Manaj: Te Barcelona kam rilindur. Messi? Një lider i jashtëzakonshëm

31 Maj 2021, 18:05Sport TEMA

Rey Manaj ishte një nga shqiptarët që shkëlqyen më së shumti në këtë sezon. Sulmuesi i Barcelona B ishte autor i 16 golave bashkë me kombëtaren këtë sezon, duke treguar cilësitë e tij të mëdha, por edhe ngjallur interes nga klube të mëdha.

Së fundmi 24-vjeçari ka folur për mediet italiane dhe tregon rreth eksperiencës, tifozllëkut dhe të ardhmes së tij, që sezonin e ri, siç e tregon vetë ai, do të jetë mes Serie A dhe La Liga.

“Kur isha te Interi, prindërit e mi më thoshin që të isha i përulur, por unë nuk e kuptoja përse ishte e rëndësishme. Më thoshin që të mos bëja disa gjëra, por unë gaboja. Te Barcelona kam rilindur. Messi? Një lider i jashtëzakonshëm.

Kam qenë në kontakte me Perisic shpesh, edhe kur unë stërvitesha me ekipin e parë te Barcelona e ai takohej në kombëtare me Rakitic. Unë kam qenë gjithmonë interist, kam festuar për titullin kampion. Kam ardhur në Itali në vitin 2001 dhe e gjithë familja kemi qenë gjithmonë interistë.

Jam rritur në Codogno duke bërë tifo për zikaltërit. E ardhmja? Kam oferta nga La Liga dhe nga Italia, edhe pse nuk do ju them se nga kush. Jam i pavendosur, por po, mund të kthehem në Serie A”, tha Manaj.

 

1 komente në “Manaj: Te Barcelona kam rilindur. Messi? Një lider i jashtëzakonshëm”

  1. tifozi says:

    Te veshesh uniformen e nje ekipi elite si ai i Barcelones eshte privilegj. Rei duhet qe te punoje sa me shume qe te kaloje ne ekipin e pare e te luaje me Mesin, qe me sa shkruhet ne mediat spanjolle, ka folur me superlativa per Manajn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje