Rama takim me shefin e prodhimit të vaksinave në Turqi: Projekt për ndërtimin e fabrikës së vaksinave në Shqipëri

3 Qershor 2021, 16:29Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi është takuar me Canturk Alagöz, personalitet i shkencës dhe biznesit turk.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tregon se ka diskutuar mbi një projekt për ndërtimin e fabrikës së vaksinave në Shqipëri.

“I nderuar nga mikpritja e këtij zotërie mbresëlënës, Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin pasi e falenderova me mirënjohje për ndihmën jetike, diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike… Të shohim“, shkruan Rama. (TemA)

1 komente në “Rama takim me shefin e prodhimit të vaksinave në Turqi: Projekt për ndërtimin e fabrikës së vaksinave në Shqipëri”

  1. Shtrigu serb i Vicidolit says:

    Perpara z. ama ! Je ne rrugen e duhur . Populli pret gjithenje e me shume prej teje , per te fituar kohen e humbur .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje