Rama publikon detaje nga takimet në Ankara: Do ndërtojmë fabrikë vaksinash në Tiranë dhe një qendër të teknologjisë së lartë

3 Qershor 2021, 18:34Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar agjendën e ditës së enjte zhvilluar në Turqi, duke theksuar se ishte një ditë bashkëbisedimesh me sipërmarrjet e ekslencës turke.

Përmes një mesazhi të shkurtër, Rama shkruan se është biseduar për ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik, etj.

Njoftimi i plotë:

Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:

* Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik

* Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë

* Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma

* Programin e Mandatit të Tretë për infrastrukturën kombëtare

4 komente në “Rama publikon detaje nga takimet në Ankara: Do ndërtojmë fabrikë vaksinash në Tiranë dhe një qendër të teknologjisë së lartë”

  1. Rrespekt nji KM me nji Vizion te qarte per vendin e vet .
    Duhet te shpejtojme e kapim kohen e humbur .
    Me kto Teknollogji ndoshta nuk do konkurojme Ameriken apo Europen por do jemi te pakten nji hape pran
    tyre ,nderkohe qe me fqinjet tane po .
    Nji zgjidhje e Diplomaci mjaft e zgjuar e KM Rama ne castin kut BE-ja na la Varur ne tel qe ne te ngelmnim ne mes te rruges
    ose pranonim cdo kushte te vendoasur nga Politikat skllaveruese te BE-se .
    Come On Bosso

  2. Ladi says:

    Mos u merr me kermat – vazhdo perpara qe edhe ky vend i vuajtur te kete shprese dhe te ardhme…

  3. Arben allahu akber says:

    Ik mor idiot merresh me turqine qe njifet vetem per hasude teknologjia dhe shkenca turke i njef vetem ti mjaft se na bone me qesh ke vjet rruge vjedhje me Ato

  4. Cuko says:

    Korona virusi tjeter del nga laboratori i parkut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje