Rast etik apo klinik? Pikëpyetjet psikologjike për 'leshverdhën' e Gjykatës së Elbasanit

1 Qershor 2021, 10:13Politika TEMA

Një “bionde por me lesh të verdhë ama”, siç thoshte Jovan Bregu te “Pallati 176”, besohet të jetë dhe ca ditë top-temë në media.

Enkeleida Kapedani, një ish-konkurrente për Miss në fillim të viteve 2000, u shfaq duke bërë sjellje dhe poza të forta sensuale në ambientin e punës, por në ç’ambient pa, në gjykatë, Gjykatën e Elbasanit, si kryetare e saj.

Kur sheh pamjet, të cilat ajo s’i mohoi, dhe merr infon se për çfarë është fjala, pra se ç’detyra ka ajo dhe ku është lëshuar frerësh, e para ke prirjen të dyshosh për vërtetësinë e tyre dhe e dyta, pasi vëren se gjithçka është e vërtetë, pret të flasin psikologët apo sociologët. Sepse, askush tjetër veç tyre nuk ka tagrin të flasë për këtë rast. Mirëpo ti sheh se po flet Artur Zheji dhe aty ngjarja pëson dhe një devijim akoma më të thellë, bëhet edhe më dramatike, edhe më qesharake.

Ajo çfarë ka ndodhur me Kapedanin të provokon një sërë pikëpyetjesh torturuese. Duke nisur që nga reagimi i saj kur thotë se nuk ndihet aspak krenare për ato pamje.

Tani, si mundet që të kesh prodhuar skena të tilla, në kushte ku vetëdija i ka të gjithë premisat të jetë në nivelin më të lartë, pasi nuk bëhet fjalë për “çaste aksidentale” por për sjellje të shtrira në kohë, te të cilat lexohet një afsh për të qenë e tillë, një shtojzvalle sensuale dhe shpirt aventure, e në fund të mos ndihesh krenare?!

Do kishte qenë pak më afër normales nëse sjellje të tilla t’i kishin përkitur jetës së saj private, tërësisht private, e dikush, djallëzisht, ta kish kapur në rol paparaci duke ia bërë publike. Sepse tej kostumit zyrtar ndodh që njeriu të ketë një tjetër kostum, ndoshta dhe të kundërt me atë zyrtar. Megjithatë edhe kjo është e diskutueshme.

Ndërkohë, ajo që duhet hulumtuar në këtë rast, është se çfarë aftësish apo treguesish skolastike e kanë çuar atë në majë të një gjykate. Pra, ka qenë ekselente, ka përgatitje të lartë profesionale? Logjikisht duhet t’i ketë patur. Por nëse i ka patur, një profil i tillë është larg çakërqejfeve vulgare të një adoleshence të tejzgjatur. Te jesh kryetare gjykate, do të thotë që ke sakrifikuar shumëçka në jetë për të arritur majën e një karriere të tillë si juriste. Sepse është fjala për një profesion që rrezaton dijen e thellë dhe deri diku një prirje drejt identitetit intelektual në publik.

Ndërsa ajo, Enkeleida Kapedani, me çfarë i ofronte publikut nga Tik Tok-u, të jep të kuptuar se nuk ka lidhje as me librin, as me mendimin, aq më pak me shkencat juridike. Madje ngjan me aso tipi që nuk ka mundur ta mbarrojë shkollën, pikërisht nga fakti që jeta hedoniste e ka vënë përposhtë.

Tej sjelljes, ajo ka preferuar dhe ta dokumentojë atë, pra të xhirohet. Edhe njëherë duhet theksuar: nuk është një çast, një humbamendje apo dehje çasti, ku për një moment, varësisht rrethanave rrëshqet; është një performancë e shtrirë në kohë dhe hapësirë, pa patur asnjë filtër vetëfrenimi apo vetëdijësimi për çfarë po bën. Kulmi është në skenat brenda ambienteve të gjykatës, në korridore dhe zyrën e saj. Vërtet e pabesueshme, vërtet për t’u analizuar e shpjeguar nga psikologë. Eshtë rast klinik e jo etik. Aq më pak politik.

Ajo mund të qe e korruptuar, kjo është mëse normale edhe në një kuptim njerëzor, por jo. Llogaritet të jetë e çmendur!(Tesheshi)

22 komente në “Rast etik apo klinik? Pikëpyetjet psikologjike për ‘leshverdhën’ e Gjykatës së Elbasanit”

  1. Nuja prej fshati says:

    Lesh verdha eshte ne rregull lereni ne tik rrote
    Dhe vendin e kryetares ta marre nee si kjo po me floke brune ngaqe eshte shume e veshtire
    te takosh me vajza me nje formim te rregullt ngaqe buzet tani I kane perveshur te gjitha
    Tik Rrote le te jete nje dritare per keta lesh verdha per te na treguar se si behest sfilate dhe si lerohen kriminelet
    Me doren e kesaj debilje

    1. k says:

      Është morsa e kompleksit të inferioritetit që dominon mbi gjithë instiktet që zakonisht dominojnë sjelljet.
      “Res cogitas” dhe “Res ecstensa” që na ka provuar Spinoza këtu merr formën “extra domitate” që mbizotëron
      dhe sfidon çdo kufizim dhe “libero arbitrio”.
      Shpjegimin më të qartë dhe kristalin na e ka dhuruar Spinoza tek “Etika”.
      Sikur kjo budallaqja ta kishte lexuar,do ishte ndryshe dhe do sillej jo si “bestia bionda”(Niçe).
      Popujt e kulturuar dallohen nga kultura jo nga idiotësitë provizore që ndryshojnë çdo vit.

  2. Grand says:

    Mos e teproni me E. Kapedanit!
    Eshte e re , me kariere dhe karizem!
    U rebelua ne Surat e shtetit! Ok! Por edhe u tradhetua! Ne fakt iu prek privacia qofte edhe perverse! Por ishte e saj! Sigurishte ajo sot eshte me dobet! Sepse ajo nuk ka tradhetar vehten dhe familjen e saj, apo edhe Shqiperine! Thjeshte plotesoi nje trill. Doli jashte rregullave! Rregullave te shoqerise! Por Kjo nuk do te thote qe ne te vijojme te merremi me te. Lereni te marre pergjegjesine vete! Mos vazhdon sic bete me Y.Pango! Njeriu eshte mrekullia e kesaj bote! Ne fakt sjellja e saj eshte njerezore! Ashtu ajo ndjene! Por Ne momentet qe ajo sfilonte, sigurishte ajo ndjehej Princeshe! Pergjegjesi per te! Sepse ishte ne zyrat e shtetit! Turp dhe mallkim per ata qe e tradhetuan! Mos e teproni me tej! Tani jam me Kapedanin! Mos germoni ne jeten e saj private! Eshte e cmuar per cdo njeri! Nuk eshte ceshtje nr. Identiteti!. Eshte thelbi i njeriut eshte misteri dhe privatesia qe i jep kuptim identitetit dhe vijimit te jetes me kurajo! Enkelejda prano pergjegjsite, por kurajo per te vazhduar! Ti je njeri, je perfeksion ne llojin tend! Don’t care about! Go on with your life!

    1. Taqi says:

      Ja dhe nje dement tjeter. Nga ajo debilja njerezit presin drejtesi jo sfilata me gucci te blera me leke hallexhinjsh. Te liroje zyren dhe pastaj beni video kurvash bashke ne tik tok

      1. Sara says:

        dement je ti dhe keta palo gazetaret qe shkruajne se ajo mud te iste “edhe e korruptuart dhe kjio do te ishte niormale ne planin njerezor”… ekuptoni sa sioqeri e korruptuar jeni qe merreni e te tilla gjera nderkohe qe ju shtypin pedite ne buken e gojes e ne xhepat tuaja?

        1. Tersi says:

          Bravo sara! Jam me ty por, buzêt, buzêt s’po ja kuptoj! A nuk mendon se do ti shkonin mê shumé ato natyralet sepse késhtu mé njasojnê mê shumê me buzèt e asaj plaçkés tê rrafur forté me shpulla! .

    2. opa opa says:

      Ceshtja eshte nese kjo Kapedania eshte bere Kryegjyqtare nepermjet “tundjeve dhe sfilatave”? Se nuk eshte fare ceshtja se c’ben ne jeten private, le te jete edhe kurve e zakonshme, apo seksiste e fiksume, le te jete edhe virgjereshe e perjetshme po deshi, e ta mbaje me dore, kujt i plas. Por, me hapjen e shaleve ka arritur nje debile e tille te behet kryegjyqtare!? Kjo eshte ceshtja!

    3. ARKEHEAN says:

      Grand more / moj sharlatan/e, pasi nuk e di ne je femer apo mashkull. Per çfare privatesie e ke fjalen ? Privatesi ne zyrat e shtetit. Keta/o e kane me akt normativ, qe nuk mund te kene jete 100 % private, as kur jane jashte orarit te punes. Bie fjala, nuk mund te nxjerre shalet jashte, as kur del per darke me familjen per te cilen mund te mos perbeje problem ” shala jashte “. Pse ? Sepse kemi te bejme me çeshtje besuesshmerie qe krijohet tek nje punonjes i ketij niveli. Pastaj, edhe sikur te jesh trashegimtar/e e nje familjeje te pasur, nuk mund te reklamosh rroba te shtrenjta, apo makina dhe shtepi luksoze. Tjeter dhe shume e rendesishme. Eshte pa rrip sigurimi dhe duke ecur me 130 km/ore. Po te çojne ne para kesaj leshverdhes per rripin e sigurimit dhe 130 km/ore, kjo na hedh prangat. Thellohu kur shkruan.

  3. shqip says:

    Kjo kategori para se të dalë nga shtëpia , tërheq ndonjë vizë me hundë. Pastaj dita u shkon si jo më mirë. Nuk është çudi që tavolina e punës në zyrë, mund të jetë shumë funksionale. Megjithëse në renditje kjo nuk është para Grida Sumës . Grida e theu çdo primat që ka qenë para saj. Në sallën e institucionit më të lartë të një shteti, Grigja theu çdo tabu .

  4. Arbert says:

    Lajmet me qesharake nga Shqiperia vijne!! Nuk ka faj kjo bukuroshe, kane faj ata qe e vune ne kete detyre. Ne fund te fundit duket sikur po I ben reklame nje strip klabi, qe ne te vertete Jane per 30 vjet gjykatat shqiptare.

  5. Grand says:

    Mos e teproni me E. Kapedanin!
    Eshte e re , me kariere dhe karizem!
    U rebelua ne zyrat e shtetit! Ok! Plotesoi ndoshta nje enderr te saj. Pa qellim se po demtonte shtetin! Por u tradhetua nga vehtja dhe egoist te tjere! Por…ne fakt iu prek privacia qofte edhe perverse! Por ishte e saj! Sigurishte ajo sot eshte me dobet! Sepse ajo nuk ka tradhetar vehten dhe familjen e saj, apo edhe Shqiperine! Thjeshte plotesoi nje trill. Doli jashte rregullave! Rregullave te shoqerise! Por Kjo nuk do te thote qe ne te vijojme te merremi me te dhe ta persekutojme! Edhe mund te buzqrshim! Per… Lereni te marre pergjegjesine vete! Mos vazhdon sic bete me Y.Pango! Njeriu eshte mrekullia e kesaj bote! Ne fakt sjellja e saj eshte njerezore! Sepse ajo ashtu ndjeu! Ne momentet qe ajo sfilonte, sigurishte ajo ndjehej Princeshe! Enderr e realizuar ne menyre mistike! Poe edhe pergjegjesi
    e pafajshme per te! Sepse ishte ne zyrat e shtetit! Turp dhe mallkim per ata qe e tradhetuan! Mos e teproni me tej! Tani jam me Kapedanin! Mos germoni me ne jeten e saj private! Eshte e cmuar per cdo njeri! Nuk eshte ceshtje nr. Identiteti!. Eshte thelbi i njeriut eshte misteri dhe privatesia qe i jep kuptim identitetit dhe vijimit te jetes me kurajo! Enkelejda prano pergjegjsite, por kurajo per te vazhduar! Ti je njeri, je perfeksion ne llojin tend! Don’t care about! Go on with your life!

  6. 1 says:

    Gjithollogu Zheji ka ngelur pa pune dhe vete ne cdo emision kur e ftojne ,mjafton te dali leku per te bere ndonje loje,pa se cdo thote atje pak rendesi ka

  7. Gysi says:

    Eshte rast klinik.Ka 30 vjet qe halabaker e halabake kane ne dore jeten e njerezve dhe fatet e shtetitPo kjo eshte e semure nga trute e kokes

  8. Malua says:

    1.Nuk eshte e cmendur.
    Te cmendur jane ata qe “krijuan” kete sistem drejtesie qe nga 91-shi der tani.
    Te cmendur por jo ne cmendine.
    Te cmendur por ne kariget me te larta te drejtesise.
    Domosdo te cmendur por…. Ne emer te lirise se gjyqsorit.
    E ne emer te liricmendise, te gjitha organet qe kontrollojne vendimet e gjyqtarve nuk mund te bejne totalisht asgje pasi perballen me kryevepren pergjigjie ” ky eshte vendi im si gjykates dhe keshtu e mendova”.
    Jo te cmendurit por me te mencurit e kesaj bote te mblidhen, liricmendurise ne emer te pavarsise se sistemit nuk kane se cfare ti bejne.
    Ndaj,pjerdhim kot!
    2.Jo me larg se java e kaluar, Kryeprokurori i ra kambanes se alarmit.
    E degjoje njeri?
    E kapi ndonje gazetar apo media alarmin?
    Jo.
    Kryeprokurori tha: Me ligjet e reja qe u aprovuan, Kryeprokurori nuk ka te drejte te kontrolloje asnje prokuror vartes te tij.
    Dhe pergjigjia liricmendine qe mori nga kryetari qe kontrollon kryeprokurorin ishte:
    Po pikerisht per kete gje e nderruam kushtetuten…qe te mos kete Kryeprokurori te drejten e kontrollit pasi kemi hasur probleme ne te kaluaren.
    Kryeprokurori i kerkoi keshillit monitorues qe ta rishikonin kete ligj prap ose te pakten Kryeprokurori te kete te drejten e kontrollit tek drejtoret e prokurorive te rretheve.
    Por pergjigjia ishe akoma me e bukur, me brilante, me e stermenduar, “Mesohuni me keto ligjet e reja, thjesht do duhet kohe qe te mesoheni”.
    Me pak fjale Kryeprokurori na tha se qe ketej e tutje cdo prokuro do beje si ti doje “mendja” dhe nuk jep llogari asgjekundi.
    Asnje gazetar nuk u mor me kete alarm…mbase ishin tek rogner dhe nuk e degjuan?
    Kur nuk kontrollon dot prokurorine si mundesh te kerkosh te kontrollosh gjyqtaret?!
    3.Ne nje vend te europes, nje djale kishte mbaruar shkelqyeshem per drejtesi, kishte zgjedhur te behej prokuror.
    Por ky djali kishte bere nje shkelje kur kishte ditelindjen e tij te 19-te.Kishte tejkaluar shpejtesine ne nje rruge te qytetit me 1 km. Nga 40km ishte me 41km. Ishte cilesuar shkelje e lehte nga organet dhe ishte cliruar nga akuza e shpejtesise por ishte shkruar ne sistem si shkelje pa gjobe.
    U mblodh keshilli i drejtesise dhe e pyeti kete djalin: A ke dashur te beheshe prokur qe ne fillim te studimeve…Po ishte pergjigjia.
    Qe kur e ke dashur kete gje… Qe ne moshen 16 vjecare isha i vetedishem se deshiroja te behesha prokuror.
    Keshilli i tha… Zoteri, ti e dije se doje te beheshe prokuro dhe shkelja e rregullave sado e vogel nuk duhet te ndodhte tek nje njeri qe pretendonte te behej prokuror ndaj ti nuk pranohesh ne sistemin e drejtesise.
    Perralla per shqiptaret duken keto, po per shtetet qe duan nje shoqeri normale, jane gure themeli ne sistemet e tyre.

  9. Thuj mire qe i postoi ato budalleqe me poza te neveritshme dhe buzet me botoks Se edhe sot do ishte ne poltronin e kryetares dhe ka*e says:

    Kjo femer, ah nuk duhet te themi femer per disa qe irritohen, por grua( sikur levizjet qe quheshin, levizje grarishte dhe jo feministe,…)
    Pra shkurt Leda e gjeti nga vetja e vet.
    Sikur mos kishte qene per Nishanin qe e dekretoi gjygjtare, ne kushte normale,nje juriste e diplomuar ne 2014 duhej te bente specializime e praktika dhe jo te katapultohej si gjykatese karriere. Kapedania, ne ditet e sotme duhej te ishte ndonje ndihmes gjygjtare apo gjygjtare e sapo emeruar. Ajo dukej kjo, gjykuar nga videot e saj, si nje njeri i preokupuar me ceshtje gjygjesore? JO.

  10. Al says:

    Skolastike = shkollore
    Ekselente = shkelqim/ e/i shkelquer…
    Nuk e kuptoj pse nuk perdoret gjuha shqipe neper gazeta???
    Ju duhet nje redaktor per te kontrolluar gabimet qe ndeshen neper shkrimet qe publukohen. Niveli gjuhesor gramatikor baraz me zero!!!

  11. Diplome apo pacavure? says:

    Po c shkolle e c ekselente flet….Ta merr dashnori po qe politikan,prokuror apo biznesmen….Jo me 10 -ta po me 11-ta…Prandaj si hedh njeri syte te diploma kur punesojne se e dine qe s ka vlere apo s perfaqeson dijet.

  12. Shaljani says:

    Urgjent duhet te behet testi i inteligjences ,per keto nivele.Shoqeri e depersonalizuar.Me kete nivel,asaj mund t’ja lypesh ne nje motel 5 mije lekesh.Eshte per te ardhur keq qe,kjo dhe shume si kjo,kane te drejten te diskutojne problemet e jetes se njerezve,te vendosin,shkurt,te japin “verdikt”.Me vjen rende nga vetja,por,sot po e kuptoj, ne moshen 55 vjec, qe ketu eshte dhjere cdo gje.

  13. iksi says:

    Si lihet ne gjykat kjo fytyre si mundet qe kjo te na gjykoje ne me ate surrat qe ka dhe me ato tru qe i kan ikur ne drejtim te paditur .

  14. TROPOJA says:

    Kapedanja meqenese pranoi detyren e kryetares se gjykates, duhej ta privonte veten nga shume gjera. Eshte perfaqesuese e sistemit te drejtesi dhe ishte e detyruar te paraqitej ndryshe nga cishte ne realitet, ne sjellje dhe ne veshje. Njerezit merren me ty kur s’kane pune jo me kur u jep shkak vete. E keshtu nuk mund te mendosh qe eshte jeta jote private dhe te tjeret skane pse te merren me ty. Perkundrazi dinjiteti, etika, solemniteti, intergriteti etj, duhet te jene cilesi te nje gjyqtari, apo aq me teper per nje kryetare. Njehere tu dha shansi dhe nuk u tregove e zgjuar per ta mbajtur. Pergjegjesia eshte e atyre qe te dhane ate vend pune. Mos u merzit cdo e keqe e ka nje te mire.

  15. Nik says:

    Nqse problemin e ka ngritur Gj,Zheji ka bèr shumè mir dhe opinioni me tè drejt nè komente pyet,kjo èshtè drejtèsia e kurvave dhe vjedhèsve.Aty duhen disa traktor dhe ti fillosh e pastrimin e drejtèsis nga Saranda nè Tropoj.Sikur qyteti Elbasanit ka njè kriminalitet tè lart nga gazetet qè lexojm,dhe kjo e droguara èsh K/Gjykate?E,Rama kaluan 8 tè vjet nè qeveri dhe nuk ke justifikime pèr tè shndrruar drejtèsin nè njè shèmbull tè moralit si dhe gjith administratèn,ministrit,policin,unversitetet ndryshe do tè largohen me njoll tè zezè siç u largua Nanua.Nuk ka mundèsi njè vend kaq i vogèl tè ketè njè numèr kaq tè lat kriminaliteti,do tè thot se drejtèsia èsht e kalbur prej kriminelave qè dretojn drejtèsin.Mjer shqipèria

  16. Nje mergimtar says:

    Kur merr nje detyre shteterore jeta private lihet ne shtepi,ku asnje nuk te kerkon llogari.Paraqitja dhe qendrimi organizohen mbi bazen e nje kodi etik.Pse gjithe trupa gjyqesore,perfshi dhe avokatin ne seanca shkojne me uniformen e percaktuar?Po ashtu eshte e palejueshme te kryesh veprime jashte etikes kur je brenda institucionit.Ne mendimin tim kjo zonje le te shkoj ne nje pune tjeter,jo ne institucione shteterore,ku mund te veproj ,po e lejuan.Eshte detyre e Ministrise te kontrolloj sjellien e punonjesve nepermjet perfaqesuesve te saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje