"Lamtumirë usta", Rama fjalë prekëse për Pirro Manin: Pa të, kultura dhe arti do ishin shumë më të varfër

3 Qershor 2021, 15:24Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit të madh Pirro Mani.

“Lamtumirë usta!

Pirro Mani ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore. Pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër.

U prehtë në paqe dhe ngushëllime familjes”, shkruan kryeministri Rama.

Regjisori i madh Pirro Manu u nda nga jeta ditën e sotme në Amerikë në moshën 89 vjeçare.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje