Gjykata e Lartë ka shpallur moskompetencë për rihapjen e çështjes “Gërdeci”, ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu duke ja kalur Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar.
Tri jave më parë SPAK i kërkoi gjykatës së lartë të nisë procesin e gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes në lidhje me shpërthimin e municioneve në fabrikën e demontimit.
Vendimi është njoftuar këtë të martë në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë u vu në lëvizje pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për rihapje të hetimeve ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes gjatë shpërthimit të Gërdecit. SPAK thotë se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore për revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu, e pushuar me vendimin nr.6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
Janë ndryshimet kushtetuese të reformës në drejtësi ku thuhet se “deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale ndaj tij, për hetimin apo për gjykimin e tij” që ia mundësuan SPAK rihapjen e hetimeve ndaj zotit Mediu.
Rihapja e hetimit për rolin që ish ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu kishte në tragjedinë e Gërdecit është një hap i parë. Zbardhja e të vërtetës që mbeti e fshehur në tragjedinë e Gërdecit, është jashtëzakonisht e nevojshme për të kthyer besimin e shqiptarëve tek drejtësia.
Ndërkohë pyetja që kanë të gjithë në këtë moment, është, se a do ti shkohet deri në fund rrugës së nisur?
Në tragjedinë e Gërdecit dolën disa emra, një prej të cilëve edhe Shkëlzen Berisha. Ai u përmend gjerësisht si një nga personat e përfshirë në aferën e armëve.
Tragjedia e Gërdecit shkaktoi 26 viktima të pafajshme, mbi 300 të plagosur dhe qindra shtëpi e biznese të shkatërruara nga themelet, si dhe toksinoi tërë zonën përreth por dhe vetë politikën.(TemA)
Atehere gjithe keta gjykates te pezullohen nga puna per paaftesi ne detyre.
Kjo gjykates te zevendesohet me nje gjykates euroantanico tribunale dhe keshtu zgjifhet problemi
KESHTU SKANE PER ME TALL BYTHEN.
Lexoje edhe nje here lajmin. Gjykata e Larte ka shpallur moskompetencen dhe keshtu qe do gjykohet nga Gjykata e Posacme Antikorrupsion e dale nga reforma ne drejtesi, e njejta gjykate qe denoi edhe Llallen. Gabim me titulline hidhur dhene nga gazetari cka jep nje ide te gabuar.
O Xhixhi
Mire e ke ti o vella
Po keta zagaret po tallin topet keq fare.
KAMPION PINPONGU JANE.
Pyetja eshte
A DO JA FUSIN DOT EDHE AMERIKANE E????
Kopetenca eshte e imja, dmth e popullit.
Beni si te mendoni vete thote gjykata… Ashtu beni!
TANI E KENI ME VENDIM GJYKATE.
Merrni me vete c’te mundeni e drejt tek shkatari.