Një emër i njohur i gazetarisë dhe publicistikës shqiptare ka mbyllur sytë sot në Tiranë në moshën 91 vjeçare.
Ymer Minxhozi, gazetar, publicist e diplomat me stazh të gjatë, ka ndërruar jetë në banesën e tij.
Ymer Minxhozi është autor i mbi 20 librave me esse, satirë, shënime udhëtime dhe kujtime. Pasi ka mbaruar studimet në Moskë për gazetari në vitet ’50, ai ka qenë korrespondent i shtypit shqiptar në Kinë dhe vendet e Azisë Juglindore, e më pas ka drejtuar gjatë jetës së tij për shumë vite revistën “Shqipëria e Re”.
Ymer Minxhozi ka përfaqësuar vendin tonë në disa kontakte diplomatike, kulturore e bisedime me vendet fqinje dhe ato evropiane.
Gazetar aktiv dhe i përkushtuar në profesionin e tij, Minxhozi ka qenë prezent me shkrimet e tij edhe pas viteve ’90, kohë gjatë të cilës ka botuar vëllimet “Borë e zezë”, “Shansi i humbur”, “Era e mykut”, “Ditari i tre kontinenteve” etj.
Nderim për Emrin e tijë të Lartë, njeri i ndershëm dhe me shumë vlera humane, i drejtë, burrë fjale dhe një gazetar profesionist i nivelit nderkombëtar. Shembull dhe mësues i një plejade të tërë gazetarësh. Intelektual dhe humanist si pak kush në këtë vënd.
Vdekja e tijë, një humbje për intelektualitetin shqiptar.
U prehtë në paqe.
I lehtë dheu.
Ngushellime families.
Lan XHABIJA
Ngushëllime Familjes.
Kam pasur fatin t’a njoh që në vitet 60, profesor Minxhozin.
Ishte burrë fisnik dhe profesionist absolut.
Qoftë i Parajsës.
Kam ndjekur nje interviste te Ymer Minxhozit me Ben Andonin. Impresionues per nga kthjelltesia e mendjes, edhe pse 90 vjeç kur e ka dhene. Fisnik, i mençur , profesionist klasi, me sens humori fin. Kujtoj nga intervista keshillen brilante per gazetaret e kohes ” Gazetari duhet te shkruaje te verteten, nuk duhet te genjej”. Respekt e nderime per jeten e nje prej perfaqesuesve me cilesor te gazetarise shqiptare! I paharruar kujtimi i tij! Ngushellime Skenderit dhe familjes!
Kam respekt për këta Minxhozet. Burra të ndershëm, punëtorë dhe të zgjuar!
Ngushëllime familjes!
Kur nje dite pashe qe Rama pyeste : Ta veme Majkon President ? menjehere ne mendje me shkoi , po pse nuk te nxjer gjuha ca emra te tjere me te vyer se Majko ? Su ngop Majko me poste . . President per Shqiperine e meriton Skender Minxhozi . Familjarisht njeres te edukuar .
I paharruar emri dhe vepra e zotit Ymer Minxhozi!
Përulje me nderim për këtë personalitet të shquar të gazetarisë shqiptare!
Ka punuar me përkushtim, me ndershmëri dhe profesionalizëm, duke dhënë një shëmbull të shkëlqyer frymëzimi për brezat e ardhshëm.
Me veprën e Tij ka nderuar Shqiperinë, vendlindjen, fisin dhe mbetet në personalitet i pavdekshëm.
Ngushëllime familjes, të afërmve, miqve dhe shokëve të Tij.
Platon
PRESIDENTI DUHET TE ZGJIDHET NGA POPULLI ,DHE JO NGA PARTIA .MEQE RAMA KA NDERMENDE TE BEJE TE NJEJTEN LOJE ,KA MUNDESI QE TE ORGANIZOHET NJE PROTESTE E MADHE ,PORE SOCIALE,KU ASNJERI NUKE DO TA MARRE VESHTE SEC’FARE DREJTIMI DO TE MARRE,KUNDER RAMES ,APO PRO RAMES. NUKE ESHTE E NDERSHME TI KERKOSHE VOTAT POPULLIT SE DO TI COSHE NE BURGE HAJDUTET ,PASTAJE MBASI MERRE VOTAT THUA QE NUKE JAME GJYKATES. APO , PO NUKE NA MORI EUROPA ,DO SHOHIM NGA TURQIA.
Ngushellime familjes patriote te Minxhozavej. Njerez te ndershem dhe shume patriota. Gazetaria ka humbur nje burre te mencur dhe shume punetor.Me kete familje kemi jetuar si komshinj ne vitet 65. Famijla ime ka jetuar ne pallat me kete familje te shkelqyer. U prefsh ne paqe Zoti Minxhozi dhe faleminderit per kontributin tuaj ne shoqerine Shqipetare.
Ngushëllime familjarëve dhe miqve!