Armando Duka ia beson Koço Kokëdhimës, emrin e Kategorisë Superiore

3 Qershor 2021, 13:05Sport TEMA

Liga Profesioniste e Futbollit bën me dije që kompania “Abissnet” ka fituar të drejtën për emrin e Kategorisë Superiore për 3 vitet e ardhshme.

Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar lajmërohet se sot është zhvilluar akandi ku kanë marrë pjesë kompania në fjalë si dhe “OTP Bank Albania”. Në fund, “Abissnet sh.a” ka fituar të drejtën e emrit të elitës së futbollit shqiptar për 3 sezonet e ardhshme.

“Njoftim Fituesi

Ankandi për emrin e kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore”

Sot më datë 03.06.2021, u zhvillua Ankandi për shitjen e emrit të kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore”. Në Ankand u kualifikuan që të merrnin pjesë dy shoqëri, ajo “OTP Bank Albania” dhe “Abissnet sh.a.” .

Vlera fillestare e Ankandit ishte 50 milionë Lekë. Në përfundim të tij, fitues u shpall shoqëria Abissnet sh.a. e cila e fitoi të drejtën e emrit të kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore” për tre sezonet në vjim 2021-2022, 2022-2023 dhe 2023-2024 me vlerën 54 Milionë lekë”, shkruhet në njoftimin e Ligës Profesioniste.

Pronar i kësaj kompanie është presidenti i klubit të Apolonisë, Koço Kokëdhima. Kujtojmë që këtë sezon fierakët nuk mundën të mbijetonin mes më të mirëve duke u rrëzuar një kategori më poshtë.

1 komente në “Armando Duka ia beson Koço Kokëdhimës, emrin e Kategorisë Superiore”

  1. Ja pra .me ne fund po Mafia po fuknsionon e tregon Progres ne Futbollin Shqiptare .
    Brrrrrrraaaaaavo duartrokitje te tere ju ne salle?
    Jam i bindur se nuk do jet e larget dita ,kur Koco te zeri vendin e Dukes.
    Dhe i takon .
    Urime Koco djali …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje