Këshilli Bashkiak kërkon ballafaqim me Dritan Lelin: Të vijë dhe Edi Rama

2 Qershor 2021, 12:04Politika TEMA

Një pjesë e madhe e këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Vlorës kanë kërkuar një mbledhje jashtë radhe për të trajtuar shqetësimet e komunitetit të qytetit bregdetar për gjendjen e shërbimeve vendore.

Për pasojë ata kërkojnë që të kenë një ballafaqim me kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli. Një nga propozimet e tyre është edhe ngritja e menjëhershme e këshillit për shërbimet publike të Bashkisë Vlorë.

“Situata alarmante me shërbimet bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit dhe me trajtimin e ankesave dhe të problemeve të qytetarëve kërkon reagim të menjëhershëm.

Ne po e ndeshim çdo ditë në kontaktet me qytetarët dukurinë e rënies së nivelit të shërbimeve dhe ndjejmë përgjegjësi t’i përfaqësojmë shqetësimet e tyre.

Aq më tepër sot kur qeveria dhe shteti kanë bërë gjithçka për të lehtësuar sezonin turistik, Bashkia Vlorë nuk mund të kthehet në delen e zezë të turizmit shqiptar për plehra, gropa dhe indiferentizëm fyes nga pushteti vendor”, thuhet në letrën e drejtuar ndaj Migena Ballës, kryetare e Këshillit Bashkiak.

Në mbledhje, propozohet që të ftohen edhe deputetët e Vlorës përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama, i cili është njëkohësisht deputet në këtë qark.

7 komente në “Këshilli Bashkiak kërkon ballafaqim me Dritan Lelin: Të vijë dhe Edi Rama”

  1. Sqepari says:

    Ju jeni per turp,vegla qe nxiteni per te shtyre krytarin e bashkise, z.leli,te jape doreheqje, sepse nuk e pelqen me Edi Rama,nga koha kur i refuzoi deputellekun.

  2. Iliri pus mezi says:

    Keto jane turpe. Po kthemi 40 vjet mbas.

  3. Arber says:

    Tani u kujtuan qe nuk punoka Leli. Deri dje i thurnin lavde ,sot qe ky ne krye te listes u be deputet ka filluar protagonizmim. Sjellje e peshtire ne thelb .Sa per Lelin , deri diku e ka hak se nuk ishte per ate pune po i pelqeu kapardisja dhe karrikja e Kryebashkiakut , ne fund te fundit si te gjithe .Tani te gjithe ata qe e katapultuan Lelin duhet t’i kerkojne ndjese vlonjateve dhe ketu hyn edhe PS e Vlores edhe Andueli qe ka mare flamurin e bertet poshte Leli ,dhe ne heshje te ndreqin sa mundin ate qe kane katranosur 6 vite me pare e 6 vite me radhe .

  4. cccp says:

    Leli eshte vertete nje i paafte per te drejtuar; eshte dhe arrogant me sjellje deri ne harbuteri gje qe e kane provuar shume vlonjate kur paraqiten per hallet e tyre. Natyrisht fushata kunder tij eshte e sponsorizuar. Dje TV Klan kishte nje lajm per nje rruge ne zonen e Skeles, te armortizuar. Por lajmi ishte montuar keq dhe ia fuste kodra pas bregut….gazetari dopio M , servil dhe jo profesional.

  5. Korcari says:

    Vlonjatet nuk jane per qytet.Jane me shume njerez qe i pershtaten fshatit.Sidomos aktiviteti i blegtorise eshte me i pershtatshmi per vlonjatet.Per mendimin tim besoj se ne blegtori nuk ja u kalon kush ne pergjithesi.Respekt per te gjithe njerezit punetore te Vlores.

  6. Prishni ndertimet abuzive mbi lulishten tek pallati ne forem L perball ambulances says:

    ..ku vete PS e vlores i lejoi dhe manipuloi. Sinjalin vlonjatet e dhane ne zgjedhje , me pak vota per ps e vlores se koruptuar. Mjafte me.

  7. C'pata qe votova PS! says:

    Turp!!!
    Turp!!!
    Turp!!!!
    Keta plehra kemi votuar per keshilltare e deputete?!?!?!?!
    Cohu Enver nga varri e beji gjyqin Lelit!
    O Leli, je legen po e rruajte nga keta larot!
    Puno, puno, puno! Larot le te lehin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje