Adriatik Llalla, i dënuari për korrupsion që u kthye në personazh parodie

1 Qershor 2021, 14:14Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Mbrëmë nuk ishte e diel, ku zakonisht në televizione janë emisionet humoristike, që bëjnë për të qeshur përgjithësisht me parodi e skeçe me politikanë.

Ishte e hënë, ku Adriatik Llalla, ish-kryeprokurori i dënuar për korrupsion, të cilit ju edhe sekuestrua pasuria e paluajtshme, dha realisht skeçin më të këndshëm prej kohësh.

Performanca e drunjtë e Llallës që ngjan me një personazh abstrakt të trios milaneze: Aldo, Giovani e Giacomo u shpërfaq para “Pim Çekës”-parodisë së Portokallisë, në një gallatë vërtetë lineare.

Avokat Ngjela ka një aksiomë kur thotë se i akuzuari është në një gjendje aq të rëndë psikologjike, sa nuk mund të flasë vetë pasi nxjerr vetëm broçkulla, ndaj i duhet mbrojtësi ligjor.

Llalla fatkeqësisht nuk e kishte në krah Sokol Hazizajn, avokatin e tij, ndaj dhe ngjante dje si një personazh i këndit televiziv delirues “Rrethi Katror”.

E sipas Llallës, Inxhinier Rex Tillerson, një nga specialistët dhe drejtuesit më të fuqishëm të industrisë së hidrokarbbureve në botë, që u bë deri dhe CEO i Exon Mobile, kompanisë lider që është në majën e botës për tregun e energjisë, e më pas u emërua Sekretari i Shteit të SHBA, ka ndëshkuar një jurist me arsim të cunguar që u bë kryeprokuror për të mbrojtur Sali Berishën e Ilir Metën, për interesa të ca puseve në Marinëz.

Megjithatë, Llalla, gjatë intervistës në televizionin e familjes Berisha, ka avancuar në delirimin e tij, edhe në fazë që normalisht duhet të përgjigjet për dëshmi të rremë, apo për shpifje. Ai tha se Romana Vlahutin, i ka kërkuar që të arrestojë Sali Berishën, duke ndjekur shembullin e Ivo Sananderit. Sipas të gjitha gjasave, logjikës, apo etikës e çdo diplomati, deklarata e Adriatik Llallës është një gënjeshtër e pastër, tipike siç flet Berisha. Nuk ka mundësi, e logjikë që një ambasador e Bashkimit Europian t’i ketë kërkuar Llallës kë të arrestojë.

Ajo që është sipas të gjitha gjasave e vërtetë, është se ambasadorja Vlahutin ka folur me hollësi për precedentin Sanander, gjë që e ka bërë edhe në publik. Madje ka sjellë në Tiranë edhe kreun e Prokurorisë Speciale të Kroacisë, USKOK, Dinko Civitan, homologia e SPAK-ut shqiptar.

Të gjitha qëndrimet e tjera janë dokrra dhe nuk kanë asnjë bazë. Adriatik Llalla hyri në përplasje me SHBA dhe BE kur degdisi që në vitin 2015 grupin e prokurorëve tëe trajnuar në SHBA, që nuk i dekretoi as Nishani.

Më pas Llalla pas miratimit të Reformës në Drejtësi, tentoi ta sabotojë atë nëpërmjet manipulimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. E këtu pati edhe përplasjen fatale, ku SHBA mori qëndrimin e saj.

Pastaj, kur Llalla përmend emra të përveçëm, pra gazetarë që kanë influencuar me shkrimet e tyre në DASH, është shumë më keq se Alfred Cako. Ai është thjesht një i goditur rëndë në psikikën e tij, pas dënimit dhe sekuestrimit të pasurisë, e natyrisht ka folur, pasi ka frikën që ky dënim do të vijë të rritet, ngaqë mund ta nxjerrë bashkëpunëtor në pengimin e hetimeve edhe më të rëndësishme ndaj zyrtarëve të lartë në vend.

Megjithatë, një krim penal Llalla duket e ka bërë me dashje në intervistën e tij, por që mendon që nëpërmjet asaj të quhet martir. Një martir që u bë hajdut, apo një hajdut i martirizuar…

TemA 

11 komente në “Adriatik Llalla, i dënuari për korrupsion që u kthye në personazh parodie”

  1. GC says:

    Kragjoslleku me i math per mua ne theniet e tij eshte fakti qe ai le te kuptohet se babai i tij ka qene spiun i Amerikes, kunder Shqiperise. Ai spjegon se si ai dhe Llalla pergjonin lajmet dhe prisnin nga momenti ne moment qe Amerika te sulmonte Shqiperine, sepse i jati i tij si spiun i Amerikes, kunder Shqiperise mezi priste…
    Karagjoslleku i tij eshte ne naivitetin e tij prej idjoti qe nuk kupton se pavaresisht nga arsyet, njeriu nuk duhet te kethehet ne spiun dhe te punoje kunder vendit te tij. NQS ai nuk eshte dakort me rregjimin, ai praseprape nuk duhet te behet spiun por te luftoje ne vendin e tij, kunder rregjimit….
    Urrejtja per spiunet eshte e ndertuar ne shpirtin e njeriut. Ate qe nuk kupton Llalla eshte se meqe babai I Llalles ka qene spiun i Amerikes, amerikanet do toleronin Llallen te vidhte ne Shqiperi. Ai nuk kupton se edhe ne Amerike, spiunet urrehen, pavaresisht se ata shfrytezohen. Spiuni ka karakter te dobet dhe eshte i lik. Ate qe babai I tij beri kunder Shqipeerise, Llalla mund ta bente kunder Amerikes per te fituar para nga kinezet(pershembull)…Keshtu eshte dhe Llalla dhe meriton pllaken e urrejtjes, si te amerikaneve ashtu dhe tonen…. Spiuni meriton damken e kujdo, pavaresish se kujt i sherben. Thone se edhe Sadami ka qene spiun i Amerikaneve, por ai urrehet…
    Idjotit Llalla ne vend qe ti vije turp e le kete fakt te varur, te tregoje se si Amerika eshte e keqe sepse edhe djemte e spiuneve te vet i fut ne burg… Amerika or derdimen e shfrytezon spiunin dhe e hedh ne koshin e plehrave si limon te shtrydhur. Ajo nuk i do keta te inflrtrohen ne shoqerine Amerikane, sepse ata mbartin gjak te keq, qe quhet gjak spiuni. Prandaj ate dhe Sali Berishen(spiun i Serbit) amerikanet nuk i duan ne Amerike. Ata nuk duan as femijet e tyre qe paraqesin semundje infeksioni per shoqerine amerikane…

  2. didi says:

    Akoma nuk e kane futur ne burg kete kriminel….??

  3. Populli says:

    Ky eshte prototipi i kamikazit te atij qe e emeroi ne postin e kryeprokurorit. Nuk eshte aq e thjeshte sa berisha mori ket medioker nga gramshi pa idin e iman per ta bere keyeprokuror. Ky fsheh dhe ben shantazh berishes e metes se sa besnik jam une ne krimet tuaja. Kush nuk e di qe; ky moster kryeprokuror ka rivrare shum nga ata qe jan rivrare, duke liruar per mungese provash, apo skadim te kohes se percaktuar per hetime. Ky, eshte nje kellire qe nese, di ta gjykonin ata qe ky i rivrau, ky di varej ne carac te tiranes. Nje injorant ne profesion, i pameshirshem ne fatkeqesite e te vrareve duke i vrare e pritur vrasesit ne zyrat e tij qelbesira. Jam pjese e ketij ndyresie si i poshteruar per drejtesine qe kerkoja, por kurr nuk ma dha, duke bere lojen me prokuroret e tij ushtar per te hequr dore nga kerkesa e fakteve. Ky e ka pak burgun, ky duhet te varet per krimet e veta dhe te metes e berishes. Nese ishe vrases i LSI apo i PD, nuk kishe shanse te denoheshe, ky eshte kamikazi i berishes dhe i metes, ku u çon sinjale te dyve qe un, akoma jam me ju.

  4. Qyterar i zakonshem says:

    Ose Vllahutin te shpallet fajtore per nderhyrje ne punet e brendeshme te Shqiperise ose Llalla te denohet pet shpifje .

  5. humor ballkanik says:

    Ne ka personazh komedie kjo historia e Adriatik Llalles ai eshte nje ish-Sekretar Shteti i Amerikes vendit me demokratik te supozuar ne bote , njekohesisht aksioner tek Bankers Petrolium qe piloton ambasadorin e vendit tij te urdheroje nje Prokuror te nje vendi te vogel ti mbylle dosjen e hetimit!

  6. Salih says:

    Kete P… Kurve, duhet t’a kishin denuar me t’e pakten 15 vjet burg, perveç konfiskimit te atyre qe ka vjellur, por ketu nuk ka per t’è pasur kure dtejtesi ashtu si trumbetohet …

  7. Arben says:

    Ameriken e do po te zbatosh ligjin, te kesh qene i pa anshem ne funksionin qe ke patur, te kesh kerkuar drejtesi para gjykates,te mos kesh fshehur krimet dhe korrupsionin e pushtetareve, te kesh trajtuar dhe hetuar me prioritet denoncimet e autoriteteve kushtetuese por edhe mediave per korrupsionin dhe vjedhjet nga pushtetaret, te japesh kontribut te ndershem per taksapaguesit. Ekspertet financiar dhe ne çdo fushe te aleateve tane strategjike SHBA dhe BE kane rreth 28 vjet. Jane dhene para,ndihma,kredi dhe donacione,,,me te drejte ato kerkojne ku jane hedhur, nese s’gjinden kush i ka vjedhur,,, pse nuk arrestohen, qofte ky edhe peshku u madh. Eshte e pa falshme te perdoresh edhe aktualisht, jo per vete, por per interesat e te tjereve qe qytetaret shqiptar dhe ne veçanti aleatet strategjik SHBA dhe BE ju njohin mjaft mire, me bemat tuaja po jetojme te pakten tash 29 vjet. Eshte profesionale ajo qe thote Sh.Hajdari, per çfar çeshtje te ka kerkuar Vlahutin arrestimin e Berishes, se per peshq te medhenj ka folur Llalla çdo vere se do arrestohen ne vjeshte kur ishte K/prokuror. Per peshq te medhenj kane folur edhe Lu, dhe flasin aktualisht te gjithe… Nuk eshte peshk i madh Toma apo Fullani, apo ai i PPDNJ. Buxhetin e shtetit siç ka deklaruar me te drejte z.Ngjela e administrojne dhe menaxhojne K/ministrat,jo vetem kaq per edhe pothuajse te gjithe veprimtarine e administrates shteterore. Nqf jane perdorur ministrat apo guvernatoret,te japin ato shpjegime para drejtesise ku jane menaxhuar findet publike dhe nderkombetare.

  8. Bregdeti says:

    Ky kari qe na thoshte cdo muaj: per disa jave do kapim nje “peshk te madh”…Tani ea vet ne rrjeten e peshkatarit…
    Si vjen puna…nga gjahtar behesh gjah.

  9. Ilir says:

    Ky person eshte i ndotur me shume akuza, pervetsime prej shperdorimit te detyres, moskryerje te detyres ne postin e kryeprokurorit duke u shndruar ne nje vegel besnike te atyre qe e emruan ne postin me te larte te prokurorise se Shqiperise. Per te gjitha keto krime Ai meriton te ndeshkohet me nivelin me te larte te ndeshkimit , jo sic sikur te jete nje qytetar i thjeshte. Demi qe i ka shkaktuar Shtetit Shqiptar dhe Shoqerise Shqiptare eshte i pamase krahasuar me ate te qytetarit te thjeshte, ndaj meriton ndeshkim maksimal.
    Ky Llalla , qe ne fytyre dhe me menyren e te shprehurit tregon qe se largu se nuk e ka merituar detyren e larte qe i bene dhurate dy kreret me te ndotur te politikes , Berisha dhe Meta. Dyshoj se edhe Rama ka rene dakort.
    Ky e tregon qe se largu se ka kufizime te betekuptimit profesional dhe te pergjthshem, duke faktuar deshmine e pa vertetuar deri me sot, te painvestiguar , se ky nuk e ka kryer te plote shkollen e mesme. Pra ka fallsifikuar perfundimin e Matures. Ketu eshte pika 0 e abuzimeve te Tij.
    Le te shpresojme se Gjykata e Larte ka per te plotesuar gjykimin e cunguar qe iu be ketij personi , peshkut te pare te madh qe ra ne rrjetin e Drejtesise.

  10. Petrit says:

    Ky maskara qe ne anglisht mund te quhet dhe “matherfucker”, njeriut qe i qi..et mamaja dmth, pretendon se Vllahutini i paska thene :Arresto Sali Berishen. Po dhe sikur Vllahutini ti kete thene arresto SB shume mire ka bere se ky Llalle koke qepa nuk po levizte vendit ta arrestonte. “Nuk me sollen fakte” thote legeni, po pse more maskara Vllahutini duhet te sjelli faktet ty? Po nga kush pret ti te sjellin faktet ty? Po faktet ti i ke ne dore ose i kerkon ti, o motherfucker. Ti je krye prokurori qe supozohet te luftoje korrupsionin, nuk eshte as Ilir Meta, as Sali Berisha dora vete, as Edi Rama dhe as ai qytetari ne rruge, por je vetem ti qe heton dhe dergon per gjykim. llogarit se ne dore te kujt ka qene drejtesia. Denohet me 2 vjet kur duhej te denohej me 20.

  11. Feri says:

    Dhalla nje medioker dhe pa kapacitet intelektual!Thjesht ai doli per te na thene qe une jam ushtar i Sali Berishes dhe Ilir Metes,asgje me shume!E ndigjoje me vemendje dhe habiteshe se si ky personazh “plepash” gjithçka dinte vetem “Jurispudence” jo!Ai thjeshte na u paraqit nje dhalle e thartuar!Emisioni mbante titullin “Qim Peka show”ku pretendimi i gazetarit pretendonte se behej fjale per 22 metra katrore te paligjeshme jo vetem duke e perseritur disa herre por edhe duke e afishuar poshte titrave!
    Ai ne ate mbremje vazhdoi te na nxirrte dokumenta te ambasadorit digjital nga ku furnizohej Sali Berishisha!
    Qim Peka.Live

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje