Çështja e Teatrit Kombëtar, "Kushtetuesja" hedh poshtë kërkesën për thirrjen e dëshmitarëve

3 Qershor 2021, 13:03Kronika TEMA

Gjykata Kushtetuese nisi sot shqyrtimin e Padisë së Ilir Metës për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Presidenti kërkoi shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës te Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Mësohet se Kushtetuesja vlerëson t’i japë kohë kërkuesit për provat shtesë për t’i paraqitur.

Brenda datës 8 qershor ora 12:00 duhet që të sillen dokumentet e listuara nga kërkuesi, ndërsa la afat datën 10 qershor për shpjegimet shtesë pasi të paraqiten dokumentet e reja.

Nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese nuk ka vlerësuar thirrjen e dëshmitarëve në këtë proces.

Sipas Kushtetueses, secila palë duhet të paraqitet me nga një ekspert që kanë njohuri të posaçme për çështjen. Seanca e radhës u vendos më 15 qershor 2021.

1 komente në “Çështja e Teatrit Kombëtar, “Kushtetuesja” hedh poshtë kërkesën për thirrjen e dëshmitarëve”

  1. Gjyqe te stisura nga maskarada politike ne kundervenje te hapur te qeverrise .
    Vetem ne Shqiperi ndodhin te tilla skandale me FakeKauza qe dalin nga pellitjet e rrugeve !
    Prandaj zgjidhen qeverrit e Botes per te drejtuar Shtetin dhe prandaj eshte qeverria ,qe te punoj e ndryshoj
    permiresoj kushtet e jetes qytetareve dhe ndertoj ate e zhvilloj me tej si kudo ne Bote ,
    jo na dali ca zagare te paguar nga Firma Burektorja e Hajvaneve ,
    dhe kerkojne t’i imponohen shtetit e Diktojne rrugacet ,se cfar duhet ose jo te zbatoje Shteti !!!!!!!!!!!!
    Ku jemi ktu ?
    Dhe Bordellua e vuri per cudi ne rend te dites -lehjet e qenve te rruges kunder Qeverrise lol !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje