Gazeta e Nikollë Lesit: Kjo opozitë pa shtyllë kurrizore s'ka këllqe të matet me Ramën, më kot e gënjejnë popullin dhe i karrikojnë për revolucione se s'besohen më

3 Qershor 2021, 12:15Politika TEMA

Duket se analiza e opozitës për humbjen është zhvendosur në gazetën e Nikollë Lesit, duke qenë se ata ende mendojnë se kanë fituar garën elektorale.

Në një shkrim editorial, thuhet se opozita nuk ka forcë për t’u përballur me kundërshtarin politik.

Ndërkohë, apelohet për t’u treguar të sinqertë përballë elektoratit i cili duhet të mësohet me disfatën zgjedhore. 

Shkrimi i plotë:

Opozita e sotme ndodhet në udhëkryq. Bërtasin se ua vodhi zgjedhjet Edi Rama, por KAS dhe Kolegji Zgjedhor ua rrëzuan kërkesat PD dhe LSI.

Ndërkohë njerëzit e pakënaqur me këtë qeveri dëshironin humbjen e kryeministrit dhe të PS-së. Edi Rama përdori çdo mjet t’ua merrte zgjedhjet dhe ua mori. E padrejtë se si veproi Rilindja ndaj opozitës, por kur liderët e PD dhe LSI karikonin votuesit mbarë vendit se “kemi marrë masat se nuk do të lejojmë asnjë votë të vidhet” apo se  “do pritej çdo dorë që futet në kuti për të deformuar vullnetin e popullit”, nuk i dolën zot fjalës së tyre.

Ndërkohë opozita ishte në ajër para zgjedhjeve dhe shikonin endërra si në filma se do marrim kaq e aq deputetë, thua se do kishin mbi 90 mandate deputeti. Nga ana tjetër Rilindja si një makineri gllaberuese dhe e rrezikshme thithte çdo votë me format e saja të bëra publike që në Dibër dhe Durrës.

PD dhe LSI nuk bënë gjënë më të rëndësishme përballë lukunisë së Rilindjes, para zgjedhjeve; Krijimin e një koalicioni, pra një listë. Nuk kishte rëndësi sa deputetë të sigurtë merrte LSI apo PD, PR apo PAA, etj. Rëndësi kishte përbashkimi, krijimi i një besimi popullor se këta do jenë ndryshe dhe janë të bashkuar. Opozita nuk arriti të krijojë frymën e një Referendumi, siç kërkoi Presidenti, pasi vetëm 47 % dolën e në votime. Nëse do bindej populli do dilte mbi 70 % dhe pushteti ishte rrëzuar. Por nuk doli aq sa gënjeu opozita, e cila përbetohej se do bënte namin nëse prekej vota.

Vota u ble në shumë qarqe, por opozita e sotme nuk ka këllqe të përballet me regjimin; ajo zihet mes vetes se kush e kishte fajin, Basha apo Kryemadhi dhe nga ana tjetër PS-ja do jetë në pushtet deri në vitin 2025. Më kot e gënjejnë popullin se do ta detyrojnë Ramën për zgjedhje të parakohshme.

Përballë një regjimi, siç deklarojnë liderët e opozitës, shtrohet pyetja publike: A mos ka ardhur koha për krijimin e një opozite të re, larg kësaj tradicionale? A na bind kjo opozitë se do të fitojë përballë Edi Ramës? A mund të besohet më, kur na karikuan para 25 prillit se do bëjnë namin dhe asnjë votë nuk tjetërsohet?

Për dreq, kjo opozitë është pa shtyllë kurrizore. Dhe kështu i intereson Rilindjes.

5 komente në “Gazeta e Nikollë Lesit: Kjo opozitë pa shtyllë kurrizore s’ka këllqe të matet me Ramën, më kot e gënjejnë popullin dhe i karrikojnë për revolucione se s’besohen më”

  1. Hotel rogner 97 says:

    Nje nga ata pa shtylle kurrizore je dhe ti o nkolle lehsi! Se i pafytyre po e po.

    1. Ana says:

      Sigurisht dhe ky pa shtylle kurizore eshte, sahan lepires i Metes dhe i te gjithe atyre qe i premtojne ndonje kocke.

  2. Koalicioni i bandve says:

    Termi ” Opozite e bashkuar” eshte demode dhe nuk vlen me. Ne se nje parti e quajtur e majte si LSI bashkohet me nje te Djathte sic pretendon PD te jete, atehere egzistenca e nje prej tyre eshte e kote, sic dhe doli nga votimi. Ne rast kolaicioni, kemi jo koalicion partish me programe politike te ndrysheme (qe nuk eshte e mundur) por koalicion bandash: Banda Basha dhe banda Meta bien dakord te ndajne torten e pushtetit ne rast fitoreje, por kjo nuk ka asnje fare vlere per elektoratin.

  3. dulle na iku ! says:

    Nikoooooll !
    Goja llap po dora dap…..
    rri rrehat se do hash ndonje dru

  4. Termat qe perdorin kta fisi muzllumon ,nji nder me te ndyret ne Bote ,(si revolucion etj ose e flasin ne emer te Shqiptareve ,eshte pjes e Mentalitetit prej Tinzari anadolli ,prej gjaprinjesh helmues )
    shprehje e terma ,
    qe kur i degjon te dalin nga goja Funderinave islamike si kta ,qe nuk len te huaj pa u shkerdhyer ,tradheti e krim pa bere
    kunder ktij vendi ,
    duken jo vetem qesharake por edhe teper te Peshtire si qenie njerezore , sikur ironizojne vetvehten si palaco te njerezimit ,
    duke tentuat ti perdorin si Maska surratit nderkohe qe pas kane bythen zbuluar ne cdo raste .
    Eshte koha kur shqiptaret ti tregojne vendin ksaj rrace te qelbur qe po shkaterron Shqiperine ne shekuj ,me pafytyresine qe i karakterizon.
    Shoqeria shqiptare duhet te ndahet Sot njiher e pergjithmone nga kjo rrace e qelbur e kanceroze ,e jetoj jeten ne kte vend te mrekullueshem
    si njerez e qytetare te denje .Boll me me marrezite e se kaluares .
    lereni jeten e shqiptareve ta jetojne si gjithe bota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje