keqperodur te kane xhveshur lakuriq jo se ty te plas cipa pasi ske fare dhe ca para i ke marre,por mos u mburr me historite e para 30 viteve se sta ka kush ngene

  14. fakulteti i shkencave says:

    ca te dekoroje Ilir Meta? Gazeten KOha JOne nuk e lexon askush o malok i pafytyre qe gjithe jeten ngele duke lepire bythen e te tjerve

  15. L'imperatore Diocleziano says:

    Se marr vesh ku jeton ky.

  16. Pipëtima says:

    Ia thashë para dy ditësh këtu te “Tema” – që të mësohet të jetojë pa Ilir Bakrin dhe të gjejë ndonjë ko… e tjetër që t’ia paguajë harxhet (dhe fitimet) e gazetës. Hajvan i zgjuar: paska nisur qysh tashti. Nuk qenka dhe aq budallë sa duket.

  17. Shqiptar says:

    Kur i hiqet biberoni nga goja, fèmija qan.
    Nuk èshtè aspak punè idealesh, kjo e Nikollè Lesit.
    Èshtè punè biberoni.
    Koha Jonè,,,na ishte njèherè,,Aleksandèr Frangaj e Nikollè Lesi, po ashtu.
    Sot, janè shèmbèlltyra tè korrupsionit, zèri i tyre.

  18. gallata says:

    Uriah hipping e njofin shum mir populli kshu mos te rej menja se po te beson njeri per ket kthes qe po bon harole lepirse e peshtir……………………………..

  19. Pilo Lala says:

    Ngele duke u zhgarravitur Nikolle..
    Jeni bere pale me kriminelet.
    Te mbrosh Sali Berishen, Ilir meten, eshte e rende per nje gazetar, duhet te kete lyer duart me tgjak me ta, ose ka marre pjese te majme nga buxheti.
    Nuk besoj qe dekorata eshte ndonje domethenje shumee madhe per ty.
    Mbas 30 vjetorit, vjen 35 vjetori.
    Pse nuk ja kerkove Nishanit kur ishte 25-vjetori gazetes?
    Keto jane pretekse

  20. Opinjonisti says:

    Ore Nikoll mos u mërzit ti mizë kali, ngordhi një ti i ngjitesh prapanices kalit tjetër… atje jeni mësuar ju si po le pa fund…….!

  21. Timi says:

    Ik mor bastard! Deru dje i ja merrje ne goje Metes, tani e shan! Nuk ja dekoeata per ata qe bejne BJ. Pastaj idioti Meta u ja mvarusr te gjithe dekorarat, i kane mbetur veten sopatat dhe cfurqet. Hahaha!

  22. Zuzare njerez says:

    Rane nga vakti Berisha dhe Meta dhe ngelen rrugeve lehesat shkullaket me shoke. Te shpetojne shqipot nga helmi qe ju hidhnin pa pushim. Zuzare njerez pa moral qe prezantoheshin si gazetare. Lepijuni Blushit se mos ju sajon ndonje rroge

  23. Ceni says:

    Ngeli duke u lepire po asnje se mer nen sjetull. E dine sa i pabese eshte.

  24. oxav says:

    Aha…….Lehsi paska mbetur pa kocka per te lepire,

  25. dhembeli says:

    O N.Lehsi !
    Komentuesi i mesiperm “gallata”, te ka percaktuar bukur si -“Uriah Hipping” (personazh i romanit David Koperfild me autor Charls Dikens).
    I ngjan shume!
    Fillove te na mburresh Ramen ! (deri dje s’le vend pa e kafshuar,… ja bere pantallonat cope sa u detyrua te veshi qillota…!), Se i ka lejuar tifozet shkodrane ne stadjum ne finalen…, sot kritikon Meten per nje aresye shume te forte…, nuk i ka dekoruar gazeten me rastin e 30 vjetorit ,ne 11 maj !?
    Nga 11 maj deri sot , ose me mire te themi deri 26 maj ,filloi “reflektimi” ,…sepse doli rezultati i zgjedhjeve , …fakti tjeter ishte 19 maji , “Busulla Amerikane “- …
    C’ far te presi i ziu Lehsi !?
    Filloi te Lehi zagari kunder te zotit,… sepse i kish shkelur bishtin .Edhe ca vleresime te zgjedhura per mbrojtjen e kushtetutes! …por ama duke e kritikuar RENDE te zotin ,lidhur me qendrimin karshi sekretarit Amerikan!…
    Sigurisht …pa e kafshuar! ( si duket pret ndo nje “kocke” te mbetur,… nga pazaret!)
    S’e merr dot kthesen kollaj i ziu zagar, pasi kishte marre shume revan…!
    Do shkrihemi se qeshuri me kete shejtan budalla !
    S’keni pare gje akoma …!

  26. Dibrani says:

    Nikoll Leshi. Ti je dhe do te mbetesh nje shembelltyre e zvarranikut me te peshtire. Turp……..

  27. Koha Jon says:

    Koha Jon ishte dikur nje gazete që duhej të mbaje radhe per ta blere , sot eshte kthyer në një pacavure që të vjen ndoht ta lexosh. Dhe kjo vetem per faktin se ju Nikoll jeni kthyer në një tellall dhe servil i pa skrupull i ciftit Meta- Mona. Nuk besoj se të ka ngelur hatri nga mos dekorimi i gazetes , por ke gjetur një shkak per të zbritur nga varka që po mbytet. Megjithate mire ben që largohesh sa here që shikon rrezikun

  28. Arbërit e Jonit says:

    Nikoll Lehësi po bën autokritikë, kthim pas, pendim, ardhje mendsh? Nuk besoj, lëpirësi lëpirës ngelet gjithë jetën. Do jetë ndonjë prishje pazari. Punë malokësh, gjellë qensh..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje