Perla e Jemin Gjanës: Listën e anëtarëve të PD-së e ka vetëm tekniku i internetit, na ndalon BE t’ua japim kandidatëve për kryetar

31 Maj 2021, 20:23Politika TEMA

Jemin Gjana thotë se kandidatët për kryetar të PD-së nuk mund ta marrin listën e anëtarëve që do të votojnë më 13 qershor, pasi nuk e lejon Bashkimin Europian.

Sipas tij, listën e anëtarëve të PD-së e ka vetëm personi që merret me mirëmbajtjen e internetit në parti, dhe sekretari i PD-së.

“Ky është një debat që nuk është sot. Ishte më shumë në 2017. Ne jemi vend që kemi nënshkruar marrëveshjen e stabilizim asociimit në 2006, demokratët e nënshkruan.

Që nga ai moment Shqipëria ka detyrime për të përputhur legjislacioni me ato të vendeve të BE. Kemi një ligj të hartuar në 2008 për mbrojtjen e të dhënave personale. Jemi të detyruar ta respektojmë. PD është organizatë dhe nuk është e pritur ta thyejë këtë ligj.

Ne po respektojmë këtë ligj. Kërkesat e ligjit janë: është përcaktim i standarde evropiane të dhënat personale të një individi konsiderohen sensitive dhe personale, si të dhanë me përkatësinë etnike, racore, politike, fetare etj. këtë listë e ka një sektor që quhet sektori i Teknologjisë së informacionit.

Nuk e ka as unë, as kryetari. Kemi një punonjës IT, ky dhe sekretari organizativ i PD janë njerëzit përgjegjës për të hyrë në sistem. Këshilli Kombëtar i PD ka përcaktuar personin që është përgjegjës. Ato janë futur në sistem. Nëse këta njerëz nxjerrin këto lista ndodhen përpara një përgjegjësie ligjore,” deklaro ai për ABC News.

11 komente në “Perla e Jemin Gjanës: Listën e anëtarëve të PD-së e ka vetëm tekniku i internetit, na ndalon BE t’ua japim kandidatëve për kryetar”

  1. Gjana ka te drejte, po doli lista ne publik, doli sekreti, lista e PD eshte identike si sekreti I bombes atomike

    1. Këlyshët komunistë të Saliut says:

      Edhe Partia e Punes nuk mbante sekrete te tilla. Keta jane më të këqinj nga komunistet fanatikë te Enverit.
      Keta Jane komunisto-fashistet e Saliut.
      Saliu eshte i zëne, keshtu që ka lene Shefin e Gestapos Hemin Gjanën.
      Sa turp. Ja kaluan edhe krye-gestapistit te PS we eshte kryetar Parlamenti. Te pakten si nuk mban lists sekrete anetaresh.

  2. Fatosi-kosove says:

    Po po po sa i ndyre o zot, prandaj e ka emeruar sali berisha ne krye te keti komisioni,merre me mend europa nuk i lejon tua jep listen kandidateve per kryetar, nderkohe qe ne Europe kjo eshte publike,po kur militant te PD-s shihen duke votuar dhjetra her ne zyrat e shqup-it a i ndalon europa !
    Eu jemin gjaja eu lum PD qe tka JO vetem ty por edhe fazlliq shkaun e mjer keta kinse kunderkandidat te bashes qe po e genjejne veten,duhet ta lane bashen me gja si ty.

  3. Xxxxx says:

    Ka qene minister ky katnari mgjse nuk ka lidhje me kohen ku jeton. Cfare ifioti! Eshte thjesht nje banor pyjesh.

  4. Arber Iliri says:

    Hahaha Po ndoqet Jeminin do perfundoni ne hale,sikurse po te ndjekesh brumbullin.

  5. k says:

    Qenka argument i mrekullueshem për fushatë elektorale në bathore dhe kamëz.

  6. Ilir says:

    Lol, komedi. Ky plehre qe kapesh pa breke me sekretaren do beje demokraci?

  7. Stape Pashi says:

    Po listat ne zgjedhje lokale e kombetare pse afishohen? Nuk jane edhe ato te mbrojtura si te dhena personale nga Konventat Nderkombetare? Gjeni, ore trapa, ndonje justifikim te mençur. Ç’them edhe une? Si mund te gjeje nje justifikim te mençur Jemini qe brenda kafkes ka tallash perzier me qeliza gomari?

    1. Qerim Baba says:

      Ahahaaaa o Stape Pashi… hallall.. shikoja pamjen Jeminit… nuk ka asnjë thinje te bardhë (per ate aresyen qe the ti, qe brenda kafkes ka tallash te perzier me qeliza gomari) .. por sic thot ajo proverba e popullit vetem gomari dhe ata rob qe kane tru gomari nuk thinjen, sepse jo se nuk e vranin mendjen, por s’kane mendje fare për të vrarë… keshtu qe Xerro thinja.. hahahaaaa…

  8. BUJAR KANAPARI says:

    C’fare sekreti ka ketu dhe duhet te kete me antaresimint ne nje parti qe e ndaloka Europa?
    Ne terren, ne cdo fshat apo lagje, ne i dime se kush jane antaret e nje partie, nderkoh kandidatet per kryetare nuk duhet te
    njihen me listat.
    Si do te zgjidhet nje kryetare partie ne nje fshat apo lagje kur ai nuk paska te drejte te njihet me listen e antareve te partise.
    Kujt do ti drejtohet ky per tu zgjedhur, per ti bindur se eshte alternativa me e mire, kur nuk duhet te njihet me listen?

  9. Velo says:

    Listën e ka kompiuteri, as ai punonjësi i IT nuk e ka. Është në rregull Emini…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje