“Mos më hap barkun me këta demokratë”, Murrizi përplaset me gazetarin: Kur unë jam bërë deputet, Basha ishte kamarier e qëronte patate

1 Qershor 2021, 09:42Politika TEMA

Nga diskutimi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, nënkryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Myslim Murrizi pati një përplasje me Arjan Currin.

Deklaratës së Murrizit “mos ma hap barkun me këta demokratë”, Curri iu përgjigj duke thënë se edhe ai është demokrat dhe se për listën e tij  ka firmosur kryedemokrati Lulzim Basha.

Por Murrizi mohoi duke thënë se kur ai ka qenë në PD, Basha nuk ka qenë pjesë e saj dhe se kur ai është bërë deputet “Lulzim Basha qëronte patate dhe në ’97-ën e mbaj mend kamarier në Rinas”.

Murrizi: Mos ma hap barkun me këta demokratë.

Curri: Edhe ju demokrat jeni.

Murrizi: Kur kam qenë unë nuk kanë qenë këta. Kastriot Islami s’ka qenë në partinë time, m’ka thënë thyeji kafkën në 1997-ën. Kështu është e vërteta.

Curri: Lulzim Basha ka firmosur edhe për ju, për listën tuaj.

Murrizi: Jo o zotëri.

Curri: Po kush ju bëri ju?

Murrizi: Anëtarësia.

Curri: Bëheshe deputet pa dashur Basha…

Murrizi: Po e forconi shumë Bashën.

Curri: Brenda partisë e ka forcën ai.

Murrizi: Pyete në 2018-ën, ka bërë Murrizi Kuvend dhe s’pati surrat të vinte.

Curri: E kam pyetur dhe më ka thënë jam bërë pishman që e kam mbështetur.

Murrizi: S’kam pasur nevojë për mbështetjen e Lulit. Kur kam qenë unë deputet ai qëronte patate. Në ’97-ën e mbaj mend kamarier në Rinas kur unë kam dalë deputet.

1 komente në ““Mos më hap barkun me këta demokratë”, Murrizi përplaset me gazetarin: Kur unë jam bërë deputet, Basha ishte kamarier e qëronte patate”

  1. Murrizi says:

    Nuk ke qene asnjehere demokrat ti o MYSLYM PORDHA!! Vetem Hajdut dhe Spiun. 2 here te kane ndaluar per VJEDHJE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje