FOTOT/ Nga 0 në 100 km/h për 1,8 sekonda: Prezantohet makina elektrike që rivalizon Bugattin

2 Qershor 2021, 10:51Hi-Tech TEMA
FOTOT/ Nga 0 në 100 km/h për 1,8 sekonda: Prezantohet makina elektrike

Është prezantuar ditën e sotme makina që arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km/h më shpejt se çdo makinë tjetër rruge.

Rimac Nevera e arrin këtë shpejtësi për 1,85 sekonda dhe interesant është fakti që bëhet fjalë për një makinë elektrike.

Marka që shumë pak e njohin ia kalon në këtë aspekt supermakinën Bugatti Chiron.

Kjo makinë do të kushtojë rreth 2,5 milionë euro dhe do të prodhohen vetëm 150 njësi. Rimac Nevera ka 4 motorë elektrikë, që së bashku krijojnë 1914 kuaj fuqi. Me një karikim baterie mund të udhëtohet për rreth 500 km.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje