VIDEO/ Basha mundohet të qetësojë demokratët: Uluni të gjithë në kafe, do u qeras unë

31 Maj 2021, 19:26Politika TEMA

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve në kuadër të zgjedhjeve të 13 qershorit dhe për të diskutuar me strukturat atë që ai e cilëson si masakër zgjedhore.

Ditën e sotme, Basha u ndal në Roskovec, ku u përball me një lum pyetjesh nga demokratët, të cilët i kërkuan atij dorëheqjen, pasi ka dështuar në disa procese zgjedhore. Të zemëruar dhe me tone të larta, anëtarët e PD kërkuan që dikush tjetër të marrë drejtimin e partisë, në mënyrë që ata të përfaqësohen sa më parë.

Por duket se Basha ka gjetur një tjetër strategji për të ulur sadopak zemërimin dhe inatin e demokratëve.

Pasi diskutoi për zgjedhjet dhe rezultatin e 25 prillit, ai i ftoi demokratët në kafe, për t’iu përgjigjur çdo pyetje që ata do të kishin.

Në redaksinë e CNA.al ka mbërritur një video, në të cilën shihet qartë kreu i PD, duke iu bërë ftesë strukturave të ulen në lokal dhe kafet i kanë të paguara nga vetë ai.

Unë kisha ngarkuar një njeri dhe do ulesha me të. Tani që jemi bashkë, siç jemi, meqe në orën 5 kemi një takim, direkt në kafe për pyetje përgjigje dhe kafen do ja u paguaj unë. Do u qeras unë”, dëgjohet të jetë shprehur Basha.

3 komente në “VIDEO/ Basha mundohet të qetësojë demokratët: Uluni të gjithë në kafe, do u qeras unë”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Ky jep kafe keta gezojn. Ehh te keqen.. Rama jep pune dhe nderton gjera.. Keshtu “fitohet”. Harrojini pyetjet dhe o burra ne kafe.. Ehh te kripsha trute te kripsha..

  2. Fatosi-kosove says:

    Ruaj leket o lyl basha se do te duhen per avokatin
    “francez”.

  3. Idrizi says:

    Po kaq te lire te jene keta demokratet,te cilet e shesin voten per nje kafe?
    Paska treg te mire Edi Rama,me rreth 50 mije vota,i ble te 78 mije antaret e PD-se…Hahahaha….
    Nga ana tjeter,paska katandisur kaposhi nje thele.Gjithe antarsia e PD-se te Roskovecit,bashke me shoqeruesit e Lulzimes,tere,tere,50 veta,u bekan…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje