Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj në një intervistë për emisionin, “Opinion” ka folur lidhur me rihapjen e dosjes “21 Janari”.
Imeraj deklaroi se rihapja lidhet me mos gjetjen e autorëve për dy nga viktimat e protestës së 21 janarit 2011.
Kryeprokurorja e Tiranës shtoi se disa persona janë hetuar dhe janë dërguar në gjykim dhe pjesa tjetër e dosjes është pezulluar dhe ju është referuar organeve të policisë.
Pjesë nga intervista:
Fevziu: Përse rihapet 21 Janari, a është kjo një pengmarrje e politikës?
Imeraj: Është një vendim i marr nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për rifillimin e hetimeve. Në rangun e hetimeve të kësaj dosjeje, disa persona janë hetuar dhe janë dërguar në gjykim, ndërsa pjesa tjetër e dosjes është pezulluar dhe ju është referuar organeve të policisë.
Fevziu: Që do të thotë për 2 persona janë gjetur përgjegjësit…
Imeraj: Për dy të tjerë është vendosur pezullimi i hetimeve.
Fevziu: Pezullimi për sa kohë është i vlefshëm, mund të rihapet një çështje edhe pas 50 vitesh?
Imeraj: Një prokuror dhe prokuroria në tërësi, interes parësor kanë gjetjen e autorit. Nga ana e organeve të policisë është bërë një listim i detajuar i veprimeve që mund të kryhen dhe që nuk ka qenë e mundur të bëhen në periudha të caktuara dhe në argumentimin e plotë, prokuroria në rrethana të reja reja ka vendosur rifillimin e hetimeve.
Fevziu: A ka prapavijë politike?
Imeraj: Aboslutisht që jo.
Fevziu: Ka fakte të reja në këtë hetim apo një rihetim I fakteve të dikurshme?
Imeraj: Në asnjë mënyrë nuk ndodh rihetimi i fakteve. Ka një rihetim të filluar për të gjetur autorin ose autorët e një ngjarjeje të tillë.
Fevzi kopjusi i Bruno Vespes gjithe ajo interviste per te ngjallur dyshime se eshte politike,jo ore jo ska pune politika per te zbuluar nje krim
Kjo kamikazja e berishes …patjeter qe e ka futur ne loje
Megjithe respektin per ju e nderuar znj. E Imeraj nuk me le shije te mire ne Opinion te Fevzo. Duket akoma qe falangat e politikes ndikojne tek juve. Nese deri dje kishit frike te zbatonit ligjin me perpikmeri, sot jeni te lire te flisni dhe te veproni lirshem ne zbatim te ligjit kushdo qofte ai apo ajo. Megjithate te shohim, koha verteton gjithcka.
Keta e kane rihapur kete dosje per te gjetur edhe dy autoret e tjere qe ti demshperblejne!Gaze.ari Fevzo shkon deri aty qe pyetk:A ka prapavije politike kjo?Nje pyetje sa idote aq edhe dashakeqe ku sot vetem per etike ky lloj gazetaruci pengmarres i shtypit te pavarur duhet minimalisht ti ishte vene nje gjobe e majme sepse atje qendron thembra e Akilit tek kjo qenie ,pjese e kazanit mediatik!Nese ne monizem thuhej “Feja opium per popullin” sot duhet retushuar e thene “kazani mediatik opium per popullin”me ne krye Fevzot delirante qe mund te thone ç’te duan ne menyre te papergjegjeshme!
E papare as Saliu iu iu iu nuk guxon ta thote qe ka prapavije politike!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Pergjigjia e prokurores ne fakt duhet te ishte :Po pyetja qe bene Ti ka prapavije politike.
Kur pret drejtesine te vije nga plepat
E nderuara Prokurore!Me sa duket keni mungesa te theksuara ne formimin tuaj profesional.Ne se qellimi i juaj eshte gjetja e ekzekutorieve te nje urdheri kriminal dmth se rifillimi i hetimeve per kete ceshtje eshte i destinuar te deshtoje pa filluar akoma.Urdherdhenesit e hapjes se zjarrit mbi protestuesit paqespor jane subjektet e ketij krimi monstruoz ,(qe nuk eshte nje vrasje e thjeshte ) qe duhet te pergjigjen per te gjitha pasojat e urdherit kriminal qe kane dhene.Ata jane te njohur boterisht :Ish Kryeministri Sali Berisha qe ishte ne zyren e tij gjate kesaj masakre shteterore:ish ministri i brendeshem dhe ish komandnti i Gardes.
Nese do te vazhdoni te drejtoni prokurorine e Tiranes ju rekomandoj te rifilloni studimet ne drejtesi per te mesuar kete shkence te bukur por te veshtire dhe parimet e saj themelore.