Pas Agron Shehajt, edhe Fatbardh Kadilli takon ambasadoren Yuri Kim (asnjë fjalë pë Berishën)

3 Qershor 2021, 19:30Politika TEMA

Pas Agron Shehajt, edhe Fatbardh Kadilli, kandidati tjetër për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, është takuar me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Lajmi bëhet me dije nga vetë Kadilli.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim të gjatë dhe të frytshëm me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonjën Yuri Kim. Biseda u përqëndrua te zhvillimet politike në PD dhe në vend.

Jam i lumtur që shpreha në takimin me të dërguarën e vendit më demokratik në botë, dhe aleatit strategjik të Shqipërisë, një zë të protestës kundër mënyrës si shkojnë gjërat në Shqipëri por edhe në partinë time, siç edhe shpalosa Manifestin Politik, jo vetëm për demokratët, por edhe shoqërinë.

Me zonjën Kim ndamë mendimin se Partia Demokratike është aset i pazëvendësueshëm dhe se, në fillesat e saj është dora e pamohueshme amerikane.

Gjithashtu në takim nënvizuam faktin e pamohueshëm se Uashingtoni dhe Shqipëria, nën udhëheqjen e PD kanë punuar bashkë dhe bërë shumë gjëra të mira.

Për gjërat e mira, për të ardhmen, por edhe ruajtjen e traditës dhe mësimeve të saj, ishte biseda sot.

Si kandidat për kryetar i PD dhe si demokrat nuk mund të mos i shpreh mirënjohjen ambasdores Kim dhe vendit të saj te i cili shohim jo vetëm partneritetin dhe miqësinë, por edhe misionin e përbashkët për një botë më të mirë dhe të ardhme më të sigurt.

Zoti e bekoftë Shqipërinë! God bless United State of America”, shkruan ai.

6 komente në “Pas Agron Shehajt, edhe Fatbardh Kadilli takon ambasadoren Yuri Kim (asnjë fjalë pë Berishën)”

  1. Kadilli esht dhelper says:

    Ne fillesat e PD ishte dora e Ramizit. Amerika mbeshteti qorazi. Ketu merite pati edhe elezi i Zerit te Amerikes qe esht krahu i berishes.

  2. Pilo Lala says:

    Lajm i mire per PD.
    PD duhet te zgjedhi, ose Berishen e Bashen, ose Ameriken.
    Amerika eshte Agron Shehaj dhe Kadilli.

  3. Re says:

    Kimi i theret një e nga një. Ajo teston kush nga këta shan Rrupallën, nëse asnjë nuk thonë gjë për te atehere asnjë nga këta nuk ja mbushin mendjen për kryetar….

  4. USA says:

    Ca thu o Kandil,”Zoti e bekofte Ameriken”,harrove ti qe USA e ka shpall non grata Saliun,zotnia juaj e quajti kriminelin e Vicidolit institucion per pd, na e sqaro pak, nuk mund te jesh dhe me USA dhe me Saliun, ndaje kete pune o Kandil.

  5. FAKTI says:

    Po Grida ke do zgjedhe?!

    1. Arber says:

      Salianjin, pra!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje