Profesori i kriminalistikës: 23 vjeçarja nga Delvina ka qenë pjesë e një rituali, ka tentuar të dalë nga rrjeti dhe e vranë

2 Qershor 2021, 10:31Kronika TEMA

Profesori i Profilizimit Kriminalistik Ervin Karamuça, thotë se 23 vjeçarja nga Delvina që ka ndërruar jetë disa ditë më parë dhe që në trup iu gjetën simbole “të çuditshme”, ka qenë pjesë e një rituali fetar që mund të jetë i panjohur në Shqipëri.

“Unë them ky është ritual. E kuqja është gjak. Nuk e di çfarë ekspertize kanë bërë te mjekësia ligjore. Nuk ka literaturë në Shqipëri për këto. Jam i bindur që i është nënshtruar një rituali të fshehtë. Nuk e përcaktojmë dot nëse ka qenë magji e zezë apo e ndonjë rituali që kemi ne këtu”, është shprehur profesori.

Më tej, ai tha se Evgjeni Baxho mund të ketë tentuar të dalë nga “ky rrjet” dhe është “hequr qafe”. “E ndjera do ketë tentuar të dalë nga rrjeti. Grupet janë të njëjta, ideologjitë janë të ndryshme. Kur tenton të dalësh nga grupi ata të heqin qafe”, tha Karamuça në Abc neës.

Ndërkohë, gazetarja Anila Hoxha që publikoi për herë të parë simbolet e mëposhtme, që ishin ën trupin e vajzës, janë shkruar para se ajo të ndërronte jetë. “Shenjat jane shkruar para se vajza të ndërronte jetë. Nuk janë tatuazhe. Janë shkruar para se vajza të ndërronte jetë. Autoritetet nuk njohuri në këtë fushë”, ka thënë Hoxha.

2 komente në “Profesori i kriminalistikës: 23 vjeçarja nga Delvina ka qenë pjesë e një rituali, ka tentuar të dalë nga rrjeti dhe e vranë”

  1. B says:

    Nuk eshte e vertete. Simbolet jane Rune dhe apelojne per prosperitet dhe mbarevajtje ne jete. Vajza ka patur depresion dhe eshte munduar te dale nga gjendja e trishte me njohurite e saj te pakta. Maksimumi mund te kete vizituar ndonje arixhofke moderne. Ndersa Ervini njeh satanistet e Tiranes qe nga shkolla mesme, jane te gjithe te integruar ne jete. Rituale okulistike ne Shqiperi nuk jane bere ndonjehere. por mbase ka pare dokumentarin e ri ne netflix Son of Sam, dhe ben lidhje imagjinare roma per toma. Panik i panevojshem.

  2. Davidi says:

    Karamuça, sot te Kel Demi, kishte lene Mucan ne shtepi dhe kishte marre vetem Kara me vete. Nje mitoman i harruar, qe donte te dilte ne drite, duke u kapur pas disa metodave te Sherbimeve amerikane, qe demek vetem ky i kishte. Te tjeret, qe nuk e mendonin dhe nuk vepronin si ky, ishin te paafte e panjohurì. Kurse ajo gazetarja none, se si none duket, Anila teleshmene e Top Channel, po “investigonte” prej 1 viti, rastin e Gertit, qe kishte shfaqur tendenca te çuditshme, nuk hante me mish te kuq, por “produkte me baze bimore”. I ziu ishte bere vegjetarian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje