Pas 25 vitesh, bosi “përbindësh” i Cosa Nostra-s shijon sërish lirinë

1 Qershor 2021, 08:45Politika TEMA
Pas 25 vitesh, bosi “përbindësh” i Cosa Nostra-s shijon

Në qoftë se dhuna dhe krimet e mafies siciliane do të identifikoheshin në një fytyrë, kjo do të ishte patjetër ajo e Giovanni Brusca. Krahu i djathtë i Toto Riinës akuzohet për disa nga vrasjet më të bujshme dhe të tmerrshme të viteve ‘90 në Itali, por sot, pas 25 vitesh, rikthehet praktikisht në liri.

Djalë i bosit të San Giuseppe Iato, Bernardo Brusca, një nga anëtarët më të respektuar të Cosa Nostra, me vdekjen e të atit Giovanni Brusca ngjiti shpejt shkallët e organizatës kriminale, duke u njohur veçanërisht për qasjen e tij të dhunshme, që tejkalonte shpesh herë edhe kodin kriminal të mafies.

Brusca ka pohuar, ndër të tjerat, pjesëmarrjen e tij aktive në atentatin që vrau magjistratin Giovanni Falcone në 23 majin e vitit 1992, bashkë me gruan e tij dhe tre policë, të mbuluar nga shpërthimi i 400 kilogramë eksploziv.

Por emri i tij ka hyrë në memorien  e opinionit publik për një vrasje rrëqethëse, atë të Giuseppe Di Matteo,  djalit 11-vjeçar të një mafiozi të penduar, i cili u shkri i gjallë në acid, siç ka pohuar vetë pasi filloi të bashkëpunonte me drejtësinë.

Pikërisht “pendesa” e tij, që në fakt i ka lejuar drejtësisë italiane të kuptojë shumë nga struktura e Cosa Nostra, që më parë ishte pothuajse e panjohur, ka mundësuar për Brusca rikthimin në liri, edhe pse teknikisht ai do të vuaj  edhe 4 vite të tjera lirie me kusht.

Vendimi ka shkaktuar shumë reagime në Itali, ku nuk mungojnë të indinjuarit, por ndër to spikat vlerësimi i motrës të Giovanni Facones, Maria. “Nga pikëpamja njerëzore është diçka që me shkakton dhimbje, por ky është ligji, dhe është një ligj që e ka ideuar dhe mbështetur vete vëllai im, dhe për këtë duhet respektuar”, tha ajo.

3 komente në “Pas 25 vitesh, bosi “përbindësh” i Cosa Nostra-s shijon sërish lirinë”

  1. Baliu says:

    Qenka kthyer “triumfalisht” ? ? ?

  2. Drejtesia e munguar says:

    Bote e poshter. Po per kete nuk ka acid per te bere banjo?

  3. a says:

    dhe djalin e atij mafiozi e vrau se ishte penduar. po pendimi tij cfare meriton?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje