ZYRTARE: Sergio Aguero transferohet tek Barcelona

31 Maj 2021, 16:18Sport TEMA

Barcelona ka konfirmuar se ka transferuar Sergio Agueron.

Sulmuesi argjentinas i është bashkuar klubit katalunas si lojtar i lirë nga Manchester City.

Pas përfundimti të finales së Ligës së Kampionëve, aty ku Citizens u mposhtën nga Chelsea 1-0, lojtari është nisur drejt Barcelonës për ta mbyllur transferimin.

“FC Barcelona dhe Sergio ‘Kun’ Agüero  kanë arritur një marrëveshje që lojtari të bashkohet me Klubin nga 1 korriku kur skadon kontrata e tij me Manchester City”, thuhet në njoftim.

“Lojtari do të nënshkruajë një kontratë deri në fund të sezonit 2022/23 dhe klauzola e tij e blerjes përcaktohet në 100 milionë euro”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje