Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu ka 22 vite në drejtimin e durrsakëve, teksa ky është sezoni i parë që ia doli të fitojë kampionatin.
22 vite investime janë shpërblyer këtë sezon, teksa Hasanbelliu njihet për kohën e gjatë në drejtim të Teutës dhe qetësinë që përcjell në skuadër.
Në një intervistë me Gerti Çarçanin, presidenti ka surprizuar gazetarin duke e çuar në një ambient ku ndër të tjera ishte edhe një luan.
Hasanbelliu ka kërkuar që luani të afrohet, me gazetarin që i alarmuar është shprehur: “Jo jo jo jo, ma hiq mor ma hiq”.
Shtet legen pa asnje lloj ligji.Ku jemi ketu ne Afrik?Ky person qe eshte pasuruar ne kohe rekord dhe nuk i prek asnje veting,si i lejohet ketij njeriu te ket liçenc te sjell kafsh si Luani ne shqiperi?Luani duhet te ket kilometra ne dispozicion per te levizur apo ju hoqen arinjt gabelave dhe tani ky gabeli i bardh luan rolin e arixhiut.