Adriatik Llalla thotë se ambasadori amerikan Donald Lu dhe ajo e BE-së, i kanë kërkuar kur ishte kryeprokuror të arrestonte Sali Berishën, por ky s’ka pranuar.
Llalla këto i ka thënë në televizionin e familjes Berisha, përballë Çlirim Pekës.
Zoti Lalla nuk jeni i vetmi qe jeni kërcënuar nga një ambasador amerikan, në këtë studio ku jeni ulur ju është e bujshme deklaratat e presidentit Meta i cili tha: Ambasadorja Kim me kërkoi të shkel ligjin pasi siç tha Meta edhe ne kemi gjera për ju; pra është një shantazh i drejtpërdrejtë. Ndërkohë zoti Berisha në mënyrë surprizë është shpallur non-grata nga SHBA ashtu si ju në të njëjtat argumente edhe përgjigja e zëdhënësit të DASH është me motivacioni se opinioni në Shqipëri dhe rajon është i bindur për korrupsionin por nuk kërkohen prova nga ne. A është kërkuar Adriatik Llallës si kryeprokuror të arrestojë Ilir Metën dhe Sali Berishën?
Kjo është temë për të cilën jam shprehur më herët dhe duket e pavend që t’i rikthehemi të tillë diskutimi dhe të mos ta ripërsërisim.
Kohë e kaluar, por a ju është kërkuar konkretisht me emër të arrestohet Sali Berisha konkretisht nga një ambasador?
Për Berishën po, më është kërkuar që të arrestohet, një kërkesë që është bërë nga ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin që të arrestohet dhe të ndiqet shembulli i Kroacisë.
Ajo më tha se, që Shqipëria të futet në BE duhet të ndjekë rrugën e Kroacisë dhe të arrestojë Sali Berishën dhe ti ke rastin që të tregosh forcën tënde të ndihmosh Shqipërinë të futet në BE. Ajo ka përfituar nga rasti që ishte në statusin e diplomates, sepse në kushte të tjera kjo është e patolerueshme për secilin qytetar të lirë kërkohet arrestim pa prova është absurditet që kërkon të hysh në zyrat e një shteti të pavarur dhe ti imponohesh në forma të tilla.
I njoftuat për këtë kërkesë institucionet shqiptare?
Po kam informuar zotin Nishani, Presidenti i Republikës, dhe zotin Meta që ishte kryetar parlamenti.
Si reagoi Nishani?
Zotit Nishani iu duk e pabesueshme. Vlahutin kishte shkuar menjëherë pas takimit me mua, në zyrën e Metës për të sqaruar këtë debat, duke i paraprirë ndonjë reagimi të mundshëm të tij, moment në të cilin Meta kontaktoi me mua dhe sqaroj se si ishte situata.
A keni pasur prova ju për Sali Berishën?
Në asnjë rast nuk ka pasur që hetimi të nxjerr prova që Sali Berisha të ishte përfshirë në një situatë paligjshmërie.
A ka pasur ndonjë rast që Berisha të jetë akuzuar nga qeveria Rama në prokurori.
Jo asnjë rast.
Në një letër që keni dërguar në Kongresin Amerikan është bërë në media publike dhe nuk e di sa e vërtetë përmbajtja, jeni shprehur që ju është kërkuar nga ambasadori amerikan arrestimi i zotit Meta?
Për zotin Meta u pozicionua vetë dhe pas takimit me Lu u shpreh në mënyrë jo korrekte që tha; unë i besoj ambasadorit dhe jo prokurorisë shqiptare.
Për Berishën ka pasur kërkesë për arrestim vetëm nga Vlahutin dhe jo nga ambasadori amerikan.
Jo ambasadori amerikan.
Lu ndërhyri për çështjen e Bankers dhe te Fevziu keni thënë që ju ka njoftuar një biznesmen i fuqishëm, që nëse nuk do të pushoni çështjen zoti Lu do të vijë në zyrën tuaj, a ndodhi kjo?
Si e kam përmendur atje po.
Zoti Lu ju erdhi me pronarin e Bankers?
Po ne u prezantuam dhe rezultoi që ai ishte pronari ose menaxheri që vinte nga Kanadaja.
Dhe si u ndatë nga ky takim?
Në të njëjtat rrethana, duke këmbënguli që prokuroria do të hetojë rastin në mënyrë korrekte deri në fund dhe nëse do të vlerësoj që nëse kishte përgjegjësi penale një punonjës i kompanisë do të shkonte drejt përgjegjësisë penale ose në të kundërt çështja do të merrte një rrugë tjetër.
Ju nuk e ndaluat hetimin?
Jo asnjëherë, i kemi kërkuar kompanisë që të ç’dëmtonin banorët e asaj zonës që edhe sot besoj që janë pa banesa, por asnjë nuk e mori këtë përgjegjësi.
Sekretari i Shtetit Tillerson që ka firmosur deklarimin non-grada të Adriatik Llallës ishte aksioner në këtë kompani, a jam korrekt?
Po, është e vërtetë.
Ju po e pranoni që Tillerson që ka firmosur deklarimin non-grata ishte aksioner i kësaj kompanie që ju nuk keni ndalur hetimin ndaj saj të kërkuar nga Donald Lu. Në përgjigjen e DASH ndaj prokurorisë shqiptare nuk ka asnjë të dhënë konkrete përveç faktit që thuhet se ka kryer korrupsion masiv sipas opinionit. A e konsideroni këtë rast si një hakmarrje të numrit një të DASH ndaj jush?
Nëse do të shkonte rasti im që rasti i parë në botë ku do të cenoheshin interesat e Sekretarit të DASH do të ishte interesante nëse do të lidhej me këtë, por faktin që Tillerson është ortak kësaj kompanie mund ta vërtetoj çdokush.
Ju mendoni se u cënuan interesat e zotit Tillerson që u shkarkua më vonë nga Trump?
Pse jo!
Por nuk aludoni deri aty që mendoni se ai u shkarkua për rastin tuaj?
Jo nuk e besoj.
Megjithatë po në ato vite kanë filluar disa shpime të tjera për naftë edhe te Bankers, por edhe të kompanive të tjera ku Soros ishte aksioner, a keni informacion që Soros është aksioner të Bankers?
Jo, nuk kam informacione.
Plus kësaj është i njohur fakti që Xhorxh Soros ka qenë inspirues dhe përfitues nga donacioni i Reformës në Drejtësi në Shqipëri. A e lidhni edhe këtë sulm ndaj jush me këtë emër apo jo.
Çdo gjë mund të jetë e mundur lidhur me përplasjen që ka ndodhur me ambasadorin Lu në 2016 ku me cilësoi si pengues në Reformën në Drejtësi në rrethana krejt absurde, pasi prokurori nuk kishte asnjë kompetence mbi legjislativin ose ekzekutivin që ta pengonte reformën fare. I kërkohej nga grupi i eksperteve ne i vendosëm më të mirët, ndërsa në tryeza pune unë kisha mendimet e mia për mënyrën se si duhet të funksiononte institucioni i prokurorisë.
Sot ambasadori i SHBA nuk është Lu, por Kim dhe ditën që është marrë vendimi për ju që jeni dënuar me 2 vite burg ka reaguar në Tuitter e cila thotë: Më vjen mirë që shoh që jep rezultate kjo përfshirë dhe ish-zyrtarë të lartë që u është ndaluar hyrja në SHBA për korrupsion, tregon qe askush pavarësisht sa i fuqishëm nuk është mbi ligjin, kur të gjithë janë te barabarte para ligjit të gjithë kanë dinjitet. Ky është dinjiteti vërtetë ju drejtohet ju apo Sali Berishës, pasi është dita kur është publikuar reagimi i Blinken për Berishën.
Siç duket nga teksti ky Tuitter ka lidhje me mua, nuk e kam ndjekur pasi kur jam larguar jam tërhequr në jetën time private, në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor, për të parë ecurinë dhe zhvillimet, por nuk e kam ndjekur deklarata e ambasadores.
Duke parë pozitat në të cilat jeni, a jeni penduar që nuk keni dëgjuar këshillat e ambasadorit Lu. Lalla sot si ish-i persekutuar a e kupton qe me Amerikën edhe kur s’ka të drejtë nuk luhet.
E kam të vështirë të pranoj me atë që Amerika është e njëjtë me atë që ishin ambasadorët.
Por veproi Sekretari i Shtetit.
Po veproi, por megjithatë e kam të vështirë ta pranoj që Amerika vepron në këtë formë. Unë, familja ime u persekutuam vetëm pasi ishim të njohur për mendimet tona pro amerikane, pro demokratike kundër një regjimi totalitar siç ishte diktatura komuniste.
Babai juaj është dënuar nga regjimi komunist si një agjent i CIA-s, ndërsa ju djali i tij jeni shpallur non grata po nga SHBA, a e keni imagjinuar ndonjëherë një situatë të tillë?
Babai ka bërë 15 vite burg.
A keni pyetur ndonjëherë nëse ka qenë agjent i CIA-s?
Gjate gjithë kohës që babi ishte gjallë në diktature kur ishte koha për të dëgjuar Zërin e Amerikës, ne mblidheshim në një dhomë të fshehtë dhe shpresonim se ca do të bëhej kur do të ndërhynte Amerika dhe do të na mbështeste në rrugen tonë drejtë demokracisë. Çfarëdo mund të ketë ndodhur, por në dijeninë time nuk di që të ketë shërbyer si agjent, përveç faktit që babi im ka mbaruar një shkollë amerikane dhe ka shërbyer në shumë aktivitete të ndryshme dhe ato janë tema që gjithkush i merr në varr.
Duke pasur parasysh Donald Lu, sekretarin Tillerson rasti konkret a është kjo Amerika që shpresonim të ishte kur e dëgjonim Zërin e Amerikës fshehurazi?
Realisht ndjej një zhgënjim, nisur që nga ambasada që kemi këtu e cila pala shqiptare personeli është i gjithi pasardhës të nomenklaturës së kuqe të zyrtarëve më të lartë të kohës së komunizmit, dhe çuditërisht të gjithë ata që zgjidhen nga lotaria amerikane janë nga kjo kategori.
Ju thoni se po drejtoheni padrejtësisht dhe me presionin Ambasadës, a është SPAK nën ndikim e Ambasadës Amerikane?
Jeni i bindur për këtë?
Jam i bindur që gjërat e bëra publike dhe seancat e mia ndiqeshin nga përfaqësuesit të ambasadës dhe gjyqtarja gjithë kohës mbante një kontakt vizual me një çift që ndodhej në sallë dhe mesa duket merrte aprovimet nëse do të miratoni një veprim të caktuar duket qartë ndikimi i tyre në sallën e gjyqit.
Nuk eshte nevoja t’ju njohin amerikanet apo europianet, Juve ju njeh mire i gjithe populli shqiptar. Me popullin jeni tallur sa here keni dashur, por me amerikanet dhe europianet nuk keni shanse. Europianet kane 2000 vjet shtet ndersa amerikanet 300 e kusur vjet shtet dhe djepi i demokracise,ligjit,te drejtave te njeriut,prones dhe humanizmit. Ju jeni genjeshtare se keshtu u rritet bashke me pushtetaret e ketyre 70 vjeteve, duke genjyer mashtruar e vjedhur. Z.Llalla eshte me fakte hajdud dhe abuzues me detyren, jo me tha keshtu apo ashtu ambasadori. Deri dje thoshit se Z.Lu ka kerkuar arrestimin e Metes, pra keni hedhur tym ne popull, nje mashtrim i klasit te pare, sot na thua qe paska qene Vlahutin qe paska kerkuar arrestimin e Berishes. Nuk e di çar ka per tu çuditur pse nje ambasadore e nje kontinenti mik te inkurajon te zbatosh ligjin dhe autoritetin qe te fusesh ne europe 3.000.000 banore, vetem per te arrestuar nje shleles ligji. E shikon çfar demi ju ke bere 3 milion shqiptareve. Pse kujton se te shpeton berisha apo meta, me keto deklarata vetem e vetem sa rendon veten ne popull por edhe ne opinionin nderkombetar.
Forca e SHBA është se ju jeni të korruptuar,shërbëtorë të krimit dhe drogës,hajdutë të ndyrë pa asnjë moral.
Sikur të ishit të ndershëm askush nuk do ju prekte,kanoseshe apo bënte presjon.
Shko pas berishës si kone i zallshëm se jeni të dy fshatarë të varfër me të njëjtin mentalitet.
Ky Nga hajdute laxhje ështe bër Plake e laxhjese një here thoshte ilir Meten një here Sali Berishen po ike more hajdute se nuk i duhesh kujte gjë
Bravo adash ! Bravo Beni, se kemi edhe te njejtin emer ! Komenti yt eshte me se i sakte.
Ne qoftese ke ene i persekutuar gjate rregjimit komunist, nuk perligjesh te vjedhesh dhe besh korrupsion ne demokraci. Pak e ke 2 vjet
– na e tregon si me pas noj Trimeri rropsia e Katundit i cili nuk vlente me shume se nji Pastrues i WC-se te Prokurorise .
Tani po e perdorin si kamikace sali muta ,kunder Amabsadoreve Amerikane dhe atyre te BE-se .
Dhe cfar do arrin me kte Karte te Djegur ?
Mut qe te hane te dy ,do arrestohen e do lozin domino me Llallen ne Rec
Funderinat e Bashkuara te Fshatar Katundar Malok shpellar .
Gjithkush kthehet nji dite ne Origjine o bij bushtrash Esadiste
Po ku eshte denuar me sa Di une si ka mundesi qe eshte i lire akoma ?
CIA I ZGJEDH AGJENTET TE MENCEM.DUKE U NIS NGA TIKU EDHE I JATI NUK KA QENE.SHUME TE TRASHE.
TASH DON ME NDIKU NE APEL POR E KA KOT.
Fuck you Llalla!?USA
K prokurori I Sales , qe meqe ju prek interesi po nxjer sekretet e punes , c mund te presesh nga njecope prej Gramshi Kur ishe kaq I zoti e kaq “ i drejte “ pse nuk fole athere po tani qe u denove o plehre kukull ne duart e berishes e metes per tu mbuluar vjedhjet. Ke surrat ti o hajdut te mbash ne goje Ameriken e BE e ambasadoret e tyre Sherbei edhe nje here sales , se kini qe te dy hall te madh e prite se do kaloni boll kohe se bashku
Na dalkan te gjithe nje nga nje si minjte e vrimave tani ,eshte ne mode mashtrimi , doli dhe koktuli i Gramshit qe kur ishte femije degjonte VOA ne familjen e tij ,si dhe Lul bytha ……
Vec qe eshte koktrash dhe i peshtire , por eshte dhe tinxar , do te ingranoje reth tij nje pjese te jenicereve qe vorbullohen reth Saliut …….more fund dallkauk , mos u mer me idjotesira , dhe 2 vjet denim ta kesh per nder te madh ,20 vjet duhet te haje , + sekuestrim ….2 vjet per ty jane hic , dhe te sekuestrojne nje pjes te pasurise qe sja vlen ……..me kete veprimtari kriminale qe mbart ne supe duhet te sekuestronin gjithe pasurine ne total qe vendose me korupsion + 20 vjet burg ……
Shikoni se me cfare mostre ne kohen e shpellave keni pasur ne poziten e k/prokurorit ..!!???
Tregohen keto biseda konfidenciale, por si fshatar klasik i pagdhendur dhe pa kulture e frikacat , tregon burrerine ne intervista dhe jo hajdutlliqet e tij , TURP …, kalbeni ne burg kete bajge te qelbur …
Sipas Tikut, Ambasada ka zgjedhur personel vendas pasardhes nga ish nomenklatura e kuqe, madje dhe ata qe paskan fituar llotarine amerikane qenkan nga e njejta prejardhje.
Po mire mor Tiku, ne rastin tend zgjodhem nje person nga prejardhje tjeter dhe na doli, veç te tjerash, nje cope injoranti qe nuk e ka shokun.
Pjesa me interesante eshte qe nuk ka asnje denoncim ne prokurori per Berishen nga qeveria . Keto te tjerat jane llafe pazari ne lidhje me nje te vertete qe te gjithe e dine se sa te perfshire jane drejtues dhe ish drejtues te ketij vendi . Edhe t`i shpallesh te gjithe non grata , non fa` una piega thone italianet . Ju mbushyni gazetat me tikun po asnje denoncim nuk ka patur nga keta qe kane marre flamurin e drejtesise edhe reformave.
Cfare letyre esht ky hajdut I peshtire. Pse te ndihmoje shqiperine me arrestimin e perbindeshit Berisha kur ti po ndihmoje vetin me krimin e organizuar. Pse nuk dergohet ne celi ky hajdut na ben edhe moral.
A i besohet nje qen bir qeni si Adriatik Llalla qe vetem nje pune beri “mire”? Ti sherbente kryekriminelit Sali Berisha bashke me agjytantet e tij. Kete dinte te bente ky idiot dhe te gjitha i ka genjeshtra. Ambasadoret duhet ta hedhin ne gjyq nderkombtar qe ta çojne ne Guntanamo.
o phlera mos u sillni si gjynaqare sa pazarlleqe, e vrasje, e vjedhje, mashtrime, dhune dhe tanke kini futur neper popull dhe dilni tashi neper televizione dhe qyrraviti. ju jini miliardere, dhe populli ska buk te haje o rrugcer.
O Çimi i Pekës:
Po të kërkosh të vërtetën se si e ka kryer detyrën e Kryeprokurorit Adriatiku i Llallës, mos pyet Adriatikun e Llallës, por bëj një sondazh në popull që të marrësh opinionin publik.
Kështu si pyet zotria jote Adriatikun e Llallës dhe si të përgjigjet Llalla, janë justifikime për të kaluar radhën sepse edhe ti sdi çfar të bësh më shumë sepse aq intelekt ke.
Populli nuk i ha këto sepse i ka vuajtur dhe e njeh vetë Adriatikun e Llallës.