Ok, Berisha është i pastër dhe pro-amerikan i flaktë: Po Zenin, Argitën dhe Lirinë do i përmendë kush?

3 Qershor 2021, 12:26Politika TEMA

Ata që po mbrojnë Sali Berishën pasi u shpall “non grata” nga SHBA, për përfshirje në korrupsion dhe minim të demokracisë shqiptare, përqendrohen kryesisht në dy argumente.

Së pari, se Sali Berisha është njeri i ndershëm dhe nuk është përfshirë personalisht në asnjë aferë korruptive.

Së dyti, se ai është njeriu më pro-amerikan dhe pro-perëndimor në Shqipëri, dhe madje është lavdëruar disa herë nga vetë SHBA.

Këtë gjë e theksonte sot edhe Tritan Shehu në një intervistë, ku shprehej se SHBA mund ta korrigjojë vendimin, pasi Berisha është njeriu më pro-amerikan në vend, a thua se SHBA e ka shpallur atë “non grata” se është anti-amerikan.

Nëse SHBA do të ndiqte këtë standart, do të shpallte “non grata” në Shqipëri fjala vjen Fatos Lubonjën, që s’lë rast pa sulmuar Amerikën dhe politikën e saj.

Po Lubonja, përveç marrëzive që thotë, nuk është as i korruptuar dhe as minues i demokracisë shqiptare (edhe pse bën thirrje për revolucione).

Por, le ta marrim të mirëqenë se Sali Berisha është i pakorruptuar dhe pro-amerikan.

Problemi është se gjithë mbrojtësit e Berishës janë përqëndruar vetëm tek ai dhe “harrojnë” se SHBA ka shpallur “non grata” edhe gruan e tij, Liri Berisha, djalin, Shkëlzen Berisha dhe vajzën, Argita Malltezi.

Bëjnë sikur i harrojnë në fakt dhe përqendrohen vetëm tek Berisha, për të thënë se kjo është një goditje politike ndaj tij, jo se ai është realisht i korruptuar.

Dhe normalisht nuk i përmendin gruan dhe fëmijët e tij, pas realisht ata janë ata që e kanë “marrë më qafë” Berishën.

Se vërtet Berisha nuk mund të ketë marrë para vetë, por bënte ligje që të favorizonte të birin për të ngritur fabrikën e vdekjes në Gërdec.

Dhe pasi ndodhi gjëma, u mor peng nga Fatmir Mediu dhe e ka mbrojtur gjithë jetën për të mos shkuar në burg.

Vërtet Berisha mund të mos ketë prekur para me dorë vetë dhe të jetojë në një apartament modest siç thotë, por e bija iu bënte presion biznesmenëve, duke iu kërkuar miliona euro për firmën e të atit.

Dhe sot, Berisha i kalon fundjavat në një vilë luksoze në Lalëz, që thotë se e ka e bija, pikërisht falë firmave që lëshonte për njerëzit që i dërgonte Argita në zyrë.

Për të mos përmendur pastaj të shoqen, Lirinë, që shfrytëzonte fëmijët me probleme, për të mbledhur para nga biznesmenë që bënin kërdinë vetëm se dilnin në foto me të, kuptohet kundrejt pagesave që i bënin, si fjala vjen Rezart Taçi.

Pra kur mbroni Berishën, duhet kujtoheni se pas vetes ai ka edhe gruan, të birin dhe vajzën, të cilët, ndryshe nga ai, nuk i fshehin dot pasuritë që kanë bërë falë korrupsionit shtetëror.

Se kanë vila, biznese, televizione, portale etj, edhe pse zyrtarisht i biri i Berishës nuk ka punuar ndonjëherë në jetë, e bija ka qenë thjesht pedagoge, ndërsa e shoqja mjeke.

Profesione që nuk i justifikojnë dot gjithë ato pasuri dhe jetë luksi që bëjnë.

Ndaj mos i bën budallenj njerëzit, duke iu thënë se s’ka njeri më të pastër dhe më pro-amerikan se Berisha, se dhe vetë fanatikët e Berishës vështirë se e besojnë këtë gjë.

Berisha dhe familja e tij janë të korruptuar deri në fyt dhe provat janë prej vitesh sheshit, pasi as janë kujdesur t’i fshehin.

Ndërsa këtë përrallën e pro-amerikanit, bëni mirë ta ndryshoni, pasi Berisha është politikani i vetëm në Shqipëri, që është përplasur me çdo ambasador amerikan në Shqipëri, që prej manipulimit të zgjedhjeve më 1996.

Dhe nuk ka qenë përplasje personale, siç janë munduar ta shesin shumë herë, por përplasje me politikat amerikane, pasi ambasadorët përfaqësojnë SHBA-në këtu, jo veten e tyre.

Fakti që u shpall “non grata”, e tregon më së miri këtë gjë.

(TemA)

20 komente në “Ok, Berisha është i pastër dhe pro-amerikan i flaktë: Po Zenin, Argitën dhe Lirinë do i përmendë kush?”

  1. Katundari digital says:

    Kjo eshte e bukur.Kujt duhet ti mbushet mendja se Berisha eshte qelibar i paster.Se Amerikaneve u eshte mbushur mendja per te kunderten .Ketu ka mare fund. Ndersa shqiptaret e dine prej 30 vitesh kush eshte Berisha. Ndoshta Servilet e Berishes duan ti mbushin mendjen vetes per te kunderten e asaj qe te gjithe e dime.

  2. xhoxhi says:

    Njeriu më iqelbur në Shqipëri është Sali Berisha.Njeriu që i vuri kazmën vëndit,e dogji,e shiti për skrap vetëm e vetëm për të qënë i pari.Është turp i madh kur edhe pas 30 vjetësh ky njeri ka kurajon dhe del e thotë se ma dhjenë dinjitetin amerikanët.Jo vetëm kaq po gjen kurajon të kërkojë edhe pafajësinë.Amerikanët e vunë në kry të shtetit.E lanë një jetë të kuptonte se ishte në drejtim të gabuar dhe të korigjohej por ai keq e më keq futi edhe familjen e tij duke vjedhur popullin kudo e çdo gjë.Pra familja e tij vodhi me lejën e Berishës dhe sot duhet të jenë para drejtësisë të gjithë dhe kryesore është çdo gjë që kanë vjedhur ti kthehet popullit.Po ata që e mbrojnë?Këta janë ata që kanë bashkpunuar për të vjedhur sepse kot nuk e mbrojnë.Edhe këta që i rinë rrotull sot kur Amerika e quan “non grata” edhe ta duhet të kalojnë në vrimën e gjilpërës.

  3. Shikoini surratin dhe percaktoni rezultatin se ku do perfundojne ,
    kty kaafshe te urryera .
    Ne Gijotine apo me mbytje ne hale? Nji Familje egersirash shpelle ,qe kan 1000-vrasje ,perdhunime ,
    Miljarda deme shkaktuar Shtetit Shqiptare dhe jetes se shqiptareve ne kto 30 -vjesh Shtazeri Shpellaresh
    ne jeten e shqiptareve .
    Me ja hudh derrave serbe si ushqim do ishte denimi i duhur .

  4. Albani says:

    Ju jeni ditezinj që përmendni Liri Berishën me emër si person non-grata. Mirë DASH që ka vepruar politikisht se ashtu e kanë informuar ata që kanë interesa politike dhe as nuk i njeh fare personat në fjalë , por për ju që jeni në Shqipëri është turp që përmendni emrin e saj si të korruptuar se e di gjithë Shqipëria se çfarë gruaje është Liri Berisha e nqs do ekzistonte çmimi Nobel në Shqipëri do ishte nga gratë e para që do e merrte. Por ju jeni ditezinj se thoni që këtë e ka thënë DASH që ka informacione të besueshme e jo ju. DASH me këtë vendim vetëm sa ka ulur reputacionin e USA në sytë jo vetëm të demokratëve por edhe socialistëve që e njohin Liri Berishën . Turp e faqe e zezë për ata por më tepër për ju.

    1. Andi says:

      Bla bla bla. Bla bla. Fiq fiq. Fluq fluq.
      Ik ore hajvan, me fal desha te thosha Alban, haj byrekun se tu ftof. Pa e dim mire ne se kush eshte familja berisha. Tashi e di dhe amerika.

    2. Arber says:

      Ajo gruja që zhvaste biznesmenët gjoja per femijet autikë? Që ia merrte milionat biznesqenit Rezart Taçi, e i thoshte Berishes t’ia jepte nga taksat tona?
      Kjo dhe i shoqi duhen trajtuar si Elena e N. Çaushesku, po te behet ndonjehere drejtesi.
      Ti ose je gomar, ose te kane hedhur trute e gomarit, ose je maskara qe i merr shqiptaret per budallenj.
      Gjeje veten ne keto te tria e na trego!

  5. Sufllaqe per te gjithe, jo vetem per Meron. says:

    Zenin nuk e permendin se ben pazare me Olsi Ramen. Sa te jete Rama, keta keshtu do livadhisin. Asnjeri nuk e sheh burgun. Lerini gam gamet me persona non grata.

  6. Mete Duraj, Sinanaj-Lopes-Tepelene says:

    Frutat tregojne gjethet dhe deget, keto tregojne trungun dhe te tera bashke tregojne rrenjet. E tere kurora e saj tregon balten ku jane ngulur rrenjet. Ne kete llogjike te shohim Berishen dhe dalin te gjitha ne shesh. Balta e rrenjeve te tij jane Serbia (UDB) nga fara qe e ka zene dhe nga gruaja qe i dhane. (Taktike e politikes pansllave te Rusise ( KGB) dhe ideollogjise ortodokse ( bizantine) te saj, e cila eshte ne pushtet ( defakto ajo e drejton Rusine dhe sllavizmin me teorine e “ Romes se dyte ( Moska). Serbia eshte perivoli i saj, shprehje konkrete e pansllavizmit ortodoks rus. Kultivimi i ketij perivoli eshte i hershem, qe 2000 vjet. Shume shqiptare ka ushqyer ai perivol, te permendim te te fundit: Toptanet, Zogollianet, Enverhixhianet, Ramizalianet, Berishianet si kapobanda dhe me radhe rreth e rreth tyre ndihmesit. Restoranti i kesaj politike ( taktike) ishte be Paris, prandaj fillimi dhe fundi i ketyre agjenteve delirante antishqiptare eshte Franca. Berisha mban titullin DOKTOR , ne cilin specialitet, nga cili universities, nga kush akademik u udhehoq, cilat jane veprat e tij qe paraqiti para komisinit te vleresimit per titullin doktor, ne cilet periodike profesionale jane botuar veprat e tij me emrin e tij, ku e ka diplomen me fotografine e tij me titullin doktor, cfar artikuj shkencore, leksione, etj. te kesaj natyre ka botuar gjate kohes si mjek, etj, etj, te cilat Berisha duhet ti beje publike, qe te bindet drejtesia shqiptare se ky eshte i vertete, ne te kundert qe te gjitha sa thote e reklamon, jane fallco dhe DOKTOR eshte pseudonimi i tij qe ka marre ne France kur ka nenshkruar deklaraten e bashkepunimit me sllavizmin. Nga ketej, nga kjo balte eshte zene e ushqyer ky fare superagjenti me prespektive te madhe. Keto qe vuajten shqiptaret qe mbas shkeputjes nga perandoria osmane, jane peme te ketij perivoli me keto fruta qe shqiptaret kane vjele per nje shekull te tere. Nejse, here tjeter me shume. Berisha e ka koken ne France, ashtu si Esati…….

  7. AB says:

    Berisha është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera që janë shumë më të tmerrëshme se sa korrupcioni

  8. Zoi says:

    Po’ Fasllici?????

  9. Gino says:

    America ka vetem nje “non grata”,per terrorrizem dhe spiunazh,,,,,ndersa fjalet korrupsion,ose perdor fonde publike,Jane gjuhe dipllomacije

  10. Llazi , shoku i Hajros says:

    Argita Malltezi Berisha eshte pedagoge ne fakultetin juridik te UT.
    Do vazhdoje te jape mesim juristve te rinj qe do mesojne se si nje buce dhe nje hajdute e certifikuar mund te jete e pandeshkuar nga ligji

    1. Vishja plot says:

      How to get away with a murder hahaha, e bukur Llazi shoku i Hajros

  11. Luli says:

    @Albani
    Liria eshte pjese e familjes se kkorruptuar dhe mafioze Berisha. Te eshte shpjeguar si me siper qe Liria me shoqaten mafioze per femije qe kishte mblidhte para nga mafiozet Taci me shoke. Pse se pyet Lirine ku e ka sot shoqaten?

  12. DinPak says:

    Per tu habitur, eshte vetem nje gje: pse DASH ka lene jashte listes se zeze se Sali Berishes, dhendrin e tij, Arber Maltezi!! Ketu duhet te perqendrohen gjithe diskutimet dhe analizat qe behen sot ne Shqiperi per Dali Berishes. Gjithecka tjeter eshte shume e qarte ne deklaraten e DASH.

  13. Mos na thoni,qe di te kendoj himnin amerikan says:

    Seriozisht e keni qe mbani SB te pakorruptuar Ai eshte personifikim i nje njeriu me vese me negative,qe mund te kete dhe qe ka shkaktuar ketij vendi nje dem te pallogaritshem.Sigurisht ata qe kane perfituat do ta mbrojne Ai beri ate qe Drejtesia u be qesharake me vendimet,qe merte edhe pse ekspertiza te huaja te paanshme vertetonin te kunderten.Krijoi nje shtet,ku e drejta civile ishte e lidhur me rushfet,me keq se koha e Enverit.Amerika nuk impresionohet nga “dashuria”qe shpreh me fjale per USA,se keto manovra i njohin(kemi dhe Presidentin qe te mallengjen me deklarate pro ).Ketu behet fjale per nje sherbim te pacmuar ndaj popullit shqiptareve mare peng nga keta mostra.

  14. emigranti says:

    ne shqiperi nuk ka drejtesi, gjykata dhe prokurori po une nuk ja fal hapjen e depove te armeve ,djegien e fabrikave, firmat piramidale, shitjen e detit e shume e shume te tjera. PO demokratet si tritan shehu dhe te tjere e kritikojne ameriken sepse jane bashkepunetor dhe kane mare pjesen e tyre. KETA duhen denuar per vjedhje dhe krimet e shumta qe kane bere

  15. Pilo Lala says:

    Kur flitet per Liri Berishen, fjala eshte per fisin e saj, vellane e saj qe ndertoi ne bllok, per mbesat e saj Hana, qe ishte Drejtoresha e Barnave, dhe diskutohej qe ne ate kohe si njeriu me i pasur ne Shqiperi.

  16. Vishja plot says:

    Nje fjale per ata qe akoma e shikojne Sali Berishen si leader apo ai qe pruri demokracine
    Duke respektuar fjalen dhe mendimin tuaj te kundert, une nuk dua te perqendrohem tek korrupsioni i tij dhe familjes se tij. Le te merret drejtesia. Une thjesht dhe me dy fjale dua te shpreh eksperiencen e jetes time personale ne Shqiperi nga viti 1992 kur ai mori apo ja dhane pushtetin deri ne vitin 2000, kur une a largova. Anarki ne vend te demokracise, piramidat ne vend te ekonomise, pushtet i korrptuar dhe shtet i shkaterruar ne 1997 ne vend te shtetit te se drejtes dhe grusht shteti ne 1998 ne vend te luftes politike parimore. 3000 apo 4000 te vrare ne 1997 ne vend te sigurise se jetes. ‘Babai i Kombit’ ne ate ka qene Sali Berisha. Vetem per paaftesi totale te nje ‘burri shteti’ qe shkaktoi mijra te vdekur dhe nje ekonomi te shkaterruar, ai duhet ti lihet vendi i turpit ne histori.

  17. selim rroshi says:

    O te gjithe o hic. Askush ne kte gazete sgjen fajtor per republiken e droges dhe te krimit. As per regjimin tip eskobar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje