Si u ekzekutua në derë të shtëpisë Shkëlzen Velaj, i vëllai u vra në "masakrën e Çoles" 6 vite më parë

3 Qershor 2021, 09:07Kronika TEMA

10 minuta para mesnatës së djeshme, një tjetër atentat i rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës ku mbeti i vrarë një 35-vjecar.

35-vjeçari Shkëlzen Velaj ishte duke u kthyer për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ku ai banon ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë.

Velaj e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për t’u futur në banesë, në katin e 5 të pallatit kur ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij.

Plumbat në drejtim të 35-vjecarit kanë qenë nga një distancë e afërt.  Në trupin e Velaj është lëshuar një karikator automatiku, që i kanë marrë jetën 35-vjeçarit.

Atentati dyshohet të jetë kryer nga 2 apo më shumë persona.

Autorët pas atentatit janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Risili ku kanë braktisur makinën tip BMW pa targa dhe e kanë djegur ndërsa janë larguar në drejtim të paditur.

Shkëlzen Velaj është vëllai i Ardi Velaj, i mbetur i vrarë në masakrën e Çoles, ndodhur në 7 Prill të 2015-ës.

Në atë ngjarje mbetën të vrarë edhe dy persona të tjerë,  Akil Hasanaj dhe Albi Limaj.

1 komente në “Si u ekzekutua në derë të shtëpisë Shkëlzen Velaj, i vëllai u vra në “masakrën e Çoles” 6 vite më parë”

  1. Shkodra Loce says:

    Avash avash Shqiperia do qetesohet. Kriminelet po i hane koken njeri tjetrit.
    Tani kryekrimineli ( pasoje e gjthçkaje),do kaloi keto dite qe i kane mbetur ne qelinè e ftohte, jo me te Gjiri i Lalèzit. Populli nuk e ka then kot: dardha ka bishtin mbrapa..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje