Çajup Selimi u ekzekutua në hyrje të pallatit, flasin fqinjët e biznesmenit: U tronditëm, ishte punëtor

2 Qershor 2021, 09:41Kronika TEMA

Fqinjët e biznesmenit i cili u vra me armë zjarri mbrëmjen e të martës në Tepelenë tha për për Abc News se biznesmeni, Çajup Selimi sipas tyre nuk kishte konflikte.

“Rreth orës 21:00 kemi dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Viktimën e njihnim, ishte djalë shumë i shkathët dhe bënte shumë për qytetin e Tepelenës. Na ka ardhur shumë keq.

Nuk kishte konflikte me njeri dhe ishte punëtor i palodhur. Kjo ngjarje na ka tronditur. Dëgjuam dy krisma dhe u tronditëm jashtë, nuk e kuptuam persë ndodhi sepse ishte djalë shumë i rregullt”, është shprehur një nga fqinjët.

Kujtojmë se biznesmeni u ekzekutua në shkallët e pallatit në momentin kur ka qenë duke u futur në apartamentin ku ai banonte.

Dyshohet se autorët kanë qenë dy dhe pasi kanë qëlluar janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa ende nuk janë identifikuar. Selimi ishte pronar i një dyqani rrobash në Tepelenë.

1 komente në “Çajup Selimi u ekzekutua në hyrje të pallatit, flasin fqinjët e biznesmenit: U tronditëm, ishte punëtor”

  1. Shkullaku Uturaku says:

    Vallahi puntor i madh ka qene. Pakez me mish te bardh eshte marre. Jo kushedi cfare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje