"DASH u bazua te një shkrim i tij", Peza ironizon Llallën: E kuptoni pse duhej reforma në Drejtësi?!

1 Qershor 2021, 15:07Kronika TEMA

Alfred Peza i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i cili tha se DASH e ka krijuar opinion për korrupsion për ta shpallur “Non Grata” në bazë të një portali të drejtuar nga ish-deputeti.

Duke qeshur me këtë deklaratë, Peza me ironi tha se kur punon me përkushtim në media meriton një kompliment të tillë.

“E kupton se çfarë niveli? Dhe ta mendosh që ky zotëria, ka qenë Prokuror i Republikës. E thoni pastaj, se përse ishte e nevojshme që të bëhej refoma në drejtësi?! Deklarata e tj ishte një kompliment për mua dhe njeriu kur punon me përkushtim në media, e meriton edhe një kompliment të tillë”, tha Peza.

5 komente në ““DASH u bazua te një shkrim i tij”, Peza ironizon Llallën: E kuptoni pse duhej reforma në Drejtësi?!”

  1. Tirona says:

    O Peze sekretin na trego si behen 1 milione dollare me pune gazetarie, se gazetare si ty e Zheji nuk i hyne ne pune as dreqit e jo me mediave…

    1. loni says:

      o ti Tirona,1 milionshi i pare nuk tregohet,behu pak i zgjuar edhe ti,per milionat e tjera mos e pyet se ka fakte peza sesi behen se ta meson sekreti i milionshi i pare,keshtu tha silvo bernoskoni dikur,mos me pyetni sesi bera nje milion dollar ne fillimet e mia te karjeres,per te tjerat kam fakte,po thelbi eshte sesi u bene milionat e para,ky eshte sekret qe askush nuk e tregon.

  2. Pensionist pa pension says:

    Ishte turp qe Prokurori ishte nje njeri me intelekt nen mesatar, nje dhelper e gjunjezuar nga Sali Berisha dhe IlirMeta
    Nje Prokurori Pergjithshem, qe e terhiqte per hunde Prokurorja Gashi, nje maestro e Saliut.
    Ajo e kishte hedhur tutje kodin penal, dhe punonte me kodin e mafias, merr parate, e fut ne dhe viktimat e tyre.

    1. amerikani says:

      Kam frike se mos kjo Gashi ka qene me shume maestro e Ilirit se e Saliut…

      1. Sara says:

        e Monikes me sakte….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje