Reali i Madridit ka zyrtarizuar sot emrin e trajnerit të ri. Në një deklaratë për mediat, bëhet me dije se skuadra madrilene do të drejtohet nga Carlo Ancelotti për tre sezonet e ardhshme.
Po ashtu bëhet me dije se nesër do të zhvillohet dhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes ku do të jetë dhe Presidenti Florentino Pérez.
Ndërkohë pas nënshkrimit të kontratës, Carlo Ancelotti do të ketë dhe një konferencë për mediat në orën 18:00.
Reali i Madridit deri në fund të sezonit u drejtua nga Zinedine Zidan, po ky i fundit u largua pasi ishte ndjerë i fyer nga skuadra.
Kujtojmë që ky është një rikthim i Ancelottit, pasi e drejtoi Realin edhe para disa vitesh, kur arriti të fitojë edhe Champions League.
I përzgjedhuri kryesor për të pasuar Zidane nga presidenti i Real Madir ishte një tjetër Italian, Masimiliano Allegri, por ai vendosi të shkojë tek Juventusi, para Realit.
Ndaj dhe Reali vendosi të rikthejë Ancelottin.