I vodhën 75 mijë euro një 63-vjeçari në Përmet, arrestohet një grua dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj

3 Qershor 2021, 09:59Kronika TEMA

Policia e Përmetit ka arrestuar një 36-vjeçare dhe ka shpallur në kërkim një person tjetër, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur një 63-vjeçari, 75 mijë euro.

Njoftimi i Policisë  

Policia e Përmetit, menjëherë pas marrjes së kallëzimit së Koço Prokos, 63 vjeç, banues në Përmet, i kishin vjedhur shumën 75 000 euro, në banesën e tij në Përmet, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e Ordeta Shahinit, 36 vjeçe, banuese në Përmet dhe shpalljen në kërkim të Paulin Peçin, 28 vjeç, banues në Përmet (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes me dhunë”).

Ordeta Shahini dyshohet se në bashkëpunim me Paulin Peçin, ka vjedhur shumën prej 75 000 euro në banesën e Koço Prokos. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 27 000 euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje