BE përgënjeshtron Adriatik Llallën: Vlahutin nuk i ka kërkuar kurrë atij arrestimin e Sali Berishës

3 Qershor 2021, 10:50Politika TEMA

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Ana Pisonero ka mohuar në emër të unionit pretendimet e ngritura nga ish-kryeprokurori shqiptr Adriatik Llalla, se ish-ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin i ka kërkuar arrestimin e Sali Berishës në kohën që ushtronte detyrën.

Në një komunikim me email, Pisonero ka thënë për portalin Dosja.al, se deklararat e Llallës nuk janë të vërteta dhe se për BE, është thelbësore pavarësia e gjyqësorit.

“BE hedh poshtë kategorikisht pretendimet e ish-prokurorit i Përgjithshëm Llalla në lidhje me vërejtjet e pretenduara nga ish-ambasadorja e BE në Shqipëri.

BE përsërit rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit si një parim themelor i sundimit të ligjit”, thuhet në përgjigjien e saj.

Tri netë më parë, në një intervistë për televizionin e familjes Berisha, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla hodhi akuza në drejtim të ndërkombëtare për ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin shqiptar të drejtësisë.

Llalla, tashmë një i dënuar dhe i larguar nga sistemi, tha se ish-ambasadorja Romana Vlahutin madje i ka kërkuar arrestimin e Berishës, si një hap kyç për integrimin e Shqipërisë në BE.

6 komente në “BE përgënjeshtron Adriatik Llallën: Vlahutin nuk i ka kërkuar kurrë atij arrestimin e Sali Berishës”

  1. Sali kerma says:

    Katunari nuk ka menyre tjeter percese te beje biseda personale dhe per persona.
    S’e kupton institucionin. As vete nuk e di qe ka qene institucioni i kryeprokurorit dhe jo Tik Llalla prej Gramshi.

  2. Sqepari says:

    Cdo zhvillim i tipit Cim peka,me keta trapat qe moren peng prokurorine, e zhyt edhe me ne moot Sali Berishen.

  3. Taulant says:

    Sali Ram Berisha, PD, Tik Llalla, Qim Peka, Qim Mehmeti: ç;lind prej maces, do gjuaj minj.

  4. k says:

    Mos i jepni asnjë rëndësi një fshatari injorant dhe hajdut të korruptuar,
    vegël qorre e mafjes dhe korrupsionit që është i dënuar dhe vazhdon ti mbrojë.
    Injoranti fshatar,nuk e ka kuptuar se muzika ka ndryshuar.

  5. ilir says:

    Mundet qeLLalla te jete i korruptuar si cdo njeri ne pushtet ne Shqiperi, por qe kjo kurva kokekuqe eshte hajdute dhe ja ka kerkuar arrestimin e Berishes, kete eshte maskarallek ta mohoni se ai e ka deklaruar atehere direkt. Berisha u nxeh dhe kurva mblodhi kembet per disa muaj.

  6. Shaqo says:

    Nuk besoj kurre qe vendet demokratike perindimore te kerkojne nje gje te tille. Pyetje se a po e ben detyren e vete prekuroria, po, gje e cila eshte dhe kusht per perparimin e Shqiperise ne BE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje