"S'je as këngëtar tallavaje dhe as restorant mishi", Manjani mesazh Lesit: Koha Jonë veç është qëlluar nga mbretërit ndaj s'ka dekoratë, je akoma gjallë

2 Qershor 2021, 11:32Politika TEMA

Ish-ministri Ylli Manjani i ka dërguar një mesazh publik botuesit Nikoll Lesi i cili kërkonte dje nga presidenti Ilir Meta arsyen se pse nuk u dekorua gazeta “Koha Jonë” në 30 vjetorin e themelimit të saj duke i renditur edhe betejat që kishte bërë ndër vite.

Lesi ngrinte shqetësimin se pse mes dhjetra personaliteteve, mes tyre shefa kuzhine dhe këngëtarë tallavaje, nuk u dekorua gazeta “Koha Jonë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thotë se gazeta Koha Jonë vetëm është qëlluar nga mbretërit.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Nikollë!

Dekoratën e merituar të gazetës Koha Jonë e mori Vasili… Laçi dmth… pas vdekjes. Koha Jonë është akoma gjallë.

Po deshe dekoratë duhet ta kesh emrin Vasil Laçi dhe të kesh shti (qëlluar) mbi mbretin.

Gazeta Koha Jonë vetëm është qëlluar nga mbretërit.

Ndaj s’ka dekoratë.

Koha Jonë e meritonte një dekoratë, më shumë se Vasil Laçi…”, nënvizon Manjani. (TemA)

 

6 komente në ““S’je as këngëtar tallavaje dhe as restorant mishi”, Manjani mesazh Lesit: Koha Jonë veç është qëlluar nga mbretërit ndaj s’ka dekoratë, je akoma gjallë”

  1. Edhe ti brut? says:

    Duroni dhe ca deri sa te iki, do shumefishpje cadekorata leter higjenike

  2. Partizani says:

    Lerini mor te vdekurit atje ku prehen. Edhe Vasil Laci u prish pune? Ai e tregoi kush ishte, ndaj mbetet i
    paharruatt brez pas brezi

  3. Skenderbegasi says:

    Ky “star” Manjani flet ne kohe
    e shkuar, se ketij “mbretit” te gjate si ka lene kusur Niko Lezhjani e ka sulmuar, kecenuar, ofenduar me te gjithe vrerin mediatik e aspak professional.
    Gazeta Koha nuk ka vijimesi ne
    proceset e demokratike, etike, profesionale, ajo nuk ishte ne anen
    e duhur historike, dhe u kthye ne
    nje kobure ditore te atij qe nuk e
    dekuroj.
    O “Yll” je brum I thartua I politikaneve, te kohes mjerane, e vazhoni te kundrumoni me
    eren e keqe te interesave akute,
    dhe beni bythen e zgjuar.
    Manjan c’bere me ate draftin paralel kur ishje minister dhe I
    kundervieshe reformes ne drejtesi?!
    Kujton se njerzit harojne shpejte
    bemat e tua?!
    Ri urte e prit kontrollin e pasurise.

  4. Gjergji says:

    Ktij Manjanit i duket vetja i zgjuar dhe i bukur. Eshte i peshtire dhe malok qe hiqet si Tirons.

  5. Realpolitika says:

    YLLI MANJANI, FUDULL, I PESHTIRE, ZEMERLIG DHE I PAFE !
    NUK GJEN QETESI …KRUHET HU ME HU.!
    NJERI QE VETEM DEMTON AMBIENTIN POLITIK.

  6. Tami says:

    Po ke thene Manjani , i ke thene te gjitha.!!
    Te dhembin syte kur shikon dhe degjon sharlatan dhe futura te zhgaravitira!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje