Gazeta e Nikollë Lesit ka publikuar një editorial ku thotë se kryeministri Edi Rama ka për t’i fituar përsëri zgjedhjet.
Në shkrim adresohen kritika ndaj opozitës për të reflektuar brenda saj në mënyrë që të sfidojnë Partinë Socialiste.
Gjithashtu, theksohet se humbja ka qenë jo veç për opozitën por edhe për presidentin i cili mori një përgjigje mbi thirrjet e tij për referendum.
Shkrimi i plotë në Koha Jonë:
“KAS dhe Kolegji Zgjedhor po vulosin fitoren e Edi Ramës, që si asnjëherë tjetër në historinë e Shqipërisë bëhet i pari politikan që do jetë tre herë kryeministër,duke u futur në librin e historisë.
Se si i mori zgjedhjet tashmë e dijmë, por problemi para shoqërisë shqiptare shtrohet; a ka njeri apo parti që e mposht Ramën? A do jenë këto parti të opozitës që do të mund ta rrëzojnë nga pushteti apo duhet krijuar një parti e re?
Zgjedhjet u mbyllën!
SHBA dhe BE uruan atë që është sot në kryeministri deri në vitin 2025. Rama i ka zaptuar gjithë pushtetet, por prapë pyetja vjen: Si mund dhe kush do ta rrëzojë? A ka nevojë opozita të bëjë analizë të ftohtë së pse humbën zgjedhjet dhe jo vetëm duke u qarë së “na i vodhi”. Rilindja do ti marrë prapë në vitin 2025, nëse opozita shkon pa strategji apo pa përbashkim në zgjedhje.
A e vret ndërgjegjja Lulzim Bashën si shefi kryesor i Opozitës, por edhe LSI-në se si nuk arriten të futeshin në një listë përballë kryeministrit? Si ka mundesi që nuk doli populli në Referendum, siç kërkoi edhe Presidenti, por vetëm 47 përqind ishte pjesmarrja në votime?! Me kaq përqindje në pjesëmarrje ti merr prapë zgjedhjet Edi Rama. Nëse populli do
motivohej prej Opozites do ta dërmonte Rilindjen, por nuk dolën në votime në mënyrë massive se nuk besuan te Opozita. Nëse dilte populli me besim,sado të vidhte PS vota, prapë masa dërmuese e popullit do ta mbyste pushtetin.
Ndaj Opozita ka nevojë për reflektim, pa harruar akuzat dhe përballjen me qeverinë”, shkruhet në shkrimin e botuar sot nga Koha Jonë. (TemA)

Paska ndonje hall te madh Nikoll Lesi.Si duket do ja kerkoje Rames zgjidhjen,qe po shkruan tani pro.Eshte shume malok i pabese.
Të gjitha sgjedhjet në Shqipëri i ka fituar e majta përveç atyra që ka vjedhur Saliu mjeshtëri i vjedhjeve. Për këtë, Presidenti, duhet ti japë titullin “MJESHTËR I MADH”
Vazhdo ka MUT o Nikoll Lesi, Ti informatori intim dhe absolut i Punonjësit Operativ të Qytetit Studenti (oficerit të Sigurimit të Shtetit që mbulonte Qytetin Studenti në vitet e regjimit Komunist të PPSH). Mos mendo se s’ka asnjë dokument spiunlliku nga ana jote kur ishe Student tek Fak.Shkencave të Natyrës dhe kur bëje “punë Parti Time”???, në Qendrën e Kulturës së Qytetit Studenti dhe hyrje e dilje (me Flet-Hyrje speciale) në disa institucione të rëndësishme të kohës së PPSH, si në Radio-Tirana, ATSH, për të marrë materiale propagandistike për Qendrën e Kulturës së Qytetit Studenti. Punonjësi Operativ i fundit në Qytetin Studenti, kur në 1991 u largua nga puna, ka dorëzuar listën me emra e pseudonime dhe shënime për punën e gjithësecilit që kishte pasur në rrjetin e Tij, në Qytetin Studenti. Në atë Listë nuk je vetëm Ti, por dhe ish studentë të asaj kohe që sot janë Boss_a Mediash apo Gazetarë analistë të emisioneve VIP etj. Gjithçka dihet dhe ka dokumenta për Spiunët e çdo niveli, si në Tiranë engjithë Shqipërinë e deri dhe në Beograd.
O Nikoll ty tka dal boja onrob zoti. Po té afrun tê majtét kurr mos bofshin hajêr. Ti ftyr mi qê nuk le tê zezê pa shkrujt para zgjedhjeve, revolucioni skraparlli me cfurk e lopata. Po gjithsesi varja. Kush pati sedêr e fytyr nê kto 30 vjet pseudo demokraci qê tkesh ti ??♂️
Je bo lesh e li me veten o Lesi. Na ka care manallin para zgjedhjeve duke i bere gojore Likes. Tani o koken ne lum o k… ne sume.
Shqiptaret jane sot europianet me te ardhurat me te vogla per fryme dhe mbajne vendin e dyte pas Sirianeve ne lufte per numrin e kerkesave per Azil ne vendet e BE!
Kjo tregon se motivimi i vetem i ketij populli eshte ikja nga syte kembet prej ketij realiteti ku zgjedhjet i fiton Fukaralleku.
Të shkruajta me dhjetra herë o zagar prej Spiteni, që ti nuk je gjë tjetër veçse një gjallesë virusngjitëse në Kanalin e Manatisë.
O milet. A e dini ku punon gruaja e Nikoll Lesit? Drejtore drjtorie dhume e rendesishme ne nje Ministri! Ktheuni ne shkrimet e gazetes Koha Jone gjate 2017-2021 dhe do ta kuptoni, e vetmja ministri qe nuk anatemohet prej Nikollit, ha ha .. cfare interesaxhiu.. Teli